• Kontakt
Friday, June 26, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“Mashtrimi” 60 mln USD, Klodian Mërtiri i inceneratorëve “në shënjestër” të autoriteteve ndërkombëtare

11:45 : 17/06/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT
Nga e majta në të djathtë, Ilir Dedja (Klodian Mërtiri), Delish Nguvaja, Presidenti i Zimbabves, Mnangagva dhe ministri i Financave, Mthuli Ncube

Nga e majta në të djathtë, Ilir Dedja (Klodian Mërtiri), Delish Nguvaja, Presidenti i Zimbabves, Mnangagva dhe ministri i Financave, Mthuli Ncube

Nga BoldNews.al

Biznesmeni afrikan Delish Nguvaja do të qëndrojë në burg, ndërkohë që autoritetet e Zimbabves po hetojnë shqiptarin Klodian (Mirel) Mërtiri, i prezantuar atje me emrin Ilir Dedja, pronar i kompanisë së këshillimit, “Drax Consult SAGL”, e cila fitoi në mënyrë të dyshimtë një tender 60 milionë dollarë për furnizimin me pajisje anti-Covid.

Një gjykatës në kryeqytetin e Zimbabves, Harare, refuzoi kërkesën e Ngujavas për lirim me kusht.

Për gjykatën, biznesmeni kontrovers, i cili ka luajtur rolin e përfaqësuesit të “Drax SAGL” mund të ndikojë në provat dhe dëshmitarit e procesit hetimor, në të cilin rezultojnë të përfshirë edhe anëtarë të familjes presidenciale të shtetit afrikano-qendror.

Autoritetet në Zimbabve janë të bindur se kompania “Drax” e Ilir Dedjas, ose siç njihet në Shqipëri Klodian (alias Mirel) Mërtiri, njeriu-hije i inceneratorëve, ka mashtruar shoqërinë shtetërore të shëndetësisë, “Natpharm”, në tenderin për furnizim 60 milionë dollarë për pajisje mjekësore dhe medikamente anti-Covid 19

Lexo edhe:

No Content Available

Për prokurorët e shtetit afrikan, “Drax SAGL” ka përfituar tenderin në Shëndetësi, ndërkohë që nuk ka asnjë lloj aktiviteti në këtë fushë. Objekti i kompanisë së Klodian Mërtirit (Ilir Dedja), e regjistruar në Zvicër është shërbim këshillimor.

Skandali 60 mln USD
Delish Nguvaya, një mik i ngushtë i familjes presidenciale të Zimbabves, Mnangagëa, është personi i parë që akuzohet për një skandal të furnizimit me pajisje mjekësore shumë-milionëshe Covid-19.

“Drax Consult SAGL” nënshkroi kontrata me vlerë 60 milionë dollarë amerikanë me qeverinë e Zimbabves për furnizimin me barna dhe pajisje mjekësore të “NatPharm”, kompania shtetërore, e cila merret me të gjitha prokurimet që lidhen me shëndetin për spitalet publike.

Qeveria në Zimbabve ka anuluar kontratat. Por, reagimi ishte disi i vonuar, pasi “Drax SAGL” kishte transferuar miliona dollarë në llogari bankare të hapura në Hungari dhe Mauritius.

Prokurorët akuzojnë Nguvaya dhe partnerin e tij, me origjinë nga Shqipëria Ilir Dedja (Klodian Mërtiri), për mashtrim. Ata e kanë prezantuar “Drax SAGL” si një “kompani farmaceutike me qendër në Zvicër”.

Por në fakt, “ajo është thjesht një kompani këshilluese, pa asnjë përvojë në prodhimin e ilaçeve dhe produkteve mjekësore”.

Dedja (Klodian Mërtiri) dhe Nguvaya dyshohet se, fillimisht ata iu ofruan qeverisë së Zimbabves për të furnizuar me medikamente, nëpërmjet një kompanie të tretë. Kjo tentativë u rrëzua, pasi verifikimet mbi procedurat u shoqëruan me probleme.

Në gusht 2019, dyshja Mërtiri-Nguvaja rikthehen në bisedime me qeverinë në Zimbabve, kësaj radhe me kompaninë “Drax Consultin SAGL”. Qëllimi ishte furnizimi me pajisje mjekësore, për një vlerë 20 milionë dollarë.

Ministri i Shëndetësisë i asaj kohe, Agnes Mahomva, dyshohet se veproi në favor të “Drax SAGL”, duke bindur Ministrinë e Financave, kompaninë shtetërore “Natpharm” dhe Autoritetin e Prokurimeve, që të pranonin një kontratë me “Drax SAGL”.

“Drax” dyshohet se furnizoi pajisje me vlerë 2 milionë dollarë, në vijim të asaj kontrate, ndërkohë që do të paguhej me këste për pjesën tjetër të shumës së mbetur, 18 milionë USD

Prokurorët thonë se kompania e Ilir Dedja (Klodian Mërtiri) hyri në marrëdhënie me shtetit, “përmes mashtrimit”.

Pas kontratës së parë, Nguvaja, në cilësinë e përfaqësuesit të ‘Drax SAGL”, shfaqet me një ofertë të re, në një tender 40 milionë dollarë.

Të dhënat publike dëshmojnë se kompania e shqiptarit Ilir Dedja (Klodian Mërtiri), kishte shumëfishuar vlerën e furnizimit të materialeve mjekësore.

Ndërkohë, Interpol Budapesti po kryen verifikime mbi një transfertë 2 milion dollarë të kryer nga “Drax SAGL” në një bankë të nivelit të dytë në Hungari.

Autoritetet hungareze dyshojnë se ‘Drax SAGL” është pjesë e një zinxhiri kompanish, të cilat sigurojnë financime për krimin e organizuar.

Etiketa: Klodian Mërtiri

Lajme të lidhura

No Content Available
Para

Kanabis në gota plastike, arrestohet 62-vjeçari (VIDEO)

TË GJITHA

Kongresi i tretë i “Lëvizjes Bashkë”/ Arlind Qori rizgjidhet kryetar

13:09 : 26/06/2026

Evazioni me kostum ligjor, në kufi të paligjshmërisë

12:54 : 26/06/2026

Dalin notat e provimit të Matematikës, linku ku mund të shihni rezultatet

12:36 : 26/06/2026

Helmimi i 64 studentëve të Akademisë së Sigurisë, merret në pyetje administratorja e “Sori-Al”, Alma Tafani

12:24 : 26/06/2026

Alarmi i EUROPOL, grupet kriminale shqiptare të lidhur me kartelin “Los Lobos”

12:18 : 26/06/2026

‘Parku i Karavastasë aferë korruptive’/ PD: U favorizua kompania “Voltalia”! KESH mln euro dëm buxhetit të shtetit

11:59 : 26/06/2026

Arrestohet në Mal të Zi hakeri iranian i kërkuar nga SHBA, shkaktoi 3.4 mld dëme

11:54 : 26/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

deneme bonusuDeneme Bonusu Veren SitelermatbetcasibomcasinoroyalUltrabetbetparkbetpark girişGrandpashabetgrandpashabetGrandpashabetgrandpashabetnieuwsGrandpashabetGrandpashabetGrandpashabetUltrabetcasibomtimebetjojobet girişdeneme bonusu veren sitelerMariobetMadridbetMadridbetMadridbetamgbahiscasibomgrandpashabet girişJojobetJojobetcasibomcasibomultrabetgrandpashabetultrabetgrandpashabet girişcasinoroyalbetciograndpashabet girişcasibom girişgrandpashabet girişgrandpashabetgrandpashabetholiganbet