• Kontakt
Friday, September 19, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Manjani: Kush mbështet idenë zgjedhje pa koalicione, shërbëtor i Ramës

17:28 : 16/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Ylli Manjani, ish-ministër i Drejtësisë, përmes një postimi në rrjetet sociale, shkruan se konkurimi pa koalicione me sistemin aktual zgjedhor, favorizon partinë që qeveris.

Manjani shkruan se në 2017-ën, Edi Rama në pamundësi për të bërë koalicionin e duhur, luajti me të kundërtën, pra duke mos lejuar as kundërshtarët të bëjnë koalicionin e duhur.

“Marëveshja e majit që bëri me Lulin, ku ndaluan pa ligj konkurimin me koalicion, ishte fatale!!!”, shkruan Manjani.

Sipas tij, ndarja e opozitës në copa copa shkon automatikisht si bonus i pamerituar qeverisë. Në këtë kuadër, ish-ministri i Drejtësisë thekson se kjo ndodhi fiks në 2017, ku 52% e votuesve dolën në opozitë dhe 48% qeverisin dhunshëm!

“Kush mbështet idenë e konkurrimit pa koalicione është shërbëtor i qeverisë, më keq akoma i mbretërisë së Surrelit.

Lexo edhe:

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

Ku ma gjen të mbështetej një sistem qeverisës… E ribëj këtë sqarim për disa pyetje që vijojnë të mi bëjnë disa miq e gazetarë për të cilët kam respekt. Ndjehem i keqardhur që nuk po mësohet përmendësh ky mësim.

Në asnjë rast e për asnjë arsye ky sqarim nuk ka të bëjë me nismën e opozitarëve të opozitës që ndjehen mirë nën mbretërinë e Surrelit. Aq më pak ti bëj oponencë atij projekti idiot i bërë nga deputetë pa din e pa iman. Dhe nuk kam dashur e as dua të flas publikisht për këtë temë sepse jo vetëm që është e stisur, por jep vlerë disa individëve të pavlerë…”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Një sqarim për disa miq që i respektoj.

E kemi stërthënë e stërsqaruar, konkurimi zgjedhor me këtë sistem që kemi pa koalicione FAVORIZON PARTINË QË QEVERIS. Edhe sa prova duhen bërë për ta kuptuar këtë gjë?!

A fitoi Berisha në 2009, megjithse nuk ishte parti më e madhe, por thjesht se bëri koalicionin e duhur? Sepse ishte i qartë asokohe. Më i qartë se Rama që ishte autori i këtij sistemi zgjedhor. Berisha e kuptoi thelbin e sistemit dhe fitoi jo se ishte partia e parë në vend, por se bëri koalicionin e duhur.

A fitoi Rama në 2013 me të njëjtën logjikë?!

Në 2017 Rama në pamundësi për të bërë koalicionin e duhur,luajti me të kundërtën, pra duke mos lejuar as kundërshtarët të bëjnë koalicionin e duhur. Marëveshja e majit që bëri me Lulin, ku ndaluan pa ligj konkurimin me koalicion, ishte fatale!!!

Personalisht e kam stërthënë këtë gjë! Ndoshta opozita duhet ta pranonte këtë gafë me më shumë burrëri e sinqeritet. Por temë tjetër kjo. Fakt është që partitë që përfaqësonin shumicën e votuesve mbeten në opozitë. Partia e vetme, megjithse nuk përfaqëson shumicën popullore, mori bonuset që vijnë nga:

1. Përçarja e votës kundërshtare.

2. Përfitimet e formulës së ndarjes së mandateve.

Ky sistem është ndërtuar për të funksionuar vetëm me koalicione. Çdo devijim nga ky koncept e bën sistemin përbindësh demokratik. A nuk është përbindësh një sistem elektoral, që duke ndaluar me dhunë konkurimin me koalicione, partia që nuk ka 51% të votave të popullit, qeveris e vetme me 55% të vendeve në Parlament?. (Sot me 100%, po jo për shkak të sistemit).

Ndaj sa të jetë në këmbë ky sistem zgjedhor JEP REZULTAT TË DREJTË VETËM NGA GARA ME GRUPIME PARTISH, pra koalicione.

