• Kontakt
Saturday, October 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dyshimet për korrupsion/ Gjyqtari Ergys Selmani kallëzohet në SPAK për bllokimin “e padrejtë” të një biznesi

07:50 : 17/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, LAJMI I FUNDIT, VETTING

Nga BoldNews.al

Prokuroria e Posaçme, SPAK, pritet të shqyrtojë një kallëzim ndaj gjyqtarit të Fierit, Ergys Selmani, i akuzuar nga biznesmeni Zigur Bejkosala për “shpërdorim detyre”, me pasoja të rënda mbi aktivitetin e tij financiar.

“Boldnews.al” ka mësuar se biznesmeni nga Vlora ka dorëzuar kallëzimin në SPAK, pasi pretendon se gjyqtari Selmani ka vendosur sekuestro mbi të gjitha pasuritë e tij, në kundërshtim të plotë me ligjin.

Kallëzuesi Bejkosala hedh dyshimet se vendimi i gjyqtarit mund të jetë ndikuar nga interesa korruptive.

Për të mbështetur dyshimet e tij, biznesmeni i referon prokurorëve të SPAK-ut se gjyqtari Selmani është takuar në zyrën e tij në gjykatë, në orët e vona të mbrëmjes, një ditë para shpalljes së vendimit, me avokatin e palës kundërshtare, Luan Shabani

Lexo edhe:

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

Gjithçka lidhet me një detyrim financiar që Bejkosala i ka shoqërisë “I…” shpk.

Në foto: Gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani (lart, në rreth të kuq dhe avokati Luan Shabani (poshtë, në rreth blu)

Konflikti gjyqësor

Në Prill 2019, Zigur Bejkosala, administrator i kompanisë “Casaviva” lidh një kontratë me kompaninë “I…”shpk, në bazë të të cilës kallëzuesi merr me qera një ambjent në një qendër tregtare në Fier.

Në Qershor 2020, Bejkosala i detyrohet kompanisë “I…”shpk, shumën prej 792 mijë lekë (të reja).

Çështja e detyrimit financiar shkon në gjykatë, ku pala paditëse “I…”shpk kërkon kthimin e shumës.

Çështja shqyrtohet nga gjyqtari i Fierit, Ergys Selmani. Ky i fundit, me një vendim për caktimin e sigurimit të padisë, vendos sekuestrimin e pasurive dhe kredive të kompanisë “Casaviva” në shumën 792 mijë lekë.

Gjyqtari vendos gjithashtu edhe bllokimin e shumës 792 mijë lekë, të cilat gjendeshin në një llogari bankare të kompanisë “Casaviva”.

Por, nuk mjaftohet me kaq. Gjyqtari Selmani vendos pezullimin e aktivitetit të kompanisë “Casaviva” të biznesmenit Zigur Bejkosala, si edhe kthimin e sendit, pra dyqanit me qera, në favor të “I…”shpk.

Për kallëzuesin Bejkosala, vendimi i gjyqtarit ka tejkaluar të gjithë limitet, duke dalë edhe përtej kërkesës së paditësit, “I…”shpk, i cili kërkon kthimin e detyrimit.

Sipas tij, gjyqtari Selmani e ka shqyrtuar rastin në themel, ndërkohë që detyra e tij ishte vetëm shqyrtimi i kërkesës për sigurimin e padisë.

Për kallëzuesin, objekt gjykimi ishte vetëm kthimi i shumës së detyrimit. Ndërkohë që gjyqtari Selmani, me vendimin e tij, ka urdhëruar pezullimin e aktivitetit dhe, mbi të gjitha, edhe mbylljen e tij, kur ka vendosur që kompania “Casaviva” të dorëzojë objektin e punës (dyqanin).

“Shpërdorim detyre”

Përballë këtij vendimi, të cilin biznesmeni Bejkosala e konsideron absurd, atij nuk i mbeti gjë tjetër veçse të dorëzonte një kallëzim penal ndaj gjyqtarit.

Në foto: Biznesmeni Zigur Bejkosala kallëzon penalisht gjyqtarin e Fierit, Ergys Selmani

Në kërkesën që i ka drejtuar SPAK, biznesmeni, krahas paraqitjes së fakteve mbi vendimin e gjyqtarit Selmani, jep edhe një detaj, për të cilin ngre dyshime se përbën sfond korruptiv.

“Unë kallëzoj gjyqtarin Ergys Selmani, për veprën penale shpërdorim detyre. Gjyqtari është shoqëruar me avokatin Luan Shabani dhe në orarin e mbrëmjes është futur në gjykatë, duke hartuar në Këshill një vendim në shpërdorim të të gjitha kompetencave dhe detyrës që ka një Gyqtar”, shkruan Bejkosala në kallëzimin e tij.

Në vijim, kallëzuesi shkruan se “mendoj se takimi i gjykatësit në orët e vona të mbrëmjes me avokatin Luan Shabani është bërë me qëllim korrupsioni”.

Etiketa: Ergys Selmanispak

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Gjyqi i habitshëm/ Tatimet gjobisin SPAK-un: “Nuk ka shlyer detyrimet”

12:48 : 11/10/2025
AKTUALITET

PD: Nadir Çausholli, nga manipulimet në tregun farmaceutik, tek hoteli luksoz me Visin e Pojës

11:38 : 11/10/2025
AKTUALITET

Ekstradohet nga Spanja në Shqipëri Juxhin Drazhi, anëtar i grupit kriminal të ‘Pojës’/ PAMJE

09:34 : 11/10/2025
AKTUALITET

‘Narco-Rama’, dosja amerikane në tryezë në Tiranë

09:16 : 11/10/2025
AKTUALITET

“E ndritën” me 11 Majin/ Celibashi: Nuk kemi marrëveshje me SPAK për zgjedhjet lokale

12:10 : 10/10/2025
AKTUALITET

Si po sabotohet sekuestrimi i pasurive të krimit

19:31 : 09/10/2025
Para

SPAK, në 6 muaj dy “dosje të bujshme”, njëra “urine”, tjetra godine!

TË GJITHA

Horoskopi ditor, e Dielë 12 tetor 2025

22:58 : 11/10/2025

Rey Manaj ndez zemrat kuqezi! Shqipëria mposht Serbinë dhe prek ëndrrën e Botërorit

22:47 : 11/10/2025

Vrasja e pronarit grek dhe shqiptarit, zbardhen detaje nga hetimet: Ja itinerari që ndoqi autori

22:33 : 11/10/2025

EMRI/ Kultivonte kanabis dhe mbante armë pa leje, kush është polici i arrestuar në Fushë-Krujë

22:21 : 11/10/2025

Kushner dhe Ivanka Trump, thirrje për paqe në Gaza

22:07 : 11/10/2025

Ndërron jetë aktorja Diane Keaton, fituese e çmimit Oscar

22:02 : 11/10/2025

Ish-kreu i SHISH: Shqipëria ishte në shënjestër të një sulmi terrorist, mora sinjal nga një shërbim partner

21:48 : 11/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com