• Kontakt
Wednesday, August 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

“Sindroma e tërheqjes”: Pse SHBA nuk mund të braktisë angazhimet e saj nëpër botë

23:57 : 07/07/2020
në BOLD BLOG, BOTA

Nga H. R. McMaster

Në dekadat që pasuan tërheqjen e SHBA-së nga Vietnami, besohej gjerësisht se lufta kishte qenë e pajustifikuar, duke i dhënë vendit “sindromën e Vietnamit”. Pati një bindje se Shtetet e Bashkuara duhet të shmangnin të gjitha ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit.

Mantra e “jo më Vietnamë”, e dominoi politikën e jashtme, duke ndezur debate më konkrete se çfarë duhet të mësohej nga ajo përvojë. Por kjo analogji u përdor vend e pa vend; për operacionet ushtarake amerikane në Ballkan, në Bririn e Afrikës, Amerikën Latine dhe Lindjen e Mesme.

Pati shumë deklarata se përdorimi i forcës do të çonte në “një Vietnam tjetër”. Vetëm pasi SHBA-ja korri një fitore të mjegullt mbi ushtrinë e presidentit irakian Sadam Husein në Luftën e Gjirit gjatë viteve 1990-1991, presidenti Xhorxh HË Bushi mundi të deklaronte se më në fund Shtetet e Bashkuara e kishin mposhtur “sindromën e Vietnamit”.

Por gati 3 dekada më vonë, një mantra e re e “luftërave të pafundme” ka lindur nga zhgënjimet për ndërhyrjet ushtarake jashtë vendit jo të mirë-studiuara, të zgjatura në kohë dhe të kushtueshme. Këto zhgënjime, e kanë riprodhuar “sindromën e Vietnamit” nën një maskë të re:sindromën Afganistan-Irak.

Lexo edhe:

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

Përkrahësve të tërheqjes së SHBA-së nga angazhimet e saj ushtarake jashtë vendit, u pëlqejnë ndjenjat e lodhjes nga lufta, dhe argumentojnë se vështirësitë e atyre luftërave, ishin pasoja e pashmangshme e strategjisë së gabuar të Shteteve të Bashkuara për një sundim të armatosur.

Disa përkrahës së kësaj filozofie, e përshkruajnë politikën e jashtme amerikane që nga fundi i Luftës së Ftohtë si një veprim prej budallai, i imponuar nga një kryqëzatë naive për ta ribërë botës sipas modelit amerikan. Dhe megjithëse avokatët e tërheqjes identifikohen shpesh si “realistë”, ata pajtohen me pikëpamjen romantike, se tërheqja nga angazhimet e mëdha vendit është diçka e mirë.

Në fakt, e kundërta është e vërtetë. Tërheqja nga angazhimet ndërkombëtare do të shtojë rreziqet për Shtetet e Bashkuara. Në kritikat e tyre për luftërat që kanë ndodhur pas sulmeve të 11 shtatorit 2001, mbështetësit e “sindromës së tërheqjes”, nuk arrijnë t’i pranojnë kostot e fshehura të rekomandimeve të tyre.

Ndonëse shumica e amerikanëve, janë sot dakord se vendimi për të pushtuar Irakun në vitin 2003 ishte një gabim, avokatët e tërheqjes i shpërfillin pasojat e tërheqjes së forcave amerikane nga Iraku në vitin 2011, dhe të një tërheqje akoma më të gjerë nga Lindja e Mesme që e pasoi të parën.

Këto hapa krijuan hapësirë për ​​terroristët xhihadistë dhe milicitë e mbështetura nga Irani, duke krijuar kësisoj një mjedis ideal për rikthimin e dhunës sektare dhe krijimin e kalifatit të vetë-shpallurit Shtet Islamik (ISIS). Administrata Obama bëri gabime të ngjashme në Libi në vitin 2011, pasi u angazhua në një një fushatë ajrore në kuadër të NATO-s, që ndihmoi në rrëzimin e diktatorit Muamar Kadafi.

Mbështetësit e tërheqjes së SHBA nga ndërhyrjet ushtarake ndërkombëtare, e injorojnë faktin se rreziqet dhe kostot e mosveprimit, janë ndonjëherë më të larta se sa ato të angazhimit. Në gushtin e vitit 2013, regjimi sirian përdori gaz helmues për të vrarë më shumë se 1.400 civilë të pafajshëm, përfshirë qindra fëmijë.

Me gjithë deklaratën e presidentit amerikan Barak Obama në vitin 2012, se përdorimi i këtyre armëve do të shkelte “vijën e kuqe”, Shtetet e Bashkuara nuk reaguan ushtarakisht. Dhe mosveprimi i SHBA-së mundësoi brutalitetin e regjimit, duke e inkurajuar presidentin sirian Bashar Al-Asad dhe përkrahësit e tij iranianë dhe rusë të intensifikojnë vrasjet e tyre në masë.

