• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi RAJONI

Skandali/Si po i lë Vuçiç shqiptarët e Sanxhakut të vdesin nga Covid-19

17:07 : 08/07/2020
në RAJONI
SAMSUNG DIGIMAX A503

SAMSUNG DIGIMAX A503

Nga “European Western Balkans“

E quajnë Wuhani i ri i Europës. Prej më shumë se një muaji, qytetarët e Novi Pazarit kanë ngritur alarmin se situata e krijuar nga Covid-19 në Sanxhak po del jashtë kontrollit. Në ato pak media që u drejtojnë mikrofonin, boshnjakët, shqiptarët dhe turqit që jetojnë në Novi Pazar thonë se po lihen të vdesin nga shteti serb dhe se kapacitetet e institucioneve shëndetësore janë tejkaluar prej javësh. Pothuajse të gjithë kanë së dyshime se numri i vdekjeve nga koronavirusi në këto komuna është shumë mi e lartë ai që tregojnë statistikat zyrtare.

Pas publikimit të disa videove nga Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar në mediat sociale, të cilat tregonin pacientë të shtrirë në korridoret pasi shtretërit e spitalit ishin mbushur tashmë, në media shpërthyen edhe pretendimet se dhjetëra familje të tëra humbën jetën nga Covid-19. Sikur të mos mjaftonte kjo, portali i sponsorizuar nga BE, “European Western Balkans” shkruan sot se qeveria serbe ka porositur blerjen urgjente të qindra arkivoleve prej kallaji në Novi Pazar, duke ngritur shqetësimin se epidemia në Sanxhak ka marrë ritme të frikshme.

Kryeministrja serbe Ana Brnabić dhe Ministri i Shëndetësisë Zlatibor Lonçar vizituan Novi Pazarin me 30 qershor, ku u pritën nga një grup i qytetarëve të pakënaqur që i bërtisnin “të keni turp “, “hajdutë” dhe “largohuni”. Përkundër kësaj, Kryeministrja dhe Ministri iu drejtuan qytetarëve të mbledhur para Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar në prani të drejtorit të spitalit, Meho Mahmutoviç, i cili u shtrua në spital një ditë pas kësaj vizite për shkak të Covid-19.

“Ju keni dëgjuar se po mbahen nga 30 funerale në ditë dhe se respiratorët nuk po funksionojnë. Të gjitha këto janë tregues se sa shpejt po përhapen lajmet e rreme dhe dezinformimi, “tha Brnabiç para qytetarëve të mbledhur.

Lexo edhe:

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

Sidoqoftë, portali serb “Nova.rs” thekson se qytetarët e pakënaqur të Novi Pazarit konfirmuan për gazetarët se lajmërimet e vdekjeve u hoqën natën para ardhjes së zyrtarëve nga Beogradi. Ky portal raporton se vetëm atë ditë, me 29 qershor, kishte rreth 30 funeralë, dhe se qytetarët tregojnë se të paktën 100 njerëz vdiqën në një periudhë prej shtatë ditësh.

“Merçenarët e regjimit e i hoqën lajmërimet, për të treguar se gjithçka është në rregull, se gjithçka lulëzon. Por njerëzit po vdesin. Njëqind njerëz vdiqën, mund tua garantoj, në një periudhë prej shtatë ditësh” thotë Aladin Paučinaç për “Nova.rs”.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?”

Serbia është vendi i parë që zhvilloi zgjedhjet në mes të pandemisë së koronavirusit. Dyshimet për manipulimin e statistikave zyrtare përpara zgjedhjeve të 21 qershorit u konfirmuan nga Rrjeti Ballkanik i Raportimit Hetimor (BIRN) një ditë pas zgjedhjeve duke publikuar një artikull që përmbante të dhëna nga sistemi zyrtar i informacionit shtetëror, sipas të cilit numri i vdekjeve dhe infeksioneve në Serbia nga koronavirus është shumë herë më e lartë se sa është shpallur publikisht.

Novi Pazar

BIRN gjithashtu shkruante se numri i personave të infektuar rishtas në javën që u mbajtën zgjedhjet parlamentare dhe lokale ishte disa herë më i lartë se sa ishte paralajmëruar, gjë që ka çuar në supozime se numrat janë fshehur në mënyrë që sa më shumë njerëz të merrin pjesë në zgjedhje.

“A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë?” Kjo ishte pyetja e parë që qytetarët e Novi Pazarit i bënë kryeministres dhe ministrit. E para që foli ishte Senada Jašareviç, nëna e së cilës ndërroi jetë një natë para ardhjes së politikanëve, ndërsa në spital nuk ka vend për babanë e saj, i cili është në gjendje të rëndë.

“Unë duhet të them se është gjithçka gënjeshtër. Është gënjeshtër që kemi oksigjen, që kemi punonjës shëndetësie, që kemi kushte. Ne nuk kemi asgjë, njerëz! Ka një kolaps të përgjithshëm të sistemit shëndetësor. Nuk na duhen deklarata, zgjedhjet kanë mbaruar. A ishin zgjedhjet më të rëndësishme se jeta jonë? Se nënat, vëllezërit tanë? ”, i tha Jašareviç kryeministres.

