• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Basha nga Zall Bastari: Do të ulim çmimin e naftës për fermerët dhe do i japim fund braktisjes së banorëve në fshat

18:50 : 23/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE

Fermerët shqiptarë vuajnë prej 7 vitesh tashmë prej braktisjes së qeverisë, kostove të rritura dhe mungesën e infrastrukturës. Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ishte sot në Zall Bastar, një zonë me rreth 5000 banorë ku pjesa më e madhe e tyre merren me bujqësi.

Problematikat e fermerëve të zonës ishin të shumta. Një pjese e mirë e tyre iu ankuan zotit Basha se qeveria nuk kishte bërë asgjë për të siguruar infrastrukturën rrugore.

“Ka 30 vjet ne këtu që vuajmë për një urë këtu edhe s’na e ka bërë asnjeri deri më sot. Janë 300 e ca familje, 400 familje këtej sI bënë njëri”, – ankohen banorët e një prej lagjeve kryesore të Zall Bastarit të cilët vetëm kalimin përmes lumit kanë si rrugë të vetme për të nxjerrë prodhimet në treg por edhe kur kanë nevoja shëndetësore.

Problematika e ngjashme është edhe për banorët e fshatit Vilëz të cilët urën e kanë por në urë nuk kalojnë dot.

“Ka 7 vite që Edi Rama premtoi rrugën për fshatin, dhe deri më tani asgjë nuk është bërë”- u shpreh një fshatar i zonës, i cili e kishte thuajse të pamundur transportin e produkteve të tij për shkak të rrugës së degraduar dhe jashtë standardeve.

Lexo edhe:

Afera 430 milionë euro me Inceneratorët/ Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK

‘Toyota Yaris’/ Lulzim Basha dëshmon në SPAK para prokurorëve belgë

Banorët e fshatit Vilëz, në mungesë të rrugës që e lidh këtë zonë me qendrën e Zall Bastarit kryetarit Basha i kanë dalë para në urën që supozohet që e lidh këtë fshat me pjesën tjetër të Njësisë Administrative. Ata prej 7 vitesh janë mashtruar me urën e cila edhe pse është ndërtuar nuk është funksionale.

“Tre herë është përuruar kjo urë, por ndërkohë makinat janë sërish në lumë”, – thotë një prej banorëve të Vilëzës.

Ura nuk është funksionale pasi pjesa që e lidhe këtë urë me rrugën është sërish në lumë pasi nuk është bërë investim për të ndërtuar një trase anës së lumit që të lidhet me urën.

Ndërsa një tjetër banor thotë se: “Në 2013 Edi Rama erdhi këtu e premtoi urën, rrugë dhe asfalt, por zero. asnjë kamion me zhavorr nuk ka hedhur”

Fermerët që kultivojnë një nga varietetet më të njohura të domates në këtë zonë thonë se problemi kryesor i tyre është kostoja që ka vajtja në treg.

“Prodhimet i çojmë në fund të Tiranës dhe transporti në mungesë të rrugës ka kosto”, – thotë një nga fermerët.

Ndërsa një tjetër banor që gjithashtu merret me kultivimin e domates së njohur të Zall Bastarit thotë se kostoja e punimit të tokës është shumë e madhe.

“Plugimi është shumë i shtrenjtë. Naftë me akcizë zetoristi nuk i jep, helmet janë të pasigurta. Edhe fara  nuk dihet si do të dali. Vjet ka dalë për ibret.”, – thotë ai ndërsa tregon se puna me tokën u shërben sa për të jetuar.

Një blegtor ndërsa bisedon Bashën dhe tregon se sa e vështirë është të çojë prodhimet e tij në tregun e Tiranës pasi qumështin nuk shkon askush atje ta marrë.

“Një ditë po e një ditë jo e nxjerr qumështin në Tiranë, me furgona ose marr taksi se në këmbë është 1 orë e gjysëm larg”, – thotë ai.

“Fshati është në ditë të zezë. Ka njerëz që, për Zotin, hanë një vaktë bukë në ditë. Populli është në ditë të zezë. Këtu nuk pyet askush. Me ardhë në Mal Vilës që jam unë, është si me shku në Siberi. S’ka as rrugë. Dritat vijnë një herë, tani vijnë, tani ikin, janë telat e 68-ës”, – tregon një prej banorëve të këtij fshati që gjithashtu është dëmtuar edhe nga tërmeti dhe jeton me rrezikun e shembjes së banesës së tij.

Kryetari i Partisë Demokratike u shpreh se qeverisja e PD do të fokusohet te fermerët dhe nevojat e tyre. Nën qeverisjen e Partisë Demokratike do të akordohen 50 milionë euro për ndërtimin apo rindërtimin e infrastrukturës rrugore. Partia Demokratike do të mundësojë 100 milionë euro subvencione në vit për fermerët shqiptarë, që prodhimi i tyre të rritet dhe fitimet të garantojnë mirëqënie dhe zhvillim. Taksa e naftës do të ulet dhe kjo do të ketë ndikim të drejtpërdrejtë në çmimin e naftës, duke e ulur atë dhe duke i bërë më të përballueshme kostot e prodhimit.

Etiketa: Basha boldnews host domain

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Afera 430 milionë euro me Inceneratorët/ Basha-Ramës: Hiq dorë nga kërcënimi i prokurorëve të SPAK

17:57 : 20/02/2022
AKTUALITET

‘Toyota Yaris’/ Lulzim Basha dëshmon në SPAK para prokurorëve belgë

17:00 : 10/02/2022
AKTUALITET

Basha: PD nuk është më strehë e të kaluarës (Video)

18:21 : 19/01/2022
AKTUALITET

Basha publikon videon: Zëri i grave është vendosmëria për tu ndarë nga e shkuara

20:57 : 18/01/2022
AKTUALITET

Basha: Sot u ndamë nga Berisha dhe Berishizmi

18:19 : 08/01/2022
AKTUALITET

Epike/ ‘Të Paekspozuarit’ shpallin njerun e viti Lulzim Bashaën, ja meritat

18:35 : 30/12/2021
Para

Yuri Kim: SHBA 800.000 dollarë për Trashëgiminë Kulturore në Shqipëri

TË GJITHA

Vatikani publikon për herë të parë PAMJET brenda Konklavës kur zgjidhet Papa i ri

14:02 : 09/05/2025

Radarët u fikën 87 sekonda dhe radioja heshti, avionët me mbi 2000 pasagjerë drejt tragjedisë në Nju Jork

13:58 : 09/05/2025

Boçi: Beci po përpiqet t’i vjedhë zgjedhjet në Shkodër, dosja në SPAK pas 11 majit

13:52 : 09/05/2025

“Votat nga diaspora po administrohen jashtë protokollit”, PD kërkesë urgjente KQZ për ndërhyrje

13:42 : 09/05/2025

Merz e nis punën me sfida të brendshme dhe ndërkombëtare

13:37 : 09/05/2025

Qindra tërmete në ditë, vullkani nënujor Axial Seamount gati të shpërthejë

13:35 : 09/05/2025

Giro d’Italia “paralizon” Tiranën, Durrësin dhe Vlorën/ Ja rrugët që do të bllokohen

13:25 : 09/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com