• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Një kandidat shqiptar për Kryeministër në Maqedoninë e Veriut

17:50 : 25/06/2020
në AKTUALITET, RAJONI

Në Maqedoni filloi fushata zgjedhore për zgjedhjet e parakohshme parlamentare. BDI garon për kryeministër me Naser Ziberin.

Partitë politike garuese në zgjedhjet e parakohshme parlamentare nisën zyrtarisht fushatën zgjedhore 20-ditëshe. Në zgjedhjet e parakohshme parlamentare sipas listave të parashtruara në KSHZ do të marrin pjesë 15 koalicione dhe parti me 1.598 kandidatë.

BDI promovon idenë e kandidatit shqiptar për kryeministër

Partia shqiptare në pushtet Bashkimi Demokratik për Integrim BDI e ka filluar fushatën në Prespë duke vënë theksin në “idenë e madhe për zgjedhjen e kryeministrit të parë shqiptar” përmes promovimit të Naser Ziberit si kandidat për këtë post. “Pas konsultimeve intensive me shoqërinë civile, botën akademike, ekspertë dhe opinionkrijues, arritëm deri tek emri unifikues dhe meritor për të qenë i pari shqiptar që garon për të thyer edhe kornizën e fundit një-etnike në Maqedoninë e Veriut, atë të kryeministrit të vendit dhe ky është Naser Ziberi ,i cili i ka të gjitha virtytet për të prirë ekzekutivin e vendit drejt barazisë së plotë”, tha kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.

Kandidati për kryeministër shqiptar Naser Ziberi theksoi në takimin promovues të BDI-së se në këto momente i gjithë vendi, rajoni, po edhe komuniteti ndërkombëtar po flet për një ide e cila mund të bëhet realitet. “I thashë po kandidaturës për kryeministër shqiptar se kjo ide është më e madhe se sa unë, kjo ide është më e madhe se vetë BDI. Unë nuk do ta kisha pranuar këtë propozim sikur të mos bindesha se ky është një projekt kombëtar. Sikur të mos bindesha se përmes kësaj ideje do ta faktorizojmë popullin shqiptar në Republikën e Maqedonisë së Veriut edhe më tepër”, deklaroi Naser Ziberi. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe alternativa nën moton “Tash është koha” do ta zhvillojnë takimin promovues në Tetovë.

Lexo edhe:

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

Radhë të gjata makinash në Qafë-Thanë, vonesa në përpunim dokumentesht

Nord-Mazedonien | Treffen des mazedonischen Sicherheitsrates bei dem Präsidenten Stevo Pendarovski (Kabinett des Präsidenten von Nord-Mazedonien)

Anëtarësimi në NATO dhe BE – moto kryesore e LSDM-së

Partia maqedonase në pushtet Lidhja Social-Demokrate e Maqedonisë me moton “Shkojmë në fitore” fushatën e ka filluar duke vendosur theksin në arritjet e kësaj partie gjatë qeverisjes trevjeçare, përkatësisht anëtarësimin e vendit në NATO dhe procesin e fillimit të bisedimeve për anëtarësim në BE, pa lënë anash dhe rritjen e standardit jetësor.

Opozita maqedonase premton kthimin e dinjitetit

Partia maqedonase opozitareVMRO DPMNE në zgjedhje hyn me moton “Ripërtërije” pasi siç theksojnë “gjatë qeverisjes së socialdemokrateve shteti ka humbur dinjitetin si në rrafshin e brendshëm dhe atë ndërkombëtar.” VMRO-DPMNE në fokus të fushatës zgjedhore ka vendosur realizimin e shumë projekteve kapitale, uljen e papunësisë dhe ripërtëritjen ekonomike.

Pendarovski: Pres fushatë dinjitoze

Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, u ka bërë thirrje me rastin e fillimit të fushatës për zgjedhjet e parakohshme parlamentare të gjitha palëve garuese të angazhohen për mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare sipas standardeve dhe kritereve të larta, duke e pasur parasysh gjithnjë perspektivën euroatlantike të shtetit.

“Pres të gjitha partitë politike të organizojnë fushatë në të cilën pjesëmarrja do të jetë e sigurt për të gjithë, edhe për kandidatët, edhe për qytetarët. Pres nga të gjitha partitë politike fushatë dinjitoze, me nivel të lartë kulture politike, pa diskretitime”, ka theksuar presidenti i shtetit Stevo Pendarovski.

Partitë premtuan zgjedhje të drejta dhe demokratike, për çka nënshkruan edhe një kod. Partitë gjatë aktiviteteve të tyre si në takime me qytetarët edhe në tubime të cilat nuk janë të ndaluara, janë të obliguara t’i nënshtrohen protokollit shëndetësor të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse për mbrojtje nga infektimi. Në fushatë duhet të sigurohet distancë prej 1.5 metër deri në 2 metra, maska është e domosdoshme në ambiente të mbyllura, kurse në ambiente të hapura vetëm kur nuk sigurohet distanca./DW/

Etiketa: kandidat shqiptarkryeministermaqedonia e veriut

Lajme të lidhura

RAJONI

Persona të maskuar i zunë pritë kandidatit të Ali Ahmetit, detaje nga atentati ndaj zyrtarit të BDI-së

17:43 : 07/10/2025
AKTUALITET

Radhë të gjata makinash në Qafë-Thanë, vonesa në përpunim dokumentesht

10:42 : 05/10/2025
AKTUALITET

Skema korruptive e inspetorëve të bashkisë, Këlliçi: Një version i përmirësuar i skemës “5D”

12:22 : 13/09/2025
BOTA

Macron emëron kryeministrin e ri të Francës

20:14 : 09/09/2025
RAJONI

Lëvizja Vetëvendosje propozon sërish Albin Kurtin për kryeministër

12:31 : 07/09/2025
AKTUALITET

Pogradec/ Parashutisti maqedonas rrezikon jetën nga stuhia

19:15 : 30/08/2025
Para

Njihuni me 27-vjeçaren që pi gjak njeriu dhe eviton rrezet e diellit: Kam 600 vjet që jetoj kështu, të jesh vampire është fuqizuese

TË GJITHA

Dronët kamikazë “Skydagger” arrijnë në Kosovë, Kurti: Ndërtojmë një ushtri me zhvillimet e reja teknologjike

17:37 : 08/10/2025

Me 23 mijë euro cash dhe dokumente false, 6 persona ndalohen në aeroportin e Rinasit

17:31 : 08/10/2025

Bill Gates bën parashikimin për 10 vitet e ardhshme: Ja si do ndikojë AI në jetën tonë

17:19 : 08/10/2025

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025

Udhëtimi i Adams trajtohet si vizitë private nga qeveria shqiptare

17:01 : 08/10/2025

Emri/ PD përzgjedh kandidatin për kryebashkiak në Mat

16:54 : 08/10/2025

PD nis procedurat për shkarkimin e presidentit Bajram Begaj: Ka shkelur Kushtetutën

16:35 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com