Ajo shtoi se është e vërtetë që nuk ka asgjë në Novi Pazar, sepse nëna e saj vdiqa për shkak të mungesës së oksigjenit.

Duke folur në Radio Televizionin e Serbisë më 2 korrik, Presidenti serb Aleksandër Vuçiç tha se Spitali i Përgjithshëm në Novi Pazar ishte “më i miri i Serbisë”, duke iu përgjigjur pretendimeve se spitali nuk kishte më oksigjen dhe as respiratorë. “Sidoqoftë, nuk ka mjaft mjekë, infermierë dhe pajisje”, thonë punëtorët e Spitalit të Përgjithshëm në Novi Pazar për “Nova.rs.

Novi Pazar

“Ne jemi të dekurajuar dhe nuk kemi më forcë të luftojmë. 11 njerëz vdiqën dje” tha njëri nga mjekët.

“Një nga një, edhe infermierët gjithashtu po sëmuren. Ne nuk kemi oksigjen të mjaftueshëm, për 100 njerëz dhe po i kthejmë në shtëpi me pneumoni … Kapacitetet janë plot, dy persona po rrinë në një shtrat, ne bëjmë infuzione në korridor” tha një nga infermierët.

Një punonjës tjetër shëndetësor tregoi për “Nova.rs” se “ne nuk kemi pajisje, madje edhe as repiratorët që Presidenti Vuçiç na dorëzoi personalisht më 6 prill ishin vetëm një reklamë, por nuk ka as gjurmë prej tyre. Ne menaxhojmë dhe dhurojmë vetë, në mënyrë që të blejmë pajisjet mjekësore që shteti duhet të na kishte dhuruar, dhe më e keqja është se presidenti nuk përgjigjet, nuk ndihmon, thotë se gjithçka është nën kontroll, ndërsa dhjetëra njerëz vdesin këtu çdo ditë. “

Një grup mjekësh dhe infermierësh i kanë kthyer shpinën në shenjë proteste kryeministres Ana Brnabić dhe ministrit Zlatibor Lončar. Qytetarët protestuan gjithashtu të Dielën, 5 Korrik, kur disa qindra prej tyre shkruan “Ndihmë” me trupat e tyre si një mesazh në qendër të qytetit. Më parë, shumë qytetarë të Serbisë, si dhe figura publike, iu përgjigjën thirrjes për ndihmë.

Sidoqoftë, qytetarët e Novi Pazarit janë ende në qendër të epidemisë, dhe të dhënat zyrtare të fundit në dispozicion nga 7 korriku tregojnë se 15 persona vdiqën në 24 orët e fundit, se tetë persona janë në respirator, ndërsa 363 pacientë janë duke u trajtuar.(Gazeta “Si”)

Etiketa: novi pazarshqiptaretzgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Kalemaj: Rama po shpërblen me leje kullash ata që e ndihmuan për makinerinë elektorale

13:51 : 25/07/2025
AKTUALITET

Policia apel shqiptarëve, zbulon skemën mashtruese: Kujdes! Iu vjedhin para nga llogaria bankare

16:43 : 24/07/2025
AKTUALITET

Tiranë/ Celibashi shpërndan veç mandatet që “dihen”, kërkon kohë për deputetin e Lapaj-Shabanit

11:40 : 23/07/2025
AKTUALITET

47 500 makina hynë në treg për 6 muaj, cilat janë markat që duan shqiptarët

16:39 : 22/07/2025
AKTUALITET

Shqiptarët punojnë shumë dhe fitojnë pak/ Nga fundi i Europës për vlerën ekonomike të punës

09:05 : 22/07/2025
AKTUALITET

Rama shkarkon nënkryetarët e Bashkisë së Tiranës, bashkë me Anuela Ristanin

21:17 : 21/07/2025
Para

Barcelona rezulton e pafajshme në rastin “Neymar”, katalanasit triumfojnë edhe në CAS

TË GJITHA

Zjarri në Delvinë merr përmasa të mëdha, shkon në 11 numri i banesave të djegura në Senicë

15:05 : 25/07/2025

Izraeli arreston brenda xhamisë Myftiun e Madh të Jeruzalemit

14:56 : 25/07/2025

Zbulohet parcela me kanabis në Fier, arrestohet 41-vjeçari/ EMRI

14:47 : 25/07/2025

Kursi i Euros prek minimum të ri historik pranë 97.4 lekëve

14:38 : 25/07/2025

“Maratona”/ Nesër do të bllokohen për dy orë këto rrugë në Pogradec

14:31 : 25/07/2025

Ky është Anesti Rama që u vra barbarisht nga vajza e tij në Fier

14:19 : 25/07/2025

Zbuloni 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë rritje financiare gjatë muajit gusht

14:12 : 25/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com