• Kontakt
Saturday, November 1, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOLD BLOG

Me makinë deri te ujvara? Çifte pjeshkash në Theth me fuoristrada babi

15:40 : 24/06/2020
në BOLD BLOG, NDRYSHE

Nga Ermal Hasimja

Turizmi në dorë të shqiptarëve.

Në fundjavë isha në Gjipe, një vend i mrekullueshëm ku nuk ka mbërritur ende betoni. Zakonisht në këtë kohë ka më tepër të huaj se shqiptarë. Për fat të keq kësaj here kishte vetëm shqiptarë: si specie, jo si qenie të qytetëruara.

Makinat parkohen 5 metra nga deti. Tufa djemsh të rinj që vendosin makinat mes tyre e detit për të shijuar pamjen e mrekullueshme që ofrojnë … rrotat e makinës. Sepse gjithë plazhi duhet ta marrë vesh që kanë makina dhe sepse qeset me ushqime e birra nuk duhet t’i kenë më larg se 1 metër.
Disa po argëtohen duke zbrazur tymin e makinës mbi plazhistët e tjerë ngjitur të cilët sapo kanë kaluar nga turbofolku serb në “Xhamadani Vija-Vija”. U shkon me situatën edhe davaritja e burrnisë teksa futen me not qeni në det.

Më i miri bën not Saliu me hedhje koke si trajse sa majtas djathtas. Pranë tyre rrijnë disi të bezdisur disa të tjerë të cilët sapo prenë degën e plotë të një pemë në lulëzim dhe e tërhoqën zvarrë me makinë deri te bregu ku po ndizej zjarri. Jo zjarr muhabeti, por zjarr bubulak. Pothuajse më i madhi në plazh, sepse në fakt më të madhin e kishin ata të tjerët në cepin tjetër të plazhin që zbërthyen kallamat dhe trarët e barit të një hallexhiu që fle me një sy hapur duke pritur konkuistadorët e tatimeve. Është garë, kush e ka më të madhin. Piromanë falocentrikë hipokondriakë.

Lexo edhe:

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

Të folurit, më saktë të ulëriturit, është kumbues dhe i bollshëm. Por 75% e fjalorit e mbulon fjala “k*”. Natën, në çadrën time, nisur nga deklaratat e zhurmshme të të pranishmëve kuptoj se e gjithë Gjipeja qenka plot me “k**”  që pijnë, djegin, mbjellin qese e shishe në plazh, presin pemë dhe sintetizojnë shqipen në 5-6 fjalë themelore.

Në gjuhën e këtyre fjala në fjalë ka më tepër sinonime se çdo fjalë tjetër në botë: shok, njeri, idiot, miku im më i mirë, roje parkingu, komshi, njeri që po ecën në rrugën përballë, shitës perimesh, deputet, mësues fizike, vëlla, polic, etj, etj.

Në fakt jo vetëm Gjipeja agonizon kësisoj. Përpara një jave shqiptarët e tjerë mbollën Ujvarën e Grunasit në Theth me mbeturina. Nuk po u besoja syve kur dy çifte pjeshkash e pjeshkushësh Blloku me fuoristrada babi më pyetën në mes të shtegut nëse shkohej me makinë deri te ujvara! Të ngratët, u zbythën me zhgënjim në sy!

Shumica e atyre që e marrin në sy kalvarin e 30 minutave ecje e shohin ujvarën nga celulari. Kur u del resmja e përkryer interesi për ujvarën ngordh. Entuziazmi u lloc dhe u kujtohet se fustani ose xhinset që kanë veshur nuk u rrijnë bukur në zbritje.

Le të lutemi në heshtje për natyrën por dhe për sipërmarrësit e turizmit shqiptar që këtë vit siç duken bathët do t’i nxjerrin me lot e qyrre paratë e mbijetesës me këtë milet.

Etiketa: Ermal Hasimja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Binaj “ndez motorët” e fushatës, Hasimja zbulon detajet nga takimi: Bashkimi i opozitës funksionon

22:00 : 21/10/2025
AKTUALITET

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025
AKTUALITET

“Situatë e vështirë”/ Gara për Tiranën, Ermal Hasimja flet për kandidimin: Koha është e shkurtër

22:55 : 01/10/2025
AKTUALITET

U propozua si kandidat i opozitës për Bashkinë e Tiranës, reagon Ermal Hasimja

15:48 : 01/10/2025
AKTUALITET

Hasimja: Situata do jetë e njëjtë për sa kohë i puthim dorën politikanëve

20:12 : 25/04/2022
Para

Populizmi dhe rrjetet sociale

TË GJITHA

PS refuzoi ngritjen e dy komisioneve hetimore/ Bardhi: Edi Rama po asgjëson vetë parlamentarizmin

13:22 : 01/11/2025

“Posta e Rreme”/ Goditet një grup i huaj që zhvasnin shqiptarët përmes mashtrimit, në pranga 2 kinezë

13:09 : 01/11/2025

“50 mijë euro për Ajolën”/ “Malësori” Palushi mori leje pallatesh në zona elitare nga Veliaj (FOTO)

12:53 : 01/11/2025

Morën peng dhe dhunuan 32-vjeçarin/ Arrestohet “Duçja”, vëllai i deputetit. Në pranga dhe 2 të tjerë

12:35 : 01/11/2025

Ligji mbron, por realiteti ndëshkon/ Boshllëqet në mbrojtjen e nënave në punë

12:20 : 01/11/2025

EMRAT/ Po transportonin refugjatë nga Nepali, arrestohet në Gjirokastër dy rinj nga Tirana

12:08 : 01/11/2025

Vrau me thikë kuzhinierin/ Filip Shehu rezulton me probleme mendore, avokati kërkon shtrim në psikiatri

11:49 : 01/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com