Balerina dhe prezantuesja e motit Alba Hoxha ka reaguar publikisht për komentet që qarkullojnë rreth veshjes së saj gjatë prezantimit të parashikimit të motit. Pa i dhënë shumë rëndësi emrave konkretë, Alba dha një përgjigje të prerë duke mos larguar buzëqeshjen nga fytyra.
“E rëndësishme është që merren… Vetëm karamelja mbahet në gojë”, tha ajo e ftuarnë emisionin Rudina.
Ndërsa kushërira e saj, Isida Mollaymeri i doli në mbështetje duke thënë: “Alba, gjithë jetën ka bërë dhe do bëjë çfarë të dojë”.
Kujtojmë që pak ditë më parë mori vëmendje komenti i gazetarit Flavio Qarri për veshjen e balerinës, të cilit i bëri përshtypje ngjyra jo e njëtrajtshme e lëkurës së Albës pas rrezeve të diellit dhe masa e fustanit.
Ndaj ka ndarë komentin e tij për këtë çështje në një postim në Instagram ku shkroi: “Kur e ke c*cën e panxirë mirë, por sponsorat të sjellin fustanin e gabuar.”