• Kontakt
Friday, July 25, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përse sëmuren shpejt kryebashkiakët e Rilindjes të lidhur me krimin!

14:50 : 08/07/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Zemra e la disi, diabeti po i merrte frymën, por në fund i shpalluri në kërkim Agim Kajmaku ish-Kryetar i Bashkisë Vorë, iu dorëzua autoriteteve policore. Në fakt, ngjan si “arrestim” por është thjesht një trillim i njohur që shërben si spektakël veror politik. Sipas policisë sonë, të Sandrit dhe Ardit, strukturat e rendit po e kërkonin kudo Kajmakun e tyre, por disa herë kishin dështuar “operacionet madhore”.

Në fund u gjet një rrugë e njohur, që vetëm mendja pjellore e Rilindasve mund ta shpikë. Agim Kajmaku u paraqit në një spital privat në Tiranë për ndihmë mjekësore. Aty, si në “zbatim të ligjit” u lajmërua policia, e cila shkoi dhe i komunikoi të “sëmurit rëndë” se ndaj tij ka një masë arresti.

Mëgjithatë historia e Kajmakut është disi ndryshe nga ajo e kryabshkiakëve të tjerë të përlyer me botën e errët të krimit. Kreu u Bashkisë së Vorës u shkarkua pasi kishte fshehur në dokumentin e dekriminalizimit faktin se ishte dënuar më parë nga gjykatat greke për akuzën e falsifikimit të vlerave monetare. Në inatë e sipër, bëri edhe një tjetër gafë, këtë herë duke prekur të tijët…

Ai emëroi në kundërshtim me ligjin një nënkryetar dhe kjo u konsiderua nga lugunia tjetër e Rilindjes si një “puç” që po bënte në largim. Pra, Kajmaku e pësoi sepse doli kundër të tijëve, jo për parime, por për çështje drejtimi dhe kontrolli të Bashkisë Vorë.

Lexo edhe:

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre

Pas denocimit të një pjesë të punonjësve të bashkisë për “falsifikim dokumentash”, ndaj Kajmakut u lëshua urdhër-arresti, duke të gjetur të gatshëm ta bënin shembull edhe prokurorë që prej kohësh kanë veshur kostumin politik të Rilindjes. Kjo histori ka ndodhur një vit më parë, por ky personazh si Kajmaku, i cili sipas kryeministrit Edi Rama nuk kishte marrë në jetë qoftë edhe një gjobë për “parkim të gabuar”, u kthye në një “mjeshtër të arratisë”. Kurrë nuk ra në duart e policisë, pasi gjithçka ishte e qartë: Kajmaku nuk mund të arrestohej pasi edhe ky rast duhet të kalonte si shumë të tjerë.

Së pari policia dështoi me dëshirë në prangosjen e Agim Kajmakut i cili shëtiste i lirë kudo, por vetëm strukturat e rendit nuk donin ta shihnin. Edhe në rastet që gjoja sa për shfaqje lëvizte pranë banesave të tij ndonjë patrullë policie, Kajmaku dyshohet se lajmërohej disa kohë më parë. Gjithashtu rasti më i mirë për arrestimin e ish-kryebashkiakut ishte në kohën e karantinës. Edhe këtu policia e Ardi Veliut që dërmonte në dhunë adoleshentë që thyenin karantinën kryeministrore dështoi.

Tani ishin pjekur kushtet për të kaluar në “planin B”, e cila është shmangia e masës së arrestit për “arsye shëndetësore”. Ky “arratisës i regjur” gaboi kaq rëndë sa u paraqit në spital duke treguar emrin e vërtetë, e aty, si rastësisht u ndodhën mjekët dhe personeli “sypetrita” që lajmëroi menjëherë policinë…

Në fakt stisja ka një qëllim. Duke qenë se është bërë gati kartela e tij mjekësore e cila e bën Kajmakun “të sëmurë rëndë”, konsiderohet një lehtësi jo e vogël. Dhe këtu futet në mes mjeshtria e gjyqësorit, që në kushtet e përballjes me vetingun po kthehet në kamikaze të mbrojtjes së Rilindjes.

Kajmaku me shumë gjasë do mësojë një tjetër masë sigurie nga ajo e “arrestit me burg”, dhe do e ndjekë procesin në gjendje të lirë, duke e argumentuar së është i sëmurë. Kështu kanë bërë edhe të tjerët, kështu do bëjë edhe ai, sepse pushteti i Rilindjes në vitin e shtatë të tij ka kapërcyer çdo imagjinatë në mosndëshkimin e të dyshuarve për krime, sidomos kur vjen nga pjesa e pushtetarëve qëndror dhe lokal.

Etiketa: agim KajmakukajmakukryyebashkiaketRilindjessemuren

Lajme të lidhura

Edi Rama dhe Agim Kajmaku në foto gjatë fushatës për zgjedhjet në Vorë
AKTUALITET

Do i jepen 44 paga dhe dëmshpërblim/ Agim Kajmaku fiton gjyqin për shkarkim të padrejtë nga KQZ

22:22 : 04/07/2025
AKTUALITET

“Sëmuren” kandidatët e partive të vogla, japin dorëheqjen 7 prej tyre

15:45 : 26/03/2025
AKTUALITET

Dështon shëndetësia “falas” e Rilindjes, shqiptarët shpenzuan 467 mln euro për shëndetin

08:20 : 22/10/2024
AKTUALITET

Maskarada e Rilindjes/ Kllouni Shalsi përdor “me stil” Kuvendin për të goditur KLSH-në

22:33 : 23/07/2024
AKTUALITET

3 PPP-të e reja të Rilindjes

22:01 : 15/05/2024
AKTUALITET

Lista/ Nga Roshi te Kajmaku, kryebashkiakët e Ramës pas hekurave

13:52 : 16/03/2023
Para

Ministria e Brendshme, 1.3 mln euro tendera kompanive të lidhura me 3 të dënuar për korrupsion

TË GJITHA

Gjykata kërkon arrestimin e ish-banorit të BBVK3

22:59 : 24/07/2025

“U ftilluam në pjesën e dytë”, Daja pas suksesit së Dinamos: Po fitojmë ritmin e duhur

22:57 : 24/07/2025

Horoskopi ditor, e Premte 25 Korrik 2025

22:55 : 24/07/2025

Arabia Saudite nënshkruan marrëveshje për rindërtimin e Sirisë

22:49 : 24/07/2025

Fitore e pastër ndaj Dinamo Minsk, Egnatia kthehet në Shqipëri me dy gola avantazh

22:44 : 24/07/2025

Koka: Rama shpërblen me leje ndërtimi trafikantët e drogës e ata që vrasin

22:40 : 24/07/2025

Përkeqësohet situata me zjarret në Korçë, flakët përfshijnë malin e Moravës

22:33 : 24/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: boldnews.al@gmail.com

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com