• Kontakt
Friday, May 9, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi KRYESORE

Rijetëzimi i memories historike

15:42 : 15/06/2020
në KRYESORE, OP-ED
Foto marrë nga fb i autorit

Foto marrë nga fb i autorit

Nga Ilir Kalemaj

Emërtimi, ose më saktë ri-emërtimi i rrugëve, parqeve, shesheve dhe lulishteve nga ana e autoriteteve vendore, është një proces i rëndësishëm dhe me një simbolikë aspak të rëndomtë. Po aq i rëndësishëm është dhe procesi i vendosjes së busteve dhe monumenteve që mos të na kthehen si historia pa lavdi e lapidarëve që tashmë enden të braktisur cepave të Shqipërisë. Në vend që të bëhet në mëyrë partizane dhe emrat të hiqen dhe vihen sipas ndryshimeve të pushtetit, duhet që të udhëhiqet nga parimi i kontributeve vlerorë dhe t’i rezistojë kohës.

Natyrisht debate të tilla nuk lindin dhe përfundojnë këtu te ne, por janë shpesh debate politike që kthehen në kauza publike dhe në vende shumë herë më të konsoliduara në këtë drejtim. Fjala bie në SHBA po bëhet një debat shumë i madh këto kohë në lidhje me zëvendësimin e busteve të shumë ish-presidentëve amerikanë apo kongresmenëve dhe senatorëve me mjaft peshë thjesht dhe vetëm se pavarësisht kohës kut ata kishin jetuar, kishin shprehur qëndrime raciste. Në raste akoma më radikale nxitur nga protestat e popullsisë afro-amerikane në SHBA nën moton “Black Lives Matter” statuja nga ato të baballarëve të kombit deri edhe të Kristofor Kolombit janë përdhosur bazuar në perceptimin që ata kanë shfaqur pikëpamje haptazi raciste në kohën që kanë jetuar, pa u munduar ta vendosin në kontekstin e tyre historik. Ashtu sikundër ka marrë nga ana tjetër edhe zëvendësimi nga kartmonedha 20 dollarëshe e ish-Presidentit Andrew Jackson me një prej femrave ish-skllave që më pas udhëhoqi betejën për lirimin nga skllavëria të afro-amerikanëve në një akt që është i rëndësishëm nga pikëpamja simbolike sepse përfaqëson njëherazi dy identitete të munguara deri tani: atë gjinor dhe atë racor.

Akti i vendosjes së emrave është një akt sublim që nuk ka ‘agjent shoqëror që mos ta aspirojë” dhe ndihmon në sendërtimin e botës sociale ku jetojmë sikundër na tregon Bourdieu. Nga ana tjetër, M. Foucault sjell në vëmendjen tonë që ajo që “ne kujtojmë nga e shkuara, është pikërisht ajo çka është e përfaqësuar” dhe këto “përfaqësime janë produkt i atyre në pushtet”. Rrallë ndodh që historia margjinale, e pamanifestuar në tekste apo akte zyrtare të ndodh të tërheq interesin e publikut të sotëm apo të ardhshëm, me përjashtim kur relacioni i pushteteve të sotëm ndryshon, në momente ‘krisje’ të status quo-s nga një ndryshim rregjimi dhe ri-evaluimit të historisë në një kontekst të caktuar. Ose mund të ndodhë që shkrimtarë dhe artistë me impakt publik jo të zakonshëm t`u heqin pluhurin disa ‘fakteve’ historike, gjithnjë nëse marrim të mirëqënë që ka fakte të pavarur nga botëkuptimi ynë kulturor dhe politik.

Ashtu sikundër prej kohësh, me të drejtë po bëhet një debat i rëndësishëm në lidhje me (ri)konfirmimin e vlerave letrare të shkrimtarëve, poetëve dhe artistëve të persekutuar apo të lënë në harresë qëllimisht nga regjimi komunist, vlera të tilla si Fishta, Koliqi, Camaj, Pipa, Trebeshina dhe të tjerë, po aq i rëndësishëm është procesi i sendërtimit të një memorie kolektive nëpërmjet rikrijimit të saj në objektet fizike aspak të neglizhueshme si rrugët, parqet, sheshet, lulishtet apo dhe monumentet që duhen restauruar ose lëvizur prej andej nga janë për t`u bërë vend atyre me simbolikë më konsensuale. Ky lloj rimemorizimi nëse huazojmë një term të historianit P. Nora, është i rëndësishëm, pasi kultivon symbole të rëndëishme komunitare që i japin një identitet të caktuar popullsisë së një vendi, qyteti, apo fshati. Simbole që mund të kenë një rëndësi lokale apo kombëtare dhe janë përgjithësisht figura të cilët qëndrojnë larg meskinitetit të politikës së ditës, por edhe gëzojnë një frymë konsensusi nga pjesa më e madhe e banorëve të atij vendi të caktuar. Në raste të diskutueshme, mund të ketë dhe forma referendumi apo anketimesh për të marrë mendimin e personave të interesuar.

