Koronavirusi/ Ndërron jetë një 38-vjeçar në Kosovë

Ndërron jetë një person në Kosovë i cili ishte infektuar me koronavirus. Ai ndërroi jetë këtë të shtunë.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, për të cilin familja njoftoi se është shtruar në spital të premten.

Mediat vendase shkruajnë se për rastin institucionet shtetërore ende s’kanë njoftuar zyrtarisht.

LEXO EDHE  Organizoi dasëm, gjobitet me 1 mln lekë administratori i lokalit në Korçë

Deri tani në Kosovë, sipas raportit të së premtes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 58 vdekje.

Në Kosovë, nga fillimi i pandemisë e deri më tani, janë regjistruar 3178 raste pozitive, ku 1824 prej tyre që janë shëruar. 1296 është numri i rasteve aktive.