• Kontakt
Thursday, September 18, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

VIDEO/ Inceneratorët, mijëra ton mbetje të painventarizuar dhe te pakontabilizuar

20:02 : 16/06/2020
në AKTUALITET, SOCIALE

Vlera e konçensioneve për inceneratorët arrin në plot 178 mln euro, të cilat mund të përdoreshin për rritje pagash e pensionesh, për rimëkëmbjen e ekonomisë, apo si ndihmë për bizneset.

Por në fakt kjo shumë po shkon për kontratat koncensionare të inceneratorëve, të cilat në bazë të marrëveshjeve rishikohen çdo vit, kuptohet në interes të konçensionarit.

Ndërkohë raportohet se është arritur marrëveshja tre palëshe për shqetësimin me mbetjet e integruara urbane të Durrësit.

Mësohet se marrëveshja është dakordësuar mes Bashkisë së Durrësit-Qeverisë dhe drejtuesve të impiantit të përpunimit në Sharrë.

Për katër muaj, mbetjet e Durrësit do të transportohen drejt Sharrës, pa pagesë.

Lexo edhe:

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

Çështja e faturimit të mijëra tonëve të painventarizuar dhe te pakontabilizuar përbën fetën më të madhe të vjedhjes.

Video e mëposhtme tregon atë se çfarë ka ndodhur me inceneratorët, por ajo është vetëm maja e ajsbergut.

Në Tiranë, bizneset do të duhet të paguajnë një tarifë më të lartë lidhur me pastrimin, ndërsa shkak është inceneratori.

Në fund të vitit 2016, kompania “Integrated Energy B.V.” sh.p.k. fitoi koncesionin e ndërtimit të Landfillit, Inceneratorit dhe rehabilitimi i vend-depozitimeve ekzistuese Tiranë. Projekti koncesionar/PPP i paraqitur ka parashikuar kryerjen e pagesave për ofrimin e shërbimit në shumën 7.4 milionë euro në vit pa TVSH, nëpërmjet garantimit të një minimumi ditor prej 700 tonë/mbetje në ditë me tarifë prej 29.05 euro/ton, që për të gjithë kohëzgjatjen e koncesionit parashikohen në shumën 222.7 milionë euro pa TVSH (272 mln euro me TVSH) për 30 vjet.

Këto pagesa, sipas studimit të fizibilitetit dhe kërkesës së Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë (MFE) për parashikimin në tavanet buxhetore, janë të detajuara në shumën 130.9 milionë euro mbështetje nga qeveria shqiptare dhe 91.8 milionë euro pa TVSH nga buxheti i bashkive në përbërje të Qarkut të Tiranës, për të gjithë kohëzgjatjen 30-vjeçare, sipas raporit. Në kontratë parashikohet minimum i garantimit ditor si dhe neni që çmimi indeksohet me inflacion të cilave u është bashkangjitur propozimi financiar.

Prej më shumë se dy vjetësh opozita i ka cilësuar si korruptive koncensionet për inceneratorët.

Jamarbër Malltezi, kreu i departamentit të Mjedisit në PD, ka deklaruar më parë se situata shumë e padëshirueshme dhe e tmerrshme, shumë e rëndë për banorët. Ky

Malltezi tha se zona e Kombinatit deri tek Pallati me Shigjeta po thithin tymin kancerogjen të inceneratorit të Sharrës të Klodian Zotos.

“Të gjithë inceneratorët mblidhen në një dorë, tek Klodian Zoto, tek sekseri i ministrit Arben Ahmetaj.
Qeveria është e gatshme ta sakrifikojë statusin e hapjes në negociatave që ai që ka në offshore 200 milionë euro, t’i shtojë edhe me 178 milionë të tjera”, tha Malltezi.

Malltezi ka denoncuar se inceneratori i Elbasanit është i demontuar nga Italia e Veriut dhe është për vete në fund të përdorimit, pas 35 vitesh dhe është vënë në përdorim duke u montuar me pjesë të tjera të ardhura nga vende të ndryshme, në mënyrë që afati i tij i përfundimit të përdorimit të mos zbulohet.

Etiketa: inceneratoremalltezimbetje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Ndotësi paguan”: ligji i ri për mbetjet sjell kosto shtesë për qytetarët

10:47 : 17/09/2025
AKTUALITET

Ideatori i inceneratorëve fantazëm premton ‘Shqipërinë e Gjelbër’ në Bruksel

10:01 : 16/09/2025
AKTUALITET

Vlora mes premtimeve dhe plehrave, kapsulimi i mbetjeve ende në letër

08:17 : 14/09/2025
AKTUALITET

EMRI/ I vuri zjarrin mbetjeve në landfillin privat, arrestohet pronari i “Buna Recycling”

10:14 : 02/09/2025
AKTUALITET

‘Déjà vu’: Reforma e re e qeverisë “Rama” për mbetjet pritet me mosbesim

11:06 : 29/08/2025
AKTUALITET

Kriza e mbetjeve në Shqipëri/ Nyja lidhëse mes krimit të organizuar dhe fondeve publike

11:17 : 18/08/2025
Para

Nuk ndalet koronavirusi edhe në Kosovë, 141 raste të reja

TË GJITHA

Ish-ministrja Frida Krifca gjobitet me 3 mijë euro për “konflikt interesi”

17:34 : 18/09/2025

Takimi Trump-Starmer, SHBA investon miliarda dollarë për infrastrukturën britanike të IA

17:31 : 18/09/2025

Paguan për “kokën” e Bujar Nasufit, kush janë dy vëllezërit Xhani nga Përmeti

17:30 : 18/09/2025

Zyrtare/ Mourinho rikthehet në Portugali, firmos me klubin ku nisi karrierën si trajner

17:16 : 18/09/2025

“Putin më ka zhgënjyer!” Trump nga Londra: E ndjej detyrim të zgjidh luftën në Ukrainë

17:12 : 18/09/2025

“Hape derën, mos lëviz”/ Arrestohet “i rrezikshmi” i Korçës, kërcënoi me armë Policinë (EMRI-VIDEO)

17:11 : 18/09/2025

Tensionet/ PD letër trupit diplomatik: Rama erdhi me plan për të provokuar, u shkel Kushtetuta

17:01 : 18/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com