Lexo edhe:

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

David Kertzer tërheq vëmendjen te shenjtërimi (jo në kuptimin fetar) i emrave me kontribut në memorien historike të kombit duke territorializuar një hapësirë të caktuar që është dhe ura lidhëse mes të shkuarës dhe së tashmes, e të jetuarit të së djeshmes në të tashmen. Kjo krijon dhe një lidhje organike mes gjeneratave dhe shërben për zbulimin, identifikimin, ruajtjen dhe kultivimin e vlerave të caktuara të manifestuara te njerëz, organizata apo lëvizje të rëndëishme historike të cilët për një arsye ose tjetër nuk kanë gjetur vend ende në panteonin e kombit. Jo domosdoshmërisht duhet të jenë eksluzivisht shqiptarë emërtimet që do merren parasysh nga bashkitë apo komunat (pasi ky është një proces që herët a vonë do ketë një shtrirje më të gjerë se Tirana), por mund të përfshihen dhe emra të huajsh me kontribut të jashtëzakonshëm në historinë e Shqipërisë dhe shqiptarëve, të tillë si E. Durham, Hahn, Shuflaj etj., krahas atyre ekzistues si Wilson, Tompson dhe shumë të tjerë, kontributi i të cilëve në mbrojtjen e integritetit territorial ose kulturor të vendit ka qenë i një rëndësie aspak të nënçmuar. Emra mund të jenë edhe të artistëve apo sportistëve të shquar, kur kjo është e mundur. Bie fjala, me të drejtë u ngrit një ide para pak vitesh, me rastin e shuarjes nga jeta të sportistit Panajot Pano, ku ish-stadiumi ‘Qemal Stafa’, tashmë i ri-emërtuar Arena Kombëtare, të emërtohej me emrin e mjeshtrit të madh.

Kujtesa kolektive është diçka që shkon përtej politikave të ditës dhe preferencave ideologjike dhe duhet patur një kujdes i jashtëzakonshëm kur shfaqen mundësitë për emërtimet dhe ri-ermërtimet e objekteve fizikë apo institucioneve pasi këto mbrujtin një ligjërim të caktuar dhe sendërtojnë dhe japin formë dhe identitet një komuniteti të caktuar. Nëse mund të përfshihen vlera sa më diverse dhe demokratike, duke përfaqësuar proporcionalisht ata(o) që ndoshta padrejtësisht historiografia e ideologjizuar e një momenti të caktuar politik i ka lënë jashtë, aq më mirë do jetë për brezat e sotshëm dhe të ardhshëm dhe aq më i përgjegjshëm do jetë administratori i sotëm publik ndaj historisë së vlerësuar me lentet e së nesërmes.

*Shkruar enkas për BoldNews.al

Lajme të lidhura

HOROSKOPI

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025
AKTUALITET

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025
SPORT

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025
AKTUALITET

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025
AKTUALITET

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025
AKTUALITET

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025
Para

Miq, alkool, fishekzjarre/ Stresi feston ditëlindjen, Keisit nuk i intereson dhe shijon rrezet e diellit

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 9 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:15 : 08/05/2025

Onkologjiku pa ilaçe/ Rama: E kemi transformuar nga infrastruktura, koncesionet janë sukses

23:11 : 08/05/2025

Manchester United-Tottenham, përballje angleze në finalen e Europa League

23:00 : 08/05/2025

Heqja e ‘Non-Gratas’ për Berishën, Nesho: DASH po vetëkorrigjon një padrejtësi

22:52 : 08/05/2025

Faktet me VIDEO/ Si Rama përdori administratën dhe nxënësit në mitingun e Fushë-Krujës

22:46 : 08/05/2025

“Non Grata” për Berishën, Koka: De facto ka rënë, ja kur bie edhe de jure

22:34 : 08/05/2025

Shehi: Partitë e vogla marrin 200 mijë vota

22:34 : 08/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com