• Kontakt
Wednesday, May 14, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Arrogantja Shahini, një ministreshë me porosi

08:33 : 15/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Maturantët duhet të ndryshojnë meme dhe postera në protestën e tyre para Ministrisë së Arsimit. Le ta lënë paksa të qetë: “Turin që ishte në barkë” dhe të bëjnë një pyetje thelbësore, logjike dhe me katër alternativa, ashtu si testi i Gjuhë-Letërsisë.

A e di Ministrja e Arsimit Besa Shahini çfarë është ‘metodika e Pizës’ dhe a mund të aplikohet ajo në kushtet e një situatë kaotike, ku shkolla është mbyllur që në mars për shkak të pandemisë?

Atlernativat për këtë pyetje janë: A-ministrja nuk e ka idenë çfarë thotë; B-ministrja nuk do e kalonte as vetë maturën me testin e Gjuhë-Letërsisë; C-ministrja është aty sepse e ka kërkuar Baca Baton dhe D-ministrja përveç padijes së theksuar është edhe arrogante. Ky është rasti i rrallë që maturantët duhet të rrethojnë të “katër alternativat”, pasi fatkeqësisht të gjithë përgjigjet jo vetëm janë të përafërta, por të sakta.

Këto pyetje nuk mund të jenë vetëm ironi, por një e vertetë e hidhur që sot rëndon mbi shpinën e 31 111 maturantëve në të gjithë vendin, përfshi edhe prindërit e tyre që pritën me ankth si do të dilnin nga provimi i Gjuhë-Letërsisë që u zhvillua më 11 qershor.

Lexo edhe:

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

Ministrja doli sot në një video-mesazh që në vend të fliste qoftë edhe për “ulje gjakrash” që do të rishikohen pretendimet e maturantëve, ajo gati i kërcënoi haptas, duke shprehur mllef dhe ngatërruar “kekun me suxhukun”, ku reagimin e atyre mijëra maturantëve në të gjithë vendin i konsideroi si të nxitura politikisht.

Menjëherë pasi ministrja Besa Shahini doli në atë vide-mesazh, plot mllef dhe arrogancë, në faqen e saj në facebook, mbërritën një numër i madh komentesh kundër. Pa e fyer, por duke i kujtuar se jo vetëm ishte jashtë logjike në gjithçka, por qoftë edhe me padijen e saj po dëmton një brez të rinjsh, që në të ardhmen mund të jenë pikërisht në atë kolltuk të “rëndë” që Shahinin ia kanë bërë me “porosi”, nga Prishtina në Tiranë.

Edhe pse u angazhuan qindra komentues nga zyrat e Partisë dhe Rilindjes së Edi Ramës, për ti dalë në mbrojtje ministreshës së tyre, duket se edhe ata hoqën dorë, kur forca e mijëra komentuesve ishte shumë më e madhe se të punësuarit e partisë.

Sipas atyre ekspertëve tërësisht të pavarur nga Rilindja, apo çdo forcë tjetër politike në vend, janë të paktën shtatë pyetje tërësisht alogjike, të cilat penalizojnë çdo nxënës, sado që mund të jetë ekselent. Dhe janë 7-10 pyetje, që përkthehen në minus dhjetë pikë që do rëndojnë mbi maturantët. E këtë dhjetë, kjo ministre e ardhur nga skutat e OJF-ve të financuara nga Xhorxh Soros, sot nuk mund ta kalojë pa të keq.

Më së paku duhet të kuptojë se pikërisht ky personazh si Shahini vetëm në dy vite ka parë poshtë zyrës së saj mijëra studentë në vitin 2018, që i “hëngrën kokën” shefes Lindita Nikolla dhe në qershor 2020 mijëra maturantë. Këtu ka diçka që nuk shkon, me arsimin në tërësi, por veçarisht atë të mesëm dhe të lartë.

Metodikat mësimore të kopjuara nga vendet e tjera nuk mund të aplikohen si “ligjet e parlamentit” ku edhe më injoranti i Rilindjes, ngren duart përpjetë për miratim, pa i studiuar e sigurisht pa i kuptuar kurrë.

Gjithashtu kryeministri dhe ministrat e tij po e kuptojnë fort mirë që me politikat që ndjekin do të bëjnë që të largohet edhe ajo pjesë e mbetur e popullsisë, për të mos vrarë më së paku të ardhmen e fëmijëve të tyre, duke i larguar nga duart e keqdashësve kinse dhe injrantëve të “formuar rrugës”, që sot i gjen në elitën e pushtetit.

Arroganca nuk është arsye dhe Shahini është së fundmi emblema e një klithjeje që sot kërkon një zgjidhje. Shumë u ankuan për paaftësinë e ish-ministres së Arsimit Lindita Nikolla, por kjo që e pasoi do të futet në histori si e paditura që është edhe arrogante!

Etiketa: besa shahini

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Skandali me diplomat, Qëndresa Qytetare thirrje për hetim të plotë të zyrtarëve të MAS

21:32 : 25/09/2024
AKTUALITET

Të fundit në botë për Arsimin/ Dështimi ka një emër dhe disa fytyra

15:02 : 20/06/2024
AKTUALITET

Akademiku Gjinushi plagjarizon shkrimin sarkastik si autoritet shkencor

16:31 : 11/11/2022
AKTUALITET

Ish-ministrja e Arsimit bëhet nënë për herë të parë

11:58 : 02/04/2022
AKTUALITET

FOTO/ I shtrirë dhe gjakosur në kokë, arrestohet bashkëshorti i ish-ministres Besa Shahini

11:25 : 07/09/2021
AKTUALITET

Lubonja: Shahini kishte lidhje vetëm me Ramën, mund të jetë larguar prej…

22:33 : 15/09/2020
Para

Flet avokati shqiptaro-amerikan, në gjyqin më të famshëm kundër racizmit në SHBA

TË GJITHA

Këmbimi valutor 14 Maj/ Me sa blihen e shiten monedhat e huaja ditën e sotme

09:07 : 14/05/2025

Vendimi i papritur/ Pas Albës, edhe Lim Hoti braktis garën në “Ferma VIP”

09:02 : 14/05/2025

Përfundon numërimi për kandidatët në Kukës, Isuf Çelaj humbet mandatin me votat brenda vendit

08:53 : 14/05/2025

Tërmet me magnitudë 6.1 shkund Kretën, paralajmërimi për cunam

08:31 : 14/05/2025

Emigrimi masiv/ Shqiptarët janë kombësia më e madhe në BE, në raport me popullsinë

08:22 : 14/05/2025

“Shndrit” në skenë Shkodra elektronike, Shqipëria kualifikohet në finalen e Eurovision 2025

08:13 : 14/05/2025

VIDEO/ Ndjekje, përplasje makinash dhe sherr me leva, çfarë ndodhi gjatë natës në Tiranë

08:06 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com