• Kontakt
Sunday, August 3, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Kuadri negociator/ Pse hetimi i krimit elektoral është fitore e opozitës!

13:55 : 03/07/2020
në BOLD BLOG, POLITIKE

Gjermania e ka marrë presidencën e BE-së për të vendosur disa pika mbi “i” në lidhje me politikën e brendshme dhe atë të jashtme të bashkimit. Tanimë është e qartë që synimi i saj është për të nxitur sa më shpejt dhe sa më mirë procesin e integrimit të vendit tonë.

Për një vit me radhë opozita trokiti dhe njoftoi të gjithë vendet anëtare për krimin elektoral dhe përdorimin e bandave në zgjedhje. Për muaj të tërë mazhoranca u përpoq të fshihte atë që ishte e dukshme. Siç e kanë dhe traditën, kryeministri dhe shpura e tij e minimizoi lidhjen e tij me bandat kriminale, madje u përpoq të gënjente shqiptarët se do të fitonte një gjyq ndaj medieve që e bënë publike.

Rezultati qe një dështim i tij përballë së vërtetës. Si mund të mohohej ajo që të gjithë dëgjuam me veshë, zërin e shefave të mëdhenj të PS-së që bashkëjetonin me bandat kriminale.

U përpoq për muaj me radhë që të gënjente edhe miqtë tanë ndërkombëtarë duke i ofruar sajesa të ndryshme. Rezultati qe një dështim.

Sot, me daljen e kuadrit negociues dhe raportit për Shqipërinë vërehet për herë të parë se BE flet në lidhje me dosjet e blerjes së votës në Dibër dhe Durrës. Bashkimi Europian po flet tashmë shqip dhe qartë edhe me qeverinë Rama duke i bërë të ditur që nuk mund të fshihen pas justifikimeve përpara hetimeve të blerjes së votës.

Lexo edhe:

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

Duket se mesazhi i shqiptarëve dhe opozitës ka shkuar në vendin e tij, institucionet e BE-së me sa duket kanë kuptuar qartësisht se vendi jonë ka nevojë imediate për t’u distancuar nga sjellja antidemokratike. Po të vëreni me kujdes të gjitha pikat e përshkruara në këtë kuadër dhe raport janë të lidhura ngushtësisht me situatën politike në vend.

Shqipëria ka kaluar këto vite një dramë të thellë dhe të vuajtur në lidhje me procesin e integrimit. Fatkeqësisht ka pasur një qeveri që ka menduar si të lobojë për arritje imagjinare dhe më pas të fajësojë BE-në për dështimet e kryeministrit Rama. Nga ana tjetër ka pasur një opozitë që ka qëndruar në pozicionin politik për të inkurajuar integrimin, për të mbarëvajtur procesin e detyrave që na janë vendosur dhe për të luftuar deri në fund për të mirën e përbashkët.

Me gjithë përpjekjet e qytetarëve dhe thirrjet e opozitës, qeveria ka këmbëngulur në udhën pa krye të saj. Një veprim dhe drejtim që e la atë vetëm dhe shqiptarët i nxori mes katër rrugëve. Ky kuadër negociator dhe ky përshkrim realist është një tragjedi për qeverinë, por një shpresë e madhe për shqiptarët. Kushdo që thotë të kundërtën nuk ka hallin e Shqipërisë, por të Edi Ramës.

Komisioni de facto ka njohur se zgjedhjet e 2017 nuk ishin demokratike dhe nuk përfaqësojnë vullnetin e popullit, por përçudnimin elektoral të Ramës dhe bandës që ai drejton. Njohja e blerjes së votës është vendosja e dy këmbëve me një këpucë që Komisioni i ka bërë çdo lobimi të ndyrë.

Vendosja e detyrimit për të hetuar krimet elektorale, për të hetuar të korruptuarit në qeveri dhe për të implementuar ndryshimet elektorale sipas marrëveshjes së arritur në Këshillin Politik, janë hapa në shërbim të demokracisë përpos se integrimit. Procesi i gjatë dhe i mundimshëm, rruga e gjatë dhe e vështirë për të mbërritur në përmbushjen e këtyre kushteve ka nevojë vetëm për një shtysë, vullnetin politik.

Tanimë qeveria është në një pozicion të vështirë pasi nuk mundet t’i shmanget detyrimeve për të ndjekur penalisht ideatorët e dosjeve të Dibrës dhe Durrësit. Ndjekja penale e tyre është një kusht i patjetërsueshëm për BE dhe që do të ndikojë edhe në sjelljen e qeverisë karshi zgjedhjeve të ardhshme. E njëjta gjë vlen edhe për Reformën Elektorale dhe luftën ndaj korrupsionit në qeveri.

Topi tani është në fushën e qeverisë. Opozita ka për detyrë ta shohë nga afër këtë proces dhe të kërkojë llogari për çdo devijim të qeverisë. Një fitore e opozitës! Më saktësisht, një fitore e shqiptarëve dhe demokracisë. /syri/

Etiketa: Bildhetimekrimi elektoral

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Kokat” e krimit jashtë hekurave, SPAK heton drejtuesit e Policisë për dekonspirimin e operacioneve

20:34 : 01/08/2025
Në foto: Ceno Klosi në SPAK
AKTUALITET

Dumani/ Vazhdojnë hetimet ndaj Ceno Klosit

22:00 : 31/07/2025
AKTUALITET

Tjetërsimi i votave/ KAS i kërkon Celibashit që të nisë hetim ndaj numëruesve

16:29 : 31/07/2025
AKTUALITET

Afera “Bankers”/ Dumani: E ka në dorë Prokuroria e Fierit, nëse do ta sjellë në SPAK

15:36 : 31/07/2025
AKTUALITET

Nga Kodi i ri Penal, Krimet zgjedhore tek Veliaj e Gëllçi, çfarë iu tha Altin Dumani gazetarëve

12:14 : 31/07/2025
AKTUALITET

Dosja/ Ajola Xoxa mashtroi dhe ambasadën italiane! Emri i kuratorit italianit në fatura fiktive

16:26 : 30/07/2025
Para

Shtimi i rasteve me Covid-19, apeli i fortë i mjekut/ Ja 4 rregullat që duhen ndjekur

TË GJITHA

Emigracioni i paligjshëm, Britania forcon masat: 5 vite burg kush reklamon kalimet në rrjetet sociale

08:35 : 03/08/2025

Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja?

08:23 : 03/08/2025

Çmimet e larta/ Shqipëria nuk po preferohet as nga shtetasit e saj! 50% ikin për pushime jashtë

08:10 : 03/08/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, 3 gusht 2025

08:01 : 03/08/2025

Horoskopi, 3 gusht 2025/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

22:59 : 02/08/2025

Aksident në Gjirokastër-Kakavijë, makina përplas këmbësorin

22:57 : 02/08/2025

Analisti: Politikat serbe diktojnë qëndrimet ndaj shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut

22:46 : 02/08/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com