Gjatë viteve 2017-2018, presidenti amerikan Donald Trump, u hakmor kundër përdorimit të armëve kimike nga Asadi, me anë të sulmeve direkte kundër ushtrisë siriane. Por vendimi i tij në vitin 2019 për të tërhequr forcat amerikane nga Siria Lindore, i vështirësoi përpjekjet për të eleminuar ISIS-in, dhe e forcoi ndikimin e Asadit dhe aleatëve të tij në atë zonë, kontrolli i të cilës u dha një avantazh domethënës në luftë.

Me gjithë provat se mosangazhimi i SHBA-së në arenën ndërkombëtare, mund ta përkeqësojë një situatë tashmë të keqe, avokatët e tërheqjes kanë ushtruar vazhdimisht presion për tërheqjen e forcave amerikane nga Afganistani. Marrëveshja e nënshkruar mes SHBA-së dhe talibanëve në shkurtin e vitit 2020, do t’i japë mundësi këtyre të fundit, Al-Kaedës dhe terroristëve të tjerë xhihadistë që të pretendojnë se kanë fituar, të rekrutojnë akoma më shumë të rinj në kauzën e tyre, të kontrollojnë më shumë territore, dhe të shkaktojnë më tepër vuajtje përmes imponimit të ligjit drakonian të Sheriatit.

Mbrojtësit e tërheqjes së SHBA-së nga angazhimet nëpër botë, janë relativisht të pakujdesshëm në lidhje me faktin që armiqtë atje jashtë forcohen, pasi ata supozojnë se bekimet që pozita gjeografike i ka dhënë Shteteve të Bashkuara – përfshirë burimet e saj natyrore dhe oqeanet e gjera që e ndajnë nga pjesa tjetër e botës – do t’i mbajnë amerikanët të sigurt.

Por në botën e sotme të ndërlidhur, kërcënimet nga terroristët trans-nacionalë (apo viruset meqë ra fjala), nuk mbeten të kufizuara në rajone të veçanta. Pasojat humanitare, të sigurisë dhe ato politike të konflikteve në Afganistan, Irak, Libi, Siri dhe Jemen, janë përhapur shumë përtej Lindjes së Mesme dhe Azisë Jugore.

Ashtu siç fshehja që i bëri në fillim Kina koronavirusit, parandaloi veprimet që mund të kishin parandaluar një katastrofë globale, tërheqja e Shteteve të Bashkuara nga mbështetja ndaj partnerëve të saj në vijën e parë të frontit kundër terroristëve xhihadistë, mund të sjellë kosto të rënda, nëse terroristët arrijnë të depërtojnë në kufijtë e SHBA-së, ashtu si vepruan më 11 shtator 2001.

Për më tepër, një zvogëlim i mbështetjes amerikane për aleatët dhe partnerët përgjatë kufijve të shteteve armiqësore si Irani dhe Koreja e Veriut, apo fuqive revizioniste si Kina dhe Rusia, mund të shkaktojë një zhvendosje të ekuilibrit të fuqisë dhe ndikimit larg Shteteve të Bashkuara.

Ndërkohë, tërheqja mund të sjellë një dështim për të penguar agresionin, dhe parandaluar një luftë me pasoja katastrofike. Edhe argumentet më bindëse për një angazhim të qëndrueshëm jashtë shtetit, nuk kanë gjasa të bindin avokatët më të zellshëm të mbylljes së SHBA-së në vetvete, pasi ata besojnë se një SHBA tepër e fuqishme, është shkaku kryesor i problemeve në botë.

Pikëpamja e tyre është shumë narciziste, pasi ata i perceptojnë aktorët gjeopolitikë vetëm në lidhje me Shtetet e Bashkuara. Sipas tyre, aktorët e tjerë – qoftë miq apo armiq – nuk kanë aspirata dhe asnjë mision, përveçse të reagojnë ndaj politikave dhe veprimeve të SHBA-së. Ata e injorojnë faktin se ndonjëherë janë luftërat ato që e zgjedhin një vend, dhe jo anasjelltas:pak javë pas sulmit më shkatërrues terrorist në histori, Shtetet e Bashkuara pushtuan Afganistanin.

Lëvizja drejt kësaj rryme, është pjesërisht një reagim ndaj optimizmit të tepruar që e dominoi politikën e jashtme amerikane në vitet 1990. Kur u shemb Bashkimi Sovjetik dhe përfundoi Lufta e Ftohtë, disa analistë dhe politikë-bërës supozuan se procesi i demokratizimit që po shpalosej në Evropën Lindore, do të ishte i përsëritshëm edhe në Afrikë, Azi dhe Lindjen e Mesme.

