• Kontakt
Wednesday, October 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Projektligji i ri, i gjithë bregdeti në duart e Kryeministrit

17:12 : 18/06/2020
në AKTUALITET, EKONOMI, POLITIKE

Projektligji “Për Menaxhimin e Integruar të Bregdetit” është publikuar në faqen Konsultime Publike dhe sanksionon në nenin 11 që të gjitha njësitë e qeverisjes vendore që kanë vijë bregdetare të marrin leje paraprake për çdo leje ndërtimi në territorin e vet e madje edhe për çdo leje shfrytëzimi të bregdetit te një agjenci në varësinë e Ministrit të Turizmit të njohur si Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Sipas projektligjit, organet e qeverisjes vendore “i përcjellin Agjencisë çdo aplikim për pajisje me leje zhvillimore apo leje përdorimi që është dorëzuar pranë tyre, me qëllim marrjen e miratimit paraprak të Agjencisë, miratim i cili përbën kusht ligjor për dhënien e lejeve zhvillimore dhe të përdorimit nga ana e organeve të vetëqeverisjes vendore”.

Projektligji, i cili ka gjasa bie ndesh me parimin kushtetues të autonomisë së pushtetit vendor duket se do të përqendrojë në duart e një zyre të vetme të krijuar me vendim të Këshillit të Ministrave në vitin 2014 si zyrë nën varësinë e ministrit për turizmin, të gjithë perspektivën e zhvillimit të bregdetit nga veriu në jug të vendit.

Projektligji parashikon gjithashtu në nenin 22 që pas miratimit të këtij ligji të ndalohen të gjitha lejet e ndërtimit në bregdet me përjashtim të kontratave koncesionare të dhëna nga qeveria qendrore.

Kjo është e disata herë që qeveria sulmon bregdetin për të krijuar një monopol në zhvillimin e turizmit.

Lexo edhe:

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

Në vitin 2015, qeveria miratoi një ligj për investimet strategjike ndërsa në vitin 2018 parashikoi miratimin e një ligji që efektivisht i shpronësonte fshatarët e bregdetit për llogari të investitorëve strategjikë. Projekligji i bastardizua nga Komisioni i Venecias si një ligj që ka krijuar “shqetësime për fuqi të tepërta rregullatore që i janë dhënë Këshillit të Ministrave,” si dhe paralajmërojnë se këto probleme, të marra sëbashku, shkelin Konventën Europiane të të Drejtave të Njeriut dhe Kushtetutën e Shqipërisë. [Link]

Vitin e kaluar qeveria parashikoi krijimin e një strukture të njohur si Korporata e Investimeve, e cila do të përvetësonte pronat shtetërore në bregdet me qëllim privatizimin e tyre jashtë kuadrit të ligjeve ekzistuese të prokurimit publik apo koncesioneve ndërsa tani parashikohet ngarkimi i Agjencisë së Bregdetit me kontrollin e të gjitha lejeve të ndërtimit në bregdet. /BIRN/

Etiketa: bregdetipr/ligjRama

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025
AKTUALITET

Pse nuk po çlirohet Rama nga makthi McGonigal

18:18 : 08/10/2025
AKTUALITET

Zhupa: Mazhoranca rrëzon çdo mocion opozitar, Kuvendi funksionon si noter i qeverisë

17:12 : 08/10/2025
AKTUALITET

U bë virale me ankesën te Rama se i “forti” i zuri derën e banesës, Bashkia e Vlorës sorollat qytetaren

21:11 : 07/10/2025
AKTUALITET

“Si ka mundësi nuk të pyeti?”/ Manastirliu tregon si e priti familja kandidaturën: Burri nuk më foli

21:11 : 05/10/2025
AKTUALITET

Rama rikthehet tek “memet” me nisjen e fushatës, Bardhi i kundërpërgjigjet (FOTO)

21:01 : 05/10/2025
Para

Zyrtare/ Amir Abrashi firmos kontratën e re me klubin gjerman

TË GJITHA

Zbulohet modeli i armës gjermane me të cilën Elvis Shkambi vrau gjyqtarin Kalaja në gjyq

19:49 : 08/10/2025

Ligji i ri, sa do të na kushtojnë mbetjet?!

19:32 : 08/10/2025

Në Ukrainë “po luhet me zjarrin”, në një javë sulmohen pesë centrale bërthamore

19:21 : 08/10/2025

Qeveria zgjat ruajtjen e sigurisë së drejtuesit të SPAK deri në 3 vite pas përfundimit të mandatit

19:11 : 08/10/2025

Rama shkarkon nga detyra prefektin e Vlorës dhe të Fierit, ja kush i zëvendëson

18:55 : 08/10/2025

Trump kërkon arrestimin e dy kryebashkiakëve

18:44 : 08/10/2025

“Kam 15 vite që sorrollatem për pronat”, Orinda Huta: Kam marrë kërcënime nga të ashtuquajturit ‘dajat’

18:41 : 08/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com