• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

26-vjeçari që u vra me thikë në zemër, ndërhyri të largonte vëllanë/ Detajet

08:52 : 20/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur orët e vona të së enjtes në qytetin e Vlorës, ku një i ri është vrarë me thikë nga një adoleshent. 26-vjeçari i identifikuar si Aleksandër Petanaj ka humbur jetën, pasi është goditur me thikë në zemër nga G. Tartaraj. Petanaj ka marrë disa plagë në trup, por fatale ka qenë goditja që ka marrë në afërsi të zemrës. I riu nuk ka mundur të përballojë dot plagët e marra në trup, ndërsa ndërroi jetë në sallën e operacionit katër orë pas ngjarjes.

NGJARJA

Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:50 minuta të së enjtes, në afërsi të pyllit të “Sodës”, në Vlorë, në zonën e quajtur si “ish-ushqimorja”, pas një grindjeje të çastit mes disa të rinjve.

Të rinjtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, ndërsa 26-vjeçari Petanaj është futur për të larguar të vëllanë nga sherri, teksa është qëlluar me thikë nga 15-vjeçari, i identifikuar nga Policia e Vlorës si G. Tartaraj.

Pasi ka shkuar në vendin e ngjarjes, uniformat blu kanë bërë të mundur arrestimin, identifikimin dhe më pas arrestimin e të miturit. Sinjalizimi për ngjarjen është dhënë në momentin kur 26-vjeçari është dërguar në gjendje të rëndë në Spitalin e Vlorës. Burime nga Policia e Vlorës kanë konfirmuar se shkak ishte bërë një grindje mes disa të rinjve të tjerë, por e ka pësuar 26-vjeçari që ndërhyri për të larguar të vëllanë.

Lexo edhe:

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

HETIMET

Sipas uniformave blu, mësohet se vëllai i viktimës kishte pasur një konflikt të çastit me disa të rinj të tjerë. Ky konflikt kishte nisur për motive të dobëta, ndërsa mësohet se kishte ndodhur edhe herë të tjera mes adoleshentëve. Autori i vrasjes së 26-vjeçarit mësohet gjithashtu se ishte shok klase me vëllanë e viktimës.

26- vjeçari, sipas Policisë, ka ndërhyrë për të larguar të vëllanë nga grindja, por pikërisht për këtë shkak, ai është qëlluar disa herë më thikë. Petanaj njihej si një person i qetë, që punonte në një mobilieri në Vlorë dhe nuk ishte problematik. I riu ishte mjaft i lidhur me punën, fakt ky që konfirmohet pas deklaratave të dhëna në Polici nga të afërm të tij.

Sipas burimeve nga blutë, mësohet se grindja mes të rinjve ka nisur disa çaste përpara krimit të rëndë.

Nga hetimet e Policisë mësohet se autori, G. Tartaraj, vetëm 15 vjeç, ishte shok klase me vëllanë e viktimës, me të cilin kishin pasur edhe herë të tjera konflikt me njëri-tjetrin, por duket se konfliktet lidheshin me çështjet e shkollës, sipas Policisë të cilësuara edhe si grindje fëmijësh.

Ndërkohë, në Policinë e Vlorës janë shoqëruar disa persona, të cilët kanë dhënë deklarimet e tyre lidhur me ngjarjen në fjalë.

Burimet thanë se janë shoqëruar në ambientet e komisariatit të gjithë personat që kanë qenë të pranishëm në vendin e ngjarjes. Po ashtu, pas arrestimit, gjendja e të miturit mësohet se është e rënduar psikologjikisht. Ai pritet të dalë para Gjykatës për t’u njohur me masën e sigurimit personal.

Familjarë të viktimës: Nuk e lëmë me kaq, na iku djali

Në familjen e Alekandër Petanajt ka pllakosur hidhërimi, ndërsa të afërm të tij janë shprehur se viktima ishte një person shumë i qetë.

Para grupit hetimor, ata kanë thënë se 26-vjeçarit i kanë bërë pritë 10-15 veta me dy makina, teksa ishte duke u kthyer me biçikletë nga puna që bënte në mobilieri.

“Aleksandri po kthehej natën nga Vlora me biçikletë. Kishte qenë në punë në mobilieri. Në pyllin e Sodës i kanë bërë pritë. Kanë qenë rreth 10- 15 vetë me dy makina. Pasi e kanë sharë dhe goditur disa herë, e kanë qëlluar me thikë. Ai që e qëlloi është shok klase me vëllain e Aleksandrit. Janë zënë edhe më parë, por gjëra fëmijësh. Jemi në një lagje me atë që është arrestuar. Ne nuk e lëmë me kaq. Na iku djali. Aleksandri nuk ngacmonte njeri, punonte gjithë ditën në mobilieri”, janë shprehur ata. /Panorama/

Etiketa: ngjarjaviktimavlore

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndodh në Bashkinë e Vlorës: Hap konkurs dhe interviston veten, në fund vetëshpallet fituese

22:01 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Do ju varros! Ai b***q*** të hedhi lekët”/ Vlonjati një vit pa parë vajzën, gruaja e kërcënon

21:44 : 07/10/2025
AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

Brunilda Mersini do garojë për Bashkinë e Vlorës, ja kush do e zëvendësojë në Kuvend

19:31 : 07/10/2025
AKTUALITET

Del kandidatura e parë e pavarur në Vlorë për kryetar bashkie

08:46 : 07/10/2025
AKTUALITET

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025
Para

Rezoluta me 15 kushte/ Paloka ironizon Ramën: 200 vota u shtuan nga kontributi i Ballës

TË GJITHA

Horoskopi, e mërkurë, 8 Tetor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:00 : 07/10/2025

Karamuço tregon detaje mbi vrasjen e gjyqtarit Kalaja: Ka video nga momenti i ngjarjes

22:56 : 07/10/2025

Gazetari: Kandidatët për deputet duhet të merrnin një certifikatë pastërtie para hyrjes në Kuvend

22:51 : 07/10/2025

Trump kërkon lirimin e pengjeve, Hamasi tregon kushtet për armëpushim në Gaza

22:46 : 07/10/2025

Agron Shehaj dhe Ermal Hasimja do të mbështesin kandidaturën e Florjan Binajt për Tiranën

22:32 : 07/10/2025

Vuçiç: Serbia do të negociojë me Rusinë për sanksionet amerikane ndaj NIS-it

22:29 : 07/10/2025

BE heq dorë nga vulosja e pasaportave, hyn në fuqi sistemi i ri digjital në kufij

22:18 : 07/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com