• Kontakt
Friday, July 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Ngjarja horror në Kombinat/ Pastori Pano: Nuk ka lidhje me krishtërimin, viktima të sekteve mistike

21:41 : 06/07/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, SOCIALE

Në religjion flitet për ringjallje shpirtërore dhe jo fizike. Pastori Akil Pano i shokuar nga ngjarja makabre me familjen Josifi në Kombinat thotë se një ritual i tillë nuk ka lidhje me krishtërimin.

Pano: Në fenë e krishterë ringjallja pritet të ndodhë ditën e fundit të kohërave apo të fundit të botës. Në momentin kur një qënie njerëzore largohet nga jeta tokësore, shpirti largohet, trupi do ti nënshtrohet ceremonialit të varrimit, në traditën kristiane dhe islame 24 orë mbahet trupi i të vdekurit dhe pastaj shkon në funeral. Çfarë kemi dëgjuar nga media, është që ky lloj rituali nuk ka fare lidhje me kristianizmin, as me krishtërimin ungjillor, as krishtërimin katolik dhe as atë ortodoks. Është një tragjedi e madhe njerëzore, na ka lënë pa fjalë të gjithëve.Nocioni i ringjalljes apo rilindjes janë nocione që nuk përdoren vetëm në historinë e rilindjes kombëtare apo rilindjes politike, në religjion flitet për ringjallje shpirtërore.

I ftuar në Rtv Ora, pastori thotë se e gjithë ngjarja duhet parë si e tërë, ndërsa thotë se nëna me dy vajzat mund të jenë viktima të sekteve mistike që mund të kenë shtrirë veprimtarinë e tyre edhe në Shqipërisë.

Pano: Janë një sërë faktorësh, faktori ekonomik, izolimi, vetminë që prodhon izolimi.Këto praktika janë të njohura në kultet pagane që lidhet me demonologjinë dhe sekte mistike që mbase kanë arritur të ushtrojnë dhe veprimtarinë dhe funksionin e tyre në Shqipëri. Kjo është diçka e padëgjuar në fenë e krishterë. Çdo individ ka të drejtë të besojë dhe praktikojë besimin e tij, qofshin dhe grupimi i Dëshmitarëve të Jehovait. Pres që prokuroria dhe organet hetimore të dalin me përfundimet e tyre.

Pastori nga ana tjetër thotë se edhe izolimi gjatë pandemisë ka rritur nivelin e stresit te njerëzit. Ai tregoi se ka marrë qindra mesazhe për asistencë shpirtërore.

Lexo edhe:

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

Horror në Mallakastër/ Eshtra njerëzore prej vitesh në sipërfaqe, askush s’i shikon

Pano: Ky është realiteti i shumë familjeve.Gjatë kohës së pandemisë kam marrë me qindra mesazhe nga individë që kërkonin asistencë shpirtërore pasi përballeshin me drepresionin dhe ankthin në një nivel akut. Depresioni që vjen kur takohemi me izolimin dhe vetminë dhe atë nevojë të madhe ekonomike, emocionale dhe shpirtërore nuk do të prodhojë elementë më të mirë se vetëvrasja.

Pano thotë ndër të tjera se në Shqipëri vetëvrasjet janë në nivele alarmante dhe për këtë ai referoi statistikat e 2018.

Pano: Në 2018 kam parë 183 raste vetëvrasjeje përkundrejt 57 vrasjesh. Kemi tre herë më shumë vetëvrasje në vit se vrasjet. Është për të vënë alarmin. Shoqëria shqiptare dhe shteti shqiptar i përngjan një ushtrie që vret me indiferentizëm dhe mospërfshirje të plagosurit e saj.

Prokuroria e Tiranës ka nisur hetimet për shkaktim vetëvrasje në lidhje me vetëflijimin e Zhaneta Josifit dhe vajzës së saj në Kombinat.

Hetuesit po verifikojnë personat që i kanë shtyrë gratë drekt vetëflijimit ndërkohë që ekspertiza ka arritur në përfundimin se Anisa Josifi është mbajtur e vdekur për 15 muaj në banesë nga nëna dhe motra e saj që nga marsi i vitit 2019.

Ata kanë marrë dëshminë e vajzës së shpëtuar, e cila ka shpjeguar se pas të motrës edhe ajo dhe nëna nisën të refuzojnë ushqimin ndërsa luteshin për ringjalljen e motrës së vdekur. /Oranews/

Etiketa: horrorJosifiKombinat

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zysh Iris Luarasi, xhiro në “Tregun e Gabit”: Unë dhe Edi Rama do të rregullojmë Kombinatin

10:43 : 18/07/2025
AKTUALITET

Horror në Mallakastër/ Eshtra njerëzore prej vitesh në sipërfaqe, askush s’i shikon

21:15 : 07/04/2025
AKTUALITET

Pesë vite pas tërmetit pallati Nr.8 në Kombinat në “amulli institucionale”

18:02 : 26/02/2025
AKTUALITET

Pesë vite pas tërmetit, banorët e Kombinatit luftojnë për pronat e tyre

16:31 : 15/01/2025
AKTUALITET

U arratisën nga burgu, Romeo Qosja e Lefter Toçi bashkautorë në krime! Zbulohet një prej dosjeve ‘horror’

19:34 : 03/01/2025
AKTUALITET

Ndryshime tek drejtuesit politik të PS/ Rama zhvendos Gonxhen nga Dibra në Kombinat

15:40 : 20/11/2024
Para

4 infermiere rezultojnë me Covid-19, mbyllet reparti i Gjinekologjisë në Elbasan

TË GJITHA

Dodaj kalon te CSKA e Sofies, zbulohen detajet financiare mes Vllaznisë dhe klubit bullgar

16:21 : 18/07/2025

Analiza: Pse Starmer kërkon t’u japë të drejtë vote 16-vjeçarëve në Britani?

16:20 : 18/07/2025

Libri si aksesor plazhi

16:12 : 18/07/2025

Rama: Do krijojmë Ministri për Inteligjncën Artificiale! Kryeministri me IA do punojë, ne bëjmë muhabet

16:06 : 18/07/2025

Kina: Agjentët e inteligjencës së huaj po na vjedhin mineralet e rralla

16:03 : 18/07/2025

Grabitet shtëpia e Michel Platini në Francë, ish-kreut të UEFA-s i vjedhin 20 trofe

15:53 : 18/07/2025

Kolonjë/ I vdiq burri në banesë, 47-vjeçarja akuzon mjekët se nuk e diagnostikuan si duhet

15:52 : 18/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com