Por ata nuk arritën të analizojnë me vëmendje kontekstet lokale dhe dinamikën politike, sociale, kulturore dhe fetare, që e bën të vështirë vendosjen kudo të demokracisë liberale dhe të ligjit. Ngjashëm, pas fitores së SHBA-së në Luftën e Gjirit, disa supozuan se luftërat e ardhshme mund të fitoheshin shpejt dhe me vendosmëri, pasi teknologjia amerikane kishte prodhuar tashmë një “revolucion në fushën ushtarake”.

Por ky supozim injoroi vazhdimësitë në natyrën e luftës, siç është ndikimi i armikut gjatë morisë së ngjarjeve, dhe ndërlikimet e tyre politike, njerëzore dhe psikologjike. Një optimizëm i tepërt u shndërrua shpejt në arrogancë, duke i vendosur Shtetet e Bashkuara në vështirësi të papritura në Afganistan dhe Irak.

Por antidoti më i mirë ndaj këtij problemi, nuk është pesimizmi i tepruar që vjen nga ithtarët e tërheqjes. Përkundrazi, politikë-bërësit duhet të përvetësojnë atë që historiani Zakari Shor e quan “empati strategjike”: të kuptuarit e ideologjisë, emocioneve dhe aspiratave që drejtojnë, por edhe kufizojnë aktorët e tjerë.

Vitet e fundit, protestat kundër sundimit autoritar dhe korrupsionit kanë shpërthyer në të gjithë botën. Në Bagdad, Bejrut, Karakas, Hong Kong, Kartum, Moskë dhe Teheran, njerëzit e kanë bërë të qartë se duan të kenë zërin e tyre mbi mënyrën e qeverisjes.

Mbështetja për ata që përpiqen për liri është në interesin e Shteteve të Bashkuara, pasi një botë në të cilën forcohet liria, demokracia dhe sundimi i ligjit, do të jetë më e sigurt dhe më e zhvilluar. Tërheqja nga angazhimet e SHBA-së jashtë vendit, do t’ia linte ndikimin të tjerëve, siç është Partia Komuniste Kineze, që tashmë është duke dyfishuar përpjekjet për të promovuar modelin e saj autoritar.

Teza e tërheqjes mund të jetë emocionalisht tërheqëse për amerikanët e lodhur nga angazhimet e gjata ushtarake amerikane jashtë vendit, por aderimi i verbër në një ortodoksi të bazuar më shumë tek emocionet se sa arsyeja, do t’i bënte amerikanët më pak të sigurt.

Shënim: H.R.Mcmaster, është bashkëpunëtor në Institutin Huver dhe autor i librit “Fushëbetejat: Lufta për të mbrojtur botën e lirë”. Në vitet 2017-2018, ai shërbeu si Këshilltar i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së / “Foreign Affairs” – Bota.al

Etiketa: angazhimebotëSHBA

Lajme të lidhura

FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump propozon masën ekstreme: Dënimin me vdekje për v*asësit në Uashington

20:53 : 26/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump firmos urdhër ekzekutiv: Burg për këdo që djeg flamurin amerikan

22:37 : 25/08/2025
BOTA

Trump flet përsëri me Putinin: Biseda me të është e mirë, por sulmet në Ukrainë më zemërojnë

20:17 : 25/08/2025
FILE PHOTO: U.S. President Donald Trump signs documents as he issues executive orders and pardons for Jan. 6 defendants in the Oval Office at the White House on Inauguration Day in Washington, U.S., January 20, 2025. REUTERS/Carlos Barria/File Photo
BOTA

Trump kritikon Zelenskyn: Merr miliona dollarë sa herë largohet nga Shtëpia e Bardhë

19:19 : 25/08/2025
BOTA

Bllokohet propozimi i Cvijanoviçit për të nominuar Trumpin për Çmimin Nobel

18:49 : 25/08/2025
BOTA

Sa po përfiton personalisht Trumpi nga posti i presidentit?

10:14 : 23/08/2025
Para

Ish-banori i Big Brother tregon simptomat e ashpra të ‘Covid-19’ për herë të dytë

TË GJITHA

Horoskopi, 27 Gusht/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:58 : 26/08/2025

Ngec turizmi, numri i vizitorëve të huaj në vendnumëro!

22:40 : 26/08/2025

Kosovë/ Një muaj paraburgim ndaj të dyshuarit për sulm kundër pjesëtarëve të KFOR-it

22:33 : 26/08/2025

Në shënjestër ishtë Jozi? Detaje nga shpërthimi me lëndë plasëse në Kurbin!

22:11 : 26/08/2025

Digjet Zvicra! Përplasje të ashpra mes protestuesve dhe policisë për vrasjen e një adoleshenti

21:52 : 26/08/2025

Zjarr në një pallat në Lushnje, katër persona dërgohen në spital

21:28 : 26/08/2025

Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë

21:14 : 26/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com