Dëmet nga tërmeti, ja 500 familjet që përfitojnë pagesat cash

Sot është miratuar lista e parë me 3 mijë familje që përfitojnë pagesat cash, shtëpitë e të cilave pësuan dëme nga tërmeti i nëntorit dhe mund të ripartohen, të kategorisë DS1, DS2, DS3.

Bashkia e Tiranës ka publikuar listën me 500 familjet e para.

Kryebashkiaku Erion Veliaj siguroi se puna po vijon me intensitet për të përmbyllur plotësisht 10 mijë dosjet, duke miratuar çdo javë një listë me 3 mijë dosjet.

LEXO EDHE  Anëtarësia e PD në Shkodër propozon 150 kandidatë për deputetë/ Emrat më të kuotuar

“Sot janë 3 mijë familje të kategorive DS1, DS2 dhe DS3 që marrin pagesat cash. Do të vazhdojmë kështu, nga 3 mijë në çdo mbledhje, që t’i afrohemi sa më shpejt shifrës së 10 mijë dosjeve, të gjitha nga tërmeti i nëntorit”, tha Veliaj.

Më poshtë do të mund të lexoni emrat e 500 familjeve të para që përfituan dëmshpërblimet: