• Kontakt
Sunday, July 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Administrata rifillon punën nga shtëpia, ndalohet çdo grumbullim, gjoba dhe burg për shkelësit

17:57 : 17/06/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, KRONIKE, SHENDETI

COVID-19 është rikthyer në çështje të nxehtë dite në Shqipëri. Dy javët e para të qershorit, pas heqjes së karantinës 3 mujore dëshmuan një rritje të papritur të rasteve të reja të infektuara nga virusin. Ditët e para të kësaj jave, përfshirë edhe ditën e sotme (17.06.2020 ) regjistruan 201 raste të reja të infektuara nga virusi dhe dje (16.06.) numrin rekord prej 82 rastesh në ditë.

Shqetësimi rritet pasi grafiku i infektimit mga COVID-19 është i paqëndrueshëm, herë ulet e herë ngrihet me shifra të larta infektimesh, të panjohura më parë.

Autoritetet e Shëndetësisë informuan sot se nga 333 përsona të testuar në 24 orët e fundit, 50 rezultojnë të prekur nga virusi. Dita e sotme shënoi edhe një viktimë, që e ꞔon numrin total të jetëve të humbura në 38, shifër kjo e konsiderueshme për popullsinë e Shqipërisë prej 2,8 milion banorësh.

Sipas Open Data Albania, deri tani në Shqipëri janë testuar 19.266 qytetarë nga të cilët 1722 rezultojnë të infektuar dhe 1077 të shëruar. Tirana vazhdon të jetë vatra më e nxehtë e infektimit, me 790 raste në total.

Masa për të parandaluar rikthimin e karantinës

Lexo edhe:

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

Sot në Shqipëri fillon zbatimi i masave parandaluese për përhapjen e virusit në kushtet e hapjes së vendit. Kryeministri Rama tha dje se “nuk lejojmë më asnjë grumbullim, qoftë dhe politik. Kush merr pjesë në grumbullime do të penalizohet drejtpërdrejtë individualisht. Bizneset që nuk respektojnë protokollet e sigurisë nuk do të tolerohen më. Përveç gjobës rrezikojnë dhe heqjen e lirisë, nëse kapen në shkelje”.

Efekti imediat i masave të sipërpërmendura do të duket nëse kurba e rasteve të reja, deri tani vetëm në ngritje, do të ketë një ulje të qëndrueshme gjë, që do të sigurojë mbajtjen nën kontroll të epidemisë në kushtet e hapjes së vendit.

Dr. Pëllumb Pipero, infeksionist i mirënjohur, që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit Corona në Spitalin e Sëmundjeve Infektive, në Qëndrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”, tha për DW se rritja e rasteve të reja vjen nga mosrespektimi i masave dhe protokolleve të sigurisë.

“Pas hapjes së vendit mendohet se virusi nuk ekziston më, ka ikur. Ka shkujdesje të qytetarëve bizneseve, institucioneve shëndetësore. Por virusi është mes nesh, nuk ka ikur. Ai qarkullon. Duhet ruajtur patjetër distanca sociale, duhen vendosur maska në mjedise publike dhe siguruar higjena e duarve,” thotë ai për DW.

Rikthehet vetëkarantinimi dhe puna on line nga banesat

Policia e shtetit bëri sot thirrje drejtuar gjithë qytetarëve për të zbatuar me rigorozitet masat e saposhpallura të qeverisë Rama. Në të theksohet domosdoshmëria e ndalimit të grumbullimeve masive në ceremonitë festive dhe mortore, i qëndrimit në grup në lokale, restorante apo qëndra tregtare dhe kërkohet refuzimi i shërbimeve nga persona që nuk kanë vendosur maska dhe doreza mbrojtëse. Policia e shtetit risjell detyrimin ligjor të vetëkarantinimit për këdo që ka qënë i infektuar dhe ka dalë nga spitali, por mund të infektojë të tjerët, duke vënë në dukje sanksionet për shkelësit.

Një udhëzim i Institutit të Shëndetit Publik ka rikthyer sot punën on line nga banesa të administratës shtetërore. Në zyra do të punohet me rotacion: vetëm një person në zyrë të tjerët on line nga banesat dhe komunikimi përmes platformave on line, kryesisht me platformën “Zoom”.

Samit Botëror për vaksinën anti COVID-19

Masat për të parandaluar rikthimin e karantinës dhe mbylljes së vendit tregojnë se normalizimi i jetës në Shqipëri nuk duket i afërt. Zhvillimet post – karantinë edhe në vendet e tjera të rajonit tregojnë se normaliteti do të kërkojë kohë. Sa për ilustrim, Maqedonia e Veriut ka hapur kufijtë vetëm për të punësuarit dhe studentët në Shqipëri, përfshirë edhe kalimin tranzit, kjo e fundit vetëm qëndron në pikat kufitore mes dy vendeve jo më shumë se 5 orë. Hyrja për turizëm nga Shqipëria është e ndaluar.

Në këtë situatë, një lajm i mirë vjen sot nga Brukseli edhe për qytetarët e Shqipërisë dhe gjithë rajonit. Bashkimi Europian do të organizojë pas 10 ditësh, më 27 qershor një samit botëror ku vendet në avanguardën e kërkimit shkencor pritet të angazhohen për të bashkuar burimet e tyre financiare për zbulimin dhe prodhimin e vaksinës.

Burime nga Komisioni Europian, (KE) citojnë sot Presidenten Ursula Von der Leyen, të ketë thënë sot në Bruksel lidhur me prodhimin dhe shpërndarjen e vaksinës në BE dhe gjithë botës se ”për këtë process do të duhen 12-18 muaj”. /DW/

Etiketa: administrataCOVID 19DW

Lajme të lidhura

BOTA

Rritje e rasteve me Covid-19 në Europë, varianti “Nimbus” më agresivi

08:13 : 02/07/2025
AKTUALITET

Tomini: 6 raste me Covid-19 javët e fundit në Shqipëri/ A kanë lidhje me nënvariantin e ri në SHBA?

19:01 : 30/06/2025
AKTUALITET

Fryrja e administratës për zgjedhje, Rama vendos rekord për punësimet në shtet

07:55 : 26/06/2025
AKTUALITET

“Presion dhe blerje vote”/ Raporti i delegacionit të KiE: PS përdori administratën në fushatë

20:25 : 21/06/2025
AKTUALITET

“Punësime elektorale”/ Si u fry administrata publike në prag të zgjedhjeve të 11 Majit

15:48 : 13/06/2025
BOTA

DW: Gjermania do të përballet me gabimet gjatë pandemisë

08:22 : 11/06/2025
Para

Bologna rinovon kontratën me trajnerin Mihajloviç

TË GJITHA

“Gruaja e xhaxhait shkonte me të dashurin tim”/ Skandal familjar? Vjollca nga Devolli trondit me rrëfimin

19:12 : 06/07/2025

Kriza e sotme e të shprehurit shqip!

18:59 : 06/07/2025

20 mijë € për letra false/ Dera e laboratorit “sekret” ishte brenda garderobës, hapej me çelës dritash

18:43 : 06/07/2025

Tragjedia në Teksas/ 59 viktima nga përmbytjet, ende të zhdukur 27 fëmijë 

18:24 : 06/07/2025

Turizëm mes kaosit, 15 kilometra trafik në Lezhë

18:18 : 06/07/2025

Aksident në aksin Elbasan–Peqin, dy të plagosur

18:10 : 06/07/2025

VIDEO/ Gripshi nuk ndalet! Shënon gol në ndeshjen e katërt rresht me Astanën, dhuron dhe asist

18:09 : 06/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com