Ky sistem kërkon evidentimin e qartë kush është opozita reale dhe kush është qeveria.

E thënë thjeshtë, kush është për rotacion, pra për të larguar Ramën nga sundimi, duhet të bashkohet në koalicion me opozitën. Kjo nuk do të thotë se opozita është më e mira, por është mjeti i vetëm për të ndaluar diktatin e dhunën që vjen nga sundimtari i vetëm. Ky i fundit po të lihet prap aty nuk ndalet më…

Ndarja e opozitës në copa copa shkon automatikisht si bonus i pamerituar qeverisë. Kjo ndodhi fiks në 2017, ku 52% e votuesve dolën në opozitë dhe 48% qeverisin dhunshëm! Ndaj kush do që mbështet idenë e konkurrimit pa koalicione është shërbëtor i qeverisë, më keq akoma i mbretërisë së Surrelit.

Ku ma gjen të mbështetej një sistem qeverisës… E ribëj këtë sqarim për disa pyetje që vijojnë të mi bëjnë disa miq e gazetarë për të cilët kam respekt. Ndjehem i keqardhur që nuk po mësohet përmendësh ky mësim.

Në asnjë rast e për asnjë arsye ky sqarim nuk ka të bëjë me nismën e opozitarëve të opozitës që ndjehen mirë nën mbretërinë e Surrelit. Aq më pak ti bëj oponencë atij projekti idiot i bërë nga deputetë pa din e pa iman. Dhe nuk kam dashur e as dua të flas publikisht për këtë temë sepse jo vetëm që është e stisur, por jep vlerë disa individëve të pavlerë…

Reforma zgjedhore zyrtare tashmë ka mbaruar kur u firmos ajo marrëveshje. Këto të tjerat janë muhabete katundi… Tani është koha për pozicionim të secilit në raport me sundimin. O të gjithë bashkë kundër sundimtarit, o secili në hesap të vet dhe sundimtarin e kemi në krye deri sa ta marrë Ai…. Symadhi.

Etiketa: koalicioneManjanizgjedhje

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Berisha: Me Ramën s’ka zgjedhje, por tek të Tiranës do futemi! Opozitës i duhet kandidat i përbashkët

21:54 : 18/09/2025
AKTUALITET

Historiku/ Tirana pritet të shkojë drejt zgjedhjeve të 10-ta lokale që nga viti 1992

20:58 : 17/09/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet për Tiranën/ Lëvizja Bashkë: Nuk do kemi kandidat të përbashkët me PD, në garë mund të jetë Qori

19:55 : 16/09/2025
AKTUALITET

Këshilltarët bashkiak të PS-së thirren në mbledhje në seli, do u kërkohet shkarkimi i Veliajt?

19:29 : 16/09/2025
AKTUALITET

Çfarë pritet nga Rama 4?

16:16 : 14/09/2025
AKTUALITET

Të punësuarit në shtet shënojnë një rekord tjetër historik për zgjedhje

11:48 : 12/09/2025
Para

Misteri i vogëlushes “Maddie”, policia gjermane-prindërve: Ka vdekur

TË GJITHA

Mourinho: Fenerbahce jo në lartësinë time, presidenti i klubit turk: Me të u përkeqësuan lojtarët

22:31 : 19/09/2025

Rëndohet bilanci/ Shkon në 441 numri i viktimave nga uria në Gaza

22:24 : 19/09/2025

“Tritoli i mafies politike nuk na ndal”, Mziu reagon sërish për shpërthimin në banesë: Unë nuk trembem

22:23 : 19/09/2025

“Të marr peng”/ Sanitaret e “Air Albania” ende pa rroga e siguracione, Sinan Idrizi dhunon gazetarët

22:06 : 19/09/2025

Zgjedhjet në Tiranë/ Bardhi: PD ka nisur konsultimet për kandidatin

22:03 : 19/09/2025

Refik Halili gënjen dhe dhunon pronarin e tokës ku ndërtoi kompleksin, të afërmit e tij agresivë me median

21:47 : 19/09/2025

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Ja si përgjigjet Gazment Bardhi

21:42 : 19/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com