• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Balanca negative vë në pikëpyetje karrierën e prokurores Rozeta Qirjaqi

09:06 : 01/07/2020
në AKTUALITET, VETTING

Të ardhurat e padokumentuara të bashkëshortit nga emigracioni në Greqi, të përdorura si burim për ndërtimin e një shtëpie në Korçë ishte problemi kryesor me të cilin u përball në veting prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi.

Prokurorja e Apelit të Korçës, Rozeta Qirjaqi u përball të martën me Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, ku gjatë seancës dëgjimore u evidentuan gjetje për tre kriteret e rivlerësimit. Trupi gjykues që po kryen rivlerësimin e prokurores Qirjaqi përbëhet nga Etleda Çiftja kryesuese, Roland Ilia relator dhe Firdes Shuli anëtare. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Theo Jacobs.

Rozeta Qirjaqi e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në fillim të viteve ’90 dhe ka punuar si prokurore në Prokurorinë e Korçës. Në vitin 2008, ajo është emëruar prokurore në Apelin e Korçës, detyrë që e kryen edhe aktualisht.

Relatori Roland Ilia identifikoi disa probleme për pasurinë e krijuar nga familja e prokurores Rozeta Qirjaqi, kryesisht për mungesën e dokumentacionit të të ardhurave të fituara nga i shoqi në emigracion në Greqi në vitet 1991-1999.

Të ardhurat e fituara nga emigracioni janë deklaruar si burim për ndërtimin e një shtëpie dy-katëshe në Korçë me vlerë 7 milionë lekë, e ndërtuar në vitet 2004-2006.

Lexo edhe:

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

Për shtëpinë e ndërtuar gjatë viteve 2004-2006, Komisioni konstaton pasaktësi dhe paqartësi në deklarime. “Mbetet e paqartë sipërfaqja e ndërtesës dy kate + dyqan,” tha Ilia në seancë.

Komisioni e ka përllogaritur vlerën e ndërtimit të shtëpisë në shumën 4.6 milionë lekë, por Qirjaqi ka shpjeguar për Komisionin se vlera totale e shpenzuar për ndërtimin e shtëpisë ka qenë 7 milionë lekë, pasi janë kryer edhe punime shtesë.

Sipas Komisionit, prokurorja Qirjaqi nuk ka sjellë prova për të vërtetuar deklarimet e saj lidhur me kryerjen e punimeve shtesë. Ndërkohë, heqja e të ardhurave të bashkëshortit nga analiza financiare e nxorrën subjektin me pamundësi financiare për të mbuluar ndërtimin e shtëpisë në vitet 2004-2006.

Në deklarimet e saj për Komisionin, Qirjaqi ka thënë se bashkëshorti ka fituar në emigracion 12 milionë dhrahmi për periudhën 1991-1999. Ajo ka shtuar se punësimi i tij ka qenë informal, pasi legjislacioni për sigurimin e emigrantëve në Greqi kishte dalë në vitin 1998.

Gjatë fjalës së saj për KPK-në, prokurorja e Apelit të Korçës u ankua për heqjen e të ardhurave të bashkëshortit, ndërkohë që mbrojti qëndrimin se deklarimet për shtëpinë ishin të rregullta.

“Shtëpinë e kam ndërtuar me leje, kur e gjithë Shqipëria ishte informale. Kam shlyer taksën sipas lejes ndërtimore dhe nuk më është kërkuar diçka shtesë për vlerën totale,” pohoi prokurorja, duke insistuar se bashkëshorti kishte siguruar të ardhura të ligjshme në emigracion.

“Në vitin 2004 nuk janë marrë parasysh të ardhurat e bashkëshortit. Sipas jush ai është inekzistent,” u ankua Qirjaqi.

Prokurorja tha para KPK-së se puna e të shoqit në Greqi provohej përmes depozitave bankare të hapura në Bankën Kombëtare Greke dhe dëshmive të personave. Të ardhurat e depozituara në atë llogari janë tërhequr sipas saj në vitin 1997 dhe janë depozituar në Shqipëri në shkurt të vitit 1998.

“Kam depozituar dokumentacion që vërteton tërheqjen e vlerës 5 milionë dhrahmi në vitin 1997 nga Banka Kombëtare Greke,” tha më tej Qirjaqi, duke shtuar se kishte depozituar edhe dëshmi që vërtetonin jetesën dhe punësimin e të shoqit në Greqi.

Subjekti kundërshtoi gjithashtu analizën financiare, që sipas saj e nxirrte me diferencë negative prej 8.8 milionë lekësh.

“Vlera 7.7 milionë lekë nga të ardhurat nga emigracioni janë vlerësuar ‘0’ lekë. Depozitat 7.7 milionë lekë dhe dublimi i vlerës 1.2 milionë lekë për punimet shtesë mbulojnë vlerën negative të konstatuar nga ju,” tha ajo në seancë.

Për një sipërfaqe 300 m2 tokë-truall të blerë në vitin 1996 në vlerën 300 mijë lekë, ILDKPKI nuk gjeti probleme, por KPK konstaton pamundësi për të kursyer shumën e paguar. Si burim krijimi për blerjen e truallit 300 m2, Qirjaqi ka deklaruar në vitin 2003 të ardhurat familjare të kursyera në periudhën 1994-1996.

Në seancë, ajo shpjegoi se kishte pasur mundësi financiare për blerjen e tokës, pasi asokohe jetonte me prindërit dhe kishte shpenzime minimale. Mungesën e dokumentacionit për të ardhurat e prindërve nga veprimtaria si fermer ajo e justifikoi me mungesën e legjislacionit të kohës për regjistrimin e këtij lloj aktiviteti.

