• Kontakt
Monday, October 27, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Vrasja e dy biznesmenëve në Kurbin, arrestohet autori dhe dy mjekë/ Policia jep detaje nga operacioni “Klinika”

09:53 : 23/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE

Policia e Lezhës ka finalizuar operacionin e koduar “Klinika”, në të cilin u arrestua një person si i dyshuar për vrasjen e dyfishtë të ndodhur në Kurbin më 30 maj. Policia ka dhënë detaje mbi operacionin, që çoi në pranga edhe dy mjekë, që kanë mjekur ilegalisht, autorin e vrasjes, i cili ka mbetur i plagosur në shkëmbimin e zjarrit.

Në pranga janë vënë Eduard Lamaj si dhe mjekët Viktor Marku e Besim Lamaj.

“Kapet dhe vihet në pranga autori kryesor i vrasjes së dyfishtë, për veprat penale ‘Vrasja në rrethana cilësuese, e kryer në bashkëpunim’ dhe ‘Armëmbajtja pa leje’. Identifikohen dhe shpallen në kërkim dhe tre bashkëpunëtorët në vrasje. Gjithashtu, gjatë operacionit janë vënë në pranga edhe dy mjekë që mjekonin ilegalisht autorin e vrasjes në një klinikë private në Tiranë“, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas burimeve zyrtare, në vijim të punës profesionale dhe hetimore të bërë nga grupi i posaçëm hetimor, i ngritur me specialistë nga Drejtoria për Krimet Kundër Personit në Departamentin e Policisë Kriminale, specialistë të DVP Lezhë dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Kurbin, bazuar në informacionet e marra, në bashkëpunim me DVP Tiranë, u organizua dhe finalizua operacioni policor i koduar “Klinika”.

Në kuadër të operacionit u kap në një klinikë private në Tiranë, shtetasi Eduard Lamaj, 30 vjeç, banues në Laç, i cili gjatë kryerjes së krimit ku mbetën të vrarë Bujar Lika ,37 vjeç dhe Paulin Markun, 53 vjeç, si dhe u plagos Kreshnik Tusha, 21 vjeç, pati shkëmbim zjarri dhe për pasojë u plagos në këmbë edhe ky shtetas, i cili po mjekohej ilegalisht në një klinikë private në Tiranë.

Lexo edhe:

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

“Po gjatë operacionit u vunë në pranga dy shtetas, mjekë në klinikën në të cilën mjekohej autori i vrasjes, konkretisht shtetasit Viktor Marku, 42 vjeç dhe Besim Lamaj, 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale ‘Moskallëzimi i krimit’ dhe ‘Veprime që pengojnë zbulimin e së vërtetës’. Vijon puna, nën drejtimin e Prokurorisë, për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarjeje, si dhe për kapjen dhe prangosjen e tre bashkëpunëtorëve të shpallur në kërkim”, thuhet në njoftimin e policisë.

Ngjarja

Atentati i ndodhur në orët e vona të 30 majit, në Kurbin, shënoi dy viktima. Bujar Lika, 37 vjeç, humbi jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa njëri nga dy të plagosurit ndërroi jetë në Spitalin e Traumës në Tiranë, disa orë pasi u transportua aty. Policia bëri të ditur se viktima tjetër nga kjo ngjarje është 53-vjeçari Paulin Gjergji. Ky i fundit, nuk ka mundur t’u rezistojë plagëve që mori nga plumbat, duke ndërruar jetë pavarësisht tentativave të mjekëve. Ndërkohë që i plagosuri tjetër, është shtetasi Kreshnik Tusha. Ky i fundit dyshohet se është një nga autorët që qëlloi për vdekje ndaj Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit. Lika dhe Gjergji, që humbën jetën nga atentati, kanë qenë bashkë ulur në lokal në momentin kur u sulmuan. Viktima Bujar Lika është gjetur nga Policia me armë në dorë, ndërsa burime bënë të ditur se ai ka qëlluar deri sa i janë mbaruar fishekët. Nga ana tjetër, Bujar Lika rezulton një emër i njohur për Policinë, pasi në vitin 2015 ishte mes të hetuarve për vrasjen e Enton Nikajt, ngjarje kjo e ndodhur në Dajt.

Etiketa: biznesmeneKurbinvrasja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vrasja e dy të rinjve për një kafe në Manëz, Gjykata liron 4 të arrestuarit

15:50 : 25/10/2025
AKTUALITET

Vrasja misterioze e 28-vjeçarit shqiptar në Brazil/ Çfarë roli pati pronari i tij italian?

21:14 : 24/10/2025
AKTUALITET

Vrasja e Pëllumb Metës nga familja/ I biri dënohet përjetë, burg dhe për fëmijët e tjerë dhe gruan

11:21 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Do t’i bie dhe shefit të Krimeve”/ Aurel Hoxha po planifikonte një vrasje në burg, a është Arben Lleshi?

21:24 : 21/10/2025
AKTUALITET

“Qeni po luante me kafkën”/ Mesazhet në SKY për vrasjen e Klevis Lleshit: Iku dhe një, djali i Xhavitit

20:29 : 21/10/2025
AKTUALITET

Dyshohet se urdhëroi atentatin ndaj gazetarit Ranucci, publikohet FOTO e Altin Sinomatit

18:22 : 20/10/2025
Para

Përlotet këngëtarja shqiptare: Kam pasur një shtatzani të dështuar

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Hënë 27 tetor 2025

22:57 : 26/10/2025

Balona me helium në hapësirën ajrore, Lituania mbyll aeroportin e Vilniusit dhe kufirin me Bjellorusinë

22:46 : 26/10/2025

Uashingtoni dhe Pekini pranë një marrëveshje tregtare

22:34 : 26/10/2025

Realizoi eurogol në Serie A, Medon Berisha: Trajneri më thotë që të marr iniciativë

22:26 : 26/10/2025

Me 100 diamante/ Del në ankand një nga kurorat e Napoleon Bonaparte

22:13 : 26/10/2025

“Rama ka frikë nga Binaj”, deputeti i PD: Sondazhet e nxjerrin Florin fitues

21:57 : 26/10/2025

Kriptot e sekuestruara nga krimi, thesari dixhital që po sfidon drejtësinë shqiptare

21:48 : 26/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com