• Kontakt
Thursday, October 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Kushtetuesja, Zëdhënësi i Metës replikon me DW: Venecia ka kundërshtuar shkarkimin e Presidentit

15:11 : 23/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Tedi Bludhi, Zëdhënësi i Presidentit, Ilir Meta, ka reaguar ndaj DW lidhur me shkrimin me titullin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës”. Blushi shpreh keqardhjen që në shkrim nuk gjejnë pasqyrim konstatimet e qarta të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese.

“Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik”, shprehet Blushi.

Ndërsa rendit rekomandimet e Venecias, Blushi sqaron se “sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit”.

“Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti””, shprehet ai.

Reagimi nga Zëdhënësi i Presidentit, Tedi Blushi

Lexo edhe:

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

NJË SQARIM DASHAMIRËS DHE I DOMOSDOSHËM PËR KOLEGEN, ANI RUCI

Shpreh keqardhjen që në shkrimin “Tiranë: Funksionimi i Gjykatës Kushtetutese në rend të ditës” me autore kolegen e respektuar Ani Ruci për DW, datë 23 qershor 2020, nuk gjejnë vend konstatimet e qarta dhe rekomandimet specifike që Komisioni i Venecias ka bërë mbi procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Duke ripërsëritur qëndrimin e palëkundur të Presidentit të Republikës SH.T.Z Ilir Meta se funksionimi i Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për kthimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit në Shqipëri, ashtu sikundër është edhe zbatimi kushtetues i reformës në drejtësi, besoj se është e domosdoshme që opinioni publik të njihet me analizën dhe konkluzionet e Komisionit të Venecias në mënyrë të drejtëpërdrejtë, jashtë çdo interpretimi politik.

Konkretisht, Komisioni i Venecias ka theksuar se:

I. Roli i Këshillit të Emërimeve në Drejtësi (KED) ishte vendimtar në procesin e emërimeve të Gjykatës Kushtetuese.

II. Shkaktar i incidentit procedurial në procesin e emërimeve të gjyqtarëve kushtetues ishte Kryetari i KED.

III. Transparenca është thelbësore jo vetëm për besueshmërinë e procesit të emërimeve por edhe për vetë Gjykatën Kushtetuese. KED minoi transparencën e procesit përmes vendimeve antikushtetuese.

IV. Veprimet e Presidentit ruajtën kushtetutshmërinë e të gjithë procesit të emërimeve. Emërimi i mëvonshëm i kandidatit të dytë të Presidentit është i justifikueshëm, pasi qëllimi i mekanizmit zhbllokues nuk ishte i zbatueshëm, për sa kohë nuk kishte as mosveprim dhe as vullnet dashakeq nga ana e Presidentit. Refuzimi i Presidentit për të pranuar betimin e kandidates që pretendonte emërimin automatik ishte i arsyeshëm.

V. Ligji i miratuar në Parlament për ndryshimin e procedurës së betimit përpara Presidentit të Republikës është antikushtetues. Betimi përpara Presidentit shënon jo vetëm nisjen e detyrës së gjyqtarit por edhe konfirmon legjitimitetin e këtij mandati kushtetutes. Ndryshimi i kësaj procedure mund të bëhet vetëm përmes ndryshimit të Kushtetutës me një dispozitë të formuluar qartë dhe vetëm për rastet e qarta të abuzimit. Në rastin aktual Komisioni i Venecias nuk konstaton në asnjë moment abuzim me detyrën.

VI. Ripërtëritja e Gjykatës Kushtetuese është me rëndësi jetike për Shqipërinë veçanërisht për kushtetutshmërinë e çështjeve që lidhen me interesin publik. Dialogu dhe bashkëpunimi ndërinstitucional janë thelbësore për një konsensus të gjerë. Respektimi i mandatit dhe kompetencave të institucioneve shtetërore është kyç.

Të gjitha këto janë pikë për pikë konkluzione të Komisionit të Venecias mbi procesin e emërimeve në Gjykatën Kushtetuese të cituara si më poshtë, dhe nuk janë as komente të Presidentit dhe as të ndonjë komentuesi dashamirës.

Sa i përket shqetësimit në lidhje me shkarkimin e Presidentit të Republikës, sjell gjithashtu në vëmendje se mazhoranca aktuale ka kërkuar dy herë mendimin e Komisionit të Venecias për këtë çështje, me pretendimin e shkeljes së rëndë të Kushtetutës. Në të dyja herët Komisioni i Venecias është shprehur qartë se pretendimet e Kuvendit nuk kanë bazë për të çuar në shkarkimin e Presidentit. Madje Komisioni ka paralajmëruar mazhorancën që në rast se i shkon deri në fund këtij qëllimi politik do të duhet të vendosë “nëse në fund të fundit kjo do t’i shërbente apo do t’a asgjesonte qëllimin e kontrollit dhe balancës në një situatë kur Parlamenti dhe të gjitha bashkitë dominohen nga një parti. ”

Sa i përket çështjes së 15 kushteve të Bashkimit Europian, dëshiroj të theksoj se ka qenë pikërisht Presidenti Meta, që edhe në këtë rast, ka kërkuar bashkëpunim gjithëpërfshirës, dhe në mungesë të këtij bashkëpunimi ka paralajmëruar me shqetësim shtimin e kushteve, duke këmbëngulur se nga Shqipëria pritet përparim konkret dhe i vërtetë.

Si gazetare e “DW”, ju keni zbuluar vetë qëndrimin e qartë që edhe Gjermania, vendi që do të marrë së afërmi Presidencën e Bashkimit Europian, ka mbajtur në raport me pritshmëritë e këtij procesi, me rëndësi strategjike për Shqipërinë.

Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta qëndron përherë i gatshëm t’ju sqarojë drejtpërdrejt çdo çështje, e veçanërisht faktet që përbëjnë interes të veçantë publik.

Etiketa: BlushiDWMeta

Lajme të lidhura

BOTA

BE akuzon Metën dhe TikTok-un për shkelje të rregullave në përmbajtjen dixhitale

15:33 : 24/10/2025
BOTA

Zuckerberg humb durimin me punonjësit, Meta ndërmerr shkurtime masive

20:12 : 23/10/2025
AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
AKTUALITET

Kryemadhi me unazë në dorë para SPAK-ut: Mami është më snajper, unë i kam ngjarë babait

13:19 : 29/07/2025
Para

Se*s tresh me Amber Heard dhe Cara Delevingne, pas akuzave nga Johny Depp reagon Elon Musk

TË GJITHA

Shqipëria me çmimet më të larta të energjisë në rajon

08:27 : 30/10/2025

Sot dy seanca në Kuvend/ PD kërkon të votohet shkarkimi i Peleshit, raporton edhe KLP

08:24 : 30/10/2025

Trump dhe Xi dakordësohen për t’i ulur tensionet dhe për të “bashkëpunuar” për Ukrainën

08:15 : 30/10/2025

Parashikimi i motit për këtë të enjte

08:10 : 30/10/2025

Këmbimi valutor 30 tetor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:09 : 30/10/2025

Horoskopi, 30 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:02 : 29/10/2025

“Onkologjiku, si kamp përqendrimi”/ Gazetari: Pacientët i marrin kimioterapitë në karrige

22:58 : 29/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com