“Edhe vëllai i cili jetonte dhe punonte në Greqi, kur kthehej nga emigracioni sillte edhe kursime. Kam sjellë dokumentacion që vërteton se vëllai ka qenë i regjistruar dhe punonte në sektorin e ndërtimit të veprave të artit, që është një punë që sillte të ardhura të konsiderueshme,” shtoi Qirjaqi.

Sipas Komisionit, Qirjaqi nuk ka deklaruar edhe 1 milionë lekë që bashkëshorti ka marrë nga babai i tij në vitin 2008 dhe e ka investuar në bono thesari. Nga analiza financiare, Komisioni konkludon se babai i bashkëshortit nuk kishte mundësi për kursimin e kësaj shume.

Sipas relatorit Ilia, Qirjaqi ka shpjeguar se bashkëshorti ka kryer thjesht veprime për llogari të babait të tij, pasi vlerën e marrë e ka investuar në bono thesari për llogari të të atit dhe më pas ia ka kthyer së bashku me interesat.

Prokurorja Qirjaqi deklaroi në seancë se nuk kishte pasur dijeni për këtë transaksion të kryer mes bashkëshortit të saj dhe babait të tij. “Ka qenë një marrëdhënie babë e bir”, tha Qirjaqi.

Në përfundim, Komisioni konkludon se Qirjaqi nuk ka pasur mundësi për kryerjen e investimeve dhe të shpenzimeve, duke rezultuar me balancë negative.

Figura dhe profesionalizmi

Sipas raportit të Drejtorisë së Sigurimit të Informacionit të Klasifikuar, DSIK, prokurorja Rozeta Qirjaqi është e përshtatshme për vazhdimin e detyrës. Por Komisioni identifikoi si problem mosdeklarimin e procedimit të nipit të saj për veprën penale “prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike”. Ilia tha se Qirjaqit i është kaluar barra e provës për këtë gjetje dhe se shpjegimet e saj do të merren në konsideratë gjatë vendimarrjes përfundimtare.

Qirjaqi shpjegoi gjatë seancës dëgjimore se dënimi për nipin ishte dhënë pasi ajo kishte plotësuar deklaratën për pastërtinë e figurës. “Procedimin nuk e kam deklaruar se konsideroj që nuk ishte i përfshirë në krim të organizuar,” tha ajo.

Qirjaqi shtoi se nipi i saj ishte dënuar me 9 vjet burg nga Gjykata e Apelit Korçë, gjë që sipas saj provonte mosndikimin e saj.

Komisioni nuk identifikoi gjatë seancës probleme lidhur me profesionalizmin.

Në fund të fjalës së saj, Qijraqi pranoi se kishte kryer pasaktësi apo pakujdesi në deklarimet e para, por theksoi se konstatimet për pasurinë dhe profesionalizimin “flisnin vetë”. Gjithashtu, ajo deklaroi se kishte bërë një jetë të thjeshtë.

“Pasuria ime është një shtëpi dhe një makinë e thjeshtë. Fëmijët kanë studiuar në shkolla publike. Kam bërë jetë të thjeshtë e pa pushime,”tha ajo, ndërsa kërkoi konfirmimin në detyrë.

KPK do të shpallë vendimin më 8 korik, ora 11:00. /BIRN/

Etiketa: KorceQirjaqivetting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Zjarret në vend: 23 vatra në 24 orët e fundit, 7 ende aktive

12:18 : 21/07/2025
AKTUALITET

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025
BALLA NE KOMISIONIN E LIGJEVE - Kryetari i Keshillit te Larte te Prokurorise, Alfred Balla duke folur gjate nje seance te komisionit parlamentar per Ceshtjet Ligjore, Administraten Publike dhe te Drejtat e Njeriut ku raportoi ne lidhje me aktivitetin e institucionit qe drejton per vitin 2022./r/n/r/nBALLA IN THE COMMITTEE OF LAWS - The President of the High Council of Prosecution, Alfred Balla speaking during a session of the parliamentary committee for Legal Affairs, Public Administration and Human Rights where he reported on the activity of the institution he leads for 2022.
AKTUALITET

Një vendim, dy qëndrime: Si u përjashtua Alfred Balla nga drejtësia

08:48 : 20/07/2025
AKTUALITET

Përplasen tre automjete në Maliq, dy të plagosur

14:53 : 19/07/2025
AKTUALITET

Digjet gjatë natës lokali në Korçë

08:21 : 19/07/2025
AKTUALITET

Digjen dy automjete në Korçë

08:44 : 18/07/2025
Para

Biberaj në krye të VOA/ Basha: Krenar për kontributin e tij

TË GJITHA

Horoskopi, e martë, 22 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:06 : 21/07/2025

Edi Rama gjen një tjetër mënyrë për të paguar mikun e tij Tony Blair

23:01 : 21/07/2025

Uji ju tërheq me forcë? Ja teknikat e shpëtimit që duhet t’i dini

22:55 : 21/07/2025

“Më kanë përdhunuar”/ Dëshmia: Ende e mbaj mend fytyrën e Goranit

22:42 : 21/07/2025

Pse Moska është e sigurt se do kemi një takim Putin-Trump në Pekin

22:41 : 21/07/2025

Kush mund ta zëvendësojë Dumanin në krye të SPAK? Klodiana Lala zbulon disa emra

22:31 : 21/07/2025

Testi i dytë miqësor, Teuta barazon pa gola me Llapin

22:31 : 21/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com