• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përzgjedhja e kandidatëve për deputet të PD, ja 4 fazat që do të kalojë procesi

12:33 : 25/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Kryesia e Partisë Demokratike miratoi mënyrën e përzgjedhjes se kandidateve për deputet, ku rolin kryesor do e ketë anëtarësia. Referuar udhëzimit, PD do të ngrejë një komision vlerësimi për kandidatët.

Rregullat dhe parimet mbi të cilat do të kryhet përzgjedhja e kandidatëve ndahen në katër faza.

Faza e parë është identifikimi dhe propozimi i kandidatëve nga anëtarët. Çdo anëtar ka të drejtën e propozimit të një kandidati. Edhe ata individë qe nuk janë propozuar nga anëtarësia, kanë të drejtën e vetëpropozimit.

Identifikimi i kandidaturave të mundshme do të bëhet në dy mënyra:

– Propozimi nga anëtarët e partisë në mbledhjet e Grupseksioneve, ku secili anëtar do të ketë të drejtën të propozojë vetëm një kandidat.
– Vetëkandidimi, ku një person shpreh interes për të qenë kandidat i mundshëm. Vetëpropozimi duhet të shoqërohet me mbështetjen e të paktën 10 anëtarëve të Partisë.
Procesi në këtë fazë ndiqet nga Degët e Partisë dhe monitorohet e drejtohet nga Grupi Qendror i Koordinimit (zyrtar të Partisë që nuk kanë konflikt interesi me zonat që do të mbulojnë).

Lexo edhe:

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

Faza e dytë është verifikimi dhe seleksionimi i kandidatëve nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve.

Seleksionimi i kandidatëve të dalë nga faza e parë do të bëhet nga Komisioni i Vlerësimit të Kandidatëve, që do të përbëhet nga 5 anëtarë dhe 2 ndihmës. Anëtarët do të jenë ish-drejtues të lartë të partisë, personalitete të shoqërisë civile dhe medias, përfaqësues të botës akademike, etj. Komisioni bën vlerësimin e secilit kandidat, nëse përmbush kriteret e parashikuara nga udhëzimi apo jo. Në përfundim të procesit hartohen dy lista:
1.Listën e kandidatëve që do t’i nënshtrohen procesit të konsultimit me anëtarët;
2.Listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Faza e tretë e procesit është konsultimi i listës se kandidatëve potencialë nga anëtarësia me parimin 1 anëtar, 1 votë.

Anëtarët e Partisë, sipas parimit “një anëtar, një votë”, bëjnë konfirmimin e kandidaturave të mundshme, sipas kësaj procedure: Listat e kandidatëve për konfirmim hartohen në nivel Dege, grup degësh apo Qarku, në varësi të numrit të kandidatëve apo numrit të anëtarëve në një Degë apo Qark. Në një ditë të shpallur paraprakisht për votim, cdo anëtar ka të drejtën që të shprehë kontestimin e tij (“votë kontestuese”) për një ose më shumë kandidatë nga lista. Numri i lejuar i kandidatëve që mund të kontestohen, përcaktohet në Fletën e Votimit dhe është jo më shumë se 20 % e numrit total të listës së kandidatëve, për secilën Degë apo Qark. Kandidati që ka më shumë se 20 % “votë kontestuese”, në raport me numrin e përgjithshëm të anëtarëve të Partisë në atë Degë apo Qark, hiqet nga lista e kandidatëve të konfirmuar dhe përfshihet në listën e kandidatëve që u shtyhet aprovimi.

Dhe faza e katërt është zyrtarizimi i listës nga kryesia e partisë dhe miratimi nga Këshilli Kombëtar.

Kandidatët e listës së Partisë përzgjidhen nga kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia në fazën e dytë, sipas këtij raporti: kandidaturat e konfirmuara nga anëtarësia do të përbëjnë jo më pak se 80 % të listës së kandidatëve të Partisë në zgjedhje, ndërkohë që jo më shumë se 20 % e listës së kandidatëve do të përzgjidhen nga Kryesia e PDSH-së, si prurje të reja nga bota akademike apo shoqëria civile; përfaqësues të të përndjekurve politikë apo pronarëve; përfaqësues të diasporës; përfaqësues të sipërmarrjes; personalitete politike me kontribut të gjatë në parti; etj. Gjatë kësaj faze do të mbahet në konsideratë: (1) përfaqësimi i grave të jetë jo më pak se 30 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (2) përfaqësimi i të rinjve të jetë jo më pak se 10 % e numrit të përgjithshëm të kandidatëve. (3) përfaqësimi i shtresës së të përndjekurve politikë apo pronarëve.

Të vetmit qe nuk do të mund të jenë pjese e garës janë personat qe janë subjekt i ligjit te Dekriminalizimit, kanë qenë funksionar të lartë para viteve ’90 apo bashkëpunëtor të sigurimit të shtetit.

Etiketa: fazatkandidatePD

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Bardhi publikon sërish video nga zgjedhjet: Ja si një patronazhiste e PS prish sistemin e videomonitorimit

12:26 : 08/08/2025
AKTUALITET

“Dumani mohon faktet”, Berisha: Qeveria përdori gjysmë miliard euro për të ndikuar qytetarët në zgjedhje

13:30 : 07/08/2025
AKTUALITET

“Berisha të marrë vendim të forta”/ Maliqi: Eno Bozdo shkaktari i humbjes së mandatit të 3-të në Berat

18:22 : 06/08/2025
AKTUALITET

Murrizi: Do të jem kandidat, nëse hapet gara për kryetar të PD-së

15:56 : 06/08/2025
AKTUALITET

Letra e Igli Hasanit, Berisha: Reagimi i “narko-ministrit” fakton farsën zgjedhore të 11 majit

13:33 : 05/08/2025
AKTUALITET

Bardhi publikon videon: Vëzhguesit e PS kanë votuar në emër të qytetarëve

14:07 : 04/08/2025
Para

Miley rrëfen betejën e saj me alkoolin: Pse jam kështu si jam?

TË GJITHA

Barazuan ndaj Olimpija Ljubjanës, Tetova: Rival i vështirë, por jemi optimist për kualifikimin

16:16 : 08/08/2025

Ambasada e SHBA: Nga 2 shtatori, ata që duan viza, duhet të intervistohen me një zyrtar konsullor

16:15 : 08/08/2025

Plas keq sherri në një familje në Tiranë, arrestohen dy anëtarë, dy të tjerë procedohen penalisht

16:06 : 08/08/2025

Freiburgu huazon Florent Muslijën, mesfushori shqiptar mbetet në futbollin gjerman

15:58 : 08/08/2025

Helmim nga brokoli në Itali, një viktimë dhe disa të shtruar në spital

15:57 : 08/08/2025

Landfill i ri për Elbasanin: Rrangalla 26 milion euro nuk llogaritet për incenerator

15:50 : 08/08/2025

Vendimi i Kushtetueses përplas partitë politike në Kosovë

15:37 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com