• Kontakt
Friday, October 10, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Skandal në QSUT, 6 muaj pa (EEG) për fëmijët, aparaturën e nxjerrin “të prishur”

12:16 : 26/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI, SOCIALE

Nga Boldnews.al

Fëmijë të vegjël me probleme neurologjike që dergjen në krahët e prindërve, presin me sytë nga një dhomë e vogël ku ndodhet aparatura ekzaminuese e EEG (e njohur si ezhe). “Nuk punon, shkonin në privat”-është përgjigjia që vjen nga tre mjekët neuropediatër dhe infermierja ekzaminuese, që hap e mbyll një derë, pa kryer asnjë ekzaminim.

Ky ritual ka gjashtë muaj që vijon dhe deri më tani nuk është marrë asnjë masë. Prindërit me fëmijët që vuajnë nga probleme neurologjike, shpesh edhe fizike, detyrohen të numërojnë ato pak të holla dhe shkojnë të imponuar në një klinikë private e cila si për “ironi”, është hapur pikërisht në kohën që aparatura në spital doli “jashtë funksionit”.

Po si qëndron e vërteta e saj? Boldnews.al ka mësuar nga burime të konfirmuara se aparatura është funksionale, madje pak muaj më parë erdhën edhe inxhinierët që mirëmbajnë pajisjet spitalore dhe konstatuan se është në gjendje shumë të mirë. Por këtë nuk e “pranojnë” tre mjekët neuropediatër, të cilët urdhërojnë ekzeminuesen e EEG-së që të mos kryejnë asnjë veprim.

Pacientët e vegjël, disa prej të cilëve dukshëm me probleme të shëndetit mendor, por edhe fizik, detyrohen që të shkojnë për ekzaminim në klinikën private ku kryhet ezhe specifike për fëmijë dhe ndodhet përballë spitalit. Tarifa është e kripur për ta, e cila kap shumën e 55 mijë lekëve të vjetra.

Lexo edhe:

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

Një i mitur pacient me probleme neurologjike e ka të nevojshme ekzeminimin me EEG, të paktën dy herë në vit. Gjithashtu pjesa më e madhe vijnë nga rrethet kjo për shkak se në spitalet rajonale mungon aparatura e EEG-së për fëmijë (është më specifike dhe nuk është e njëjtë me atë të të rriturve).

Mjekët nëpër rrethe i dërgojnë në Tiranë, duke u plotësuar edhe dokumentacionin e nevojshëm, por sapo futen në konsultat pediatrike u vjen përgjigjia: “ezheja nuk punon, shkoni në privat”-duke i drejtuar aty pranë në klinikën private. Vetë mjekët duket se janë të lidhur me këtë “aferë” që sot rëndon jo vetëm mbi shëndetin e atyre fëmijëve që vuajnë, por edhe të prindërve të tyre. Pacientët që shfaqin të tilla probleme kanë nevojë për kujdestarinë e të paktën njërit prej prindërve, çka sjell automatikisht edhe pamundësinë për të punuar, por kur shkojnë tek “shëndetësia falas”, u vjen një faturë që mbi ta rëndon shumë.

Për të qenë në “rregull” me letra, është bërë kërkesë nga mjekët për dërgimin e një aperture të re, por nga ana tjetër, ka një raport të inxhinierëve të mirëmbajtjes të cilët shprehen se ajo nuk ka asnjë problem, përkundrazi është në gjendje shumë të mirë teknike.

Ky “ngërç” ka gjashtë muaj që nuk zgjidhet dhe duket se askush aty në QSUT nuk do që ta zgjidhet. Për të janë në dijeni jo vetëm mjekët por edhe administrata e Drejtoririsë së QSUT-së, e cila çdo muaj mban në listpagesat e saj një infermiere të EEG-së, e cila nuk ka realizuar qoftë edhe një veprim të vetëm, jo për një kohë të shkurtër, por për gjashtë muaj radhazi.

“Të gjithë të lumtur”, si mjekët, klinika private, administratorët e pavionit dhe drejtuesit e QSUT-së… për një fakt të thjesht: brenda një dite mund të kenë nevojë 20-25 pacientë për EEG dhe llogaria bëhet lehtë 20 pacientë shumëzuar për 55 mijë lekë=…. E dinë mirë këtë benefit monetar të përditshëm të gjithë ata bluza të bardha dhe të veshurit shik në drejtorinë e QSUT-së…!

Etiketa: aparatureqsutskandal

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandal në Peshkopi, mishi i pavulosur dhe i pakontrolluar përfundon tek konsumatorët

21:17 : 06/10/2025
AKTUALITET

Skandal në Fier/ Video pornografike brenda një shtëpie ku jetojnë fëmijë të mitur

21:43 : 03/10/2025
AKTUALITET

“Skandal në Farmacinë Qendrore të QSUT-së”, raporti i KLSH: Në sistem u gjetën ilaçe të skaduara

16:22 : 02/10/2025
AKTUALITET

Vetëm 57 psikiatër dhe spitale të mbipopulluara/ Gjendja alarmante e shërbimeve të shëndetit mendor

19:24 : 01/10/2025
AKTUALITET

QSUT do t’i jepet një oligarku me koncension? Lëvizje të dyshimta dhe skema korrupsioni në shëndetësi

14:52 : 01/10/2025
AKTUALITET

Skandali në Dhomën Kombëtare të Zejtarisë/ 1.1 mln lekë për të marrë titullin “mjeshtër” në saldim

21:30 : 30/09/2025
Para

Aktorja e njohur dënohet me pesë muaj burg

TË GJITHA

Danimarka blen 16 avionë F-35 për të forcuar mbrojtjen ajrore

22:03 : 10/10/2025

Avionët zjarrfikës që s’u panë kurrë! Ministri Pirro Vengu “fluturon” me fjalë, jo me flotë!

22:01 : 10/10/2025

PD konfirmon EMRAT e kandidatëve që do të mbështesë për zgjedhjet në Berat dhe Vlorë

21:47 : 10/10/2025

U kapën me kokainë në një rulo të marrë me qira, dënohen me burg 2 shqiptarë në Angli

21:44 : 10/10/2025

Qytetari kërkon ajër, restoranti i hedh tymin në shtëpi

21:29 : 10/10/2025

Fshati Topojan në Bulqizë pa ujë dhe me drita të dobëta. Banorët jetojnë mes bretkosave dhe shpresës

21:22 : 10/10/2025

Kryebashkiaku i Rrogozhionës fut gjithë fisin në bashki, disa nuk shkojnë fare në punë

21:13 : 10/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com