• Kontakt
Saturday, May 24, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Rritja e rasteve me COVID në Shqipëri, a duhet të rikthehet karantina?/ Pipero: Nuk e rekomandoj, ja çfarë duhet bërë

10:25 : 14/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, SHENDETI

Dy javë pas heqjes së të gjitha masave kufizuese të karantinës prej 80 ditësh, kurba e prekjes nga virusi COVID-19 arriti të shtunën në Shqipëri, (13.06.2020) pikën e saj më të lartë që nga fillimi i epidemisë, në 9 marsin e kaluar: 48 raste të reja.

Situata është përkeqësuar ndjeshëm në 6 ditët e fundit. Autoritetet e shëndetësisë pohojnë se numri total i të infektuarve arriti të shtunën në 1464, ai i rasteve aktive në 389. Sipas të dhënave të Ministrisë së Shëndetësisë, janë shëruar 1039 të infektuar, janë testuar 20132 persona dhe kanë vdekur 36 vetë. Vatra më e nxehtë vazhdon të mbetet Tirana me 220 të infektuar. Në Spitalin Infektiv të Qëndrës Spitalore Universitare,” Nënë Tereza” (QSUT) janë të shtruar 52 pacientë, 7 prej të cilëve janë në terapi intensive dhe 1 i intubuar.

Dr. Pëllumb Pipero, infeksionist i mirënjohur, që me ekipin e tij vazhdon të jetë në krye të betejës kundër virusit corona në Spitalin e Sëmundjeve Infektive në QSUT thotë për DW se “shtimi i rasteve pozitive të infektuara me COVID – 19, ishte i pritshëm, pasi hapja totale ka rritur mundësitë e ekspozimit ndaj virusit.

“Por shifrat kaq të larta dhe të shoqëruara me shtrime në spital janë të papritura. Mendoj se ka një shkujdesje që shkon deri tek ideja se virusi “iku”. Por ai vazhdon të qarkullojë, të jetë mes nesh” thotë Dr. Pipero për DW.

Shkujdesja është e dukshme. Në tregjet e fundjavës, baret dhe kafenetë e TIranës kryeqytetasit janë pa maska dhe rrinë fare pranë njëri tjetrit. “Duhet respektuar distanca sociale, vendosur maskat në mjedise publike apo në grumbullime në vende publike, duhen respektuar protokollet në bare, restorante, madje edhe në institucionet shëndetësore. Rasti i prekjes nga virusi Corona i 15 mjekëve dhe infermierëve në Spitalin e Sëmundjeve të Brendshme në QSUT, nga një paciente pozitive me këtë virus, është më seriozi”, shpjegon arsyet e kësaj situate Dr. Pipero.

Lexo edhe:

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

Ai thekson se 218 rastet e reja në 6 ditët e fundit u “përkasin të gjitha moshave mbi 40 vjeç, por të sëmurët kronikë rezultojnë të jenë në forma më të rënda të prekjes nga virusi corona” vë në dukje ai.

Epidemia COVID-19 vazhdon të jetë nën kontroll

Shifra rekord e rasteve të reja nuk e kanë nxjerrë jashtë kontrollit epideminë. “Po punohet fort nga specialistet e shëndetit publik për t’i ndërgjegjësuar qytetarët se rreziku nga prekja prej virusit është i pranishëm pasi ai është ende mes nesh. Edhe pse është i dobësuar në krahasim me fillimin e epidemisë dhe kohën e karantinës virusi vazhdon të na infektojë dhe ta vërë jetën tonë në rrezik, nëse nuk vazhdojmë të ruajmë distancën fizike, të vendosim maskën në mjedise publike dhe të kemi higjenën e duarve”, thekson për DW, Dr. Pipero.

Masat kufizuese të autoriteteve në Shqipëri kanë qënë ndër më të rreptat në rajon dhe BE para hapjes totale. Organizata të Mbrojtjes së të Drejtave të Njeriut, sidomos Komiteti i Helsinkit, kanë kritikuar qeverinë Rama për shkelje të të drejtave të njeriut, edhe pse e drejta për jetën mbetet prioritare. Për të përballuar vërshimin e rasteve gjatë karantinës qeveria ndryshoi edhe Kodin Penal, duke ligjëruar masa shumë të rrepta për shkelësit e karantinës.

Në këto rrethana a mund të flitet në Shqipëri për ” imunitet të tufës”, shprehje kjo e përdorur në krye të herës nga kryemnistri britanik Boris Jonhson, një nga të mbijetuarit prej prekjes së virusit Corona në fillim të marsit të kaluar? “Në Shqipëri është ende herët për të folur për “imunitet tufe”. Madje nuk mund të flitet edhe për ato vende ku masat e distancimit social nuk kanë qënë detyruese, si është rasti i Suedisë” thotë Dr. Pipero.

Rikthimi në karantinë? Nuk rekomandohet, pa efikasitet

Maqedonia e Veriut, fqinja e Shqipërisë, riktheu masat kufizuese për shkak të rritjes së rasteve të reja pas hapjes totale të vendit. Autoritetet kanë paralajmëruar se nëse popullsia shpërfill rrezikun e pranishëm nga virusi corona, masat shtrënguese mund të kthehen.

“Nuk besoj, se kjo do të ndodhë edhe në Shqipëri. Për Shqipërinë nuk do ta rekomandoja. Masat shtrënguese nuk janë tanimë efikase. Mjafton respektimi nga popullata i distancës sociale, vendosja e maskës në mjedise publike, higjena e duarve. Kurse për autoritetet e shëndetësisë dhe stafet e mjekëve mjafton ndjekja e rasteve klinike, testimi i tyre, lokalizimi i rasteve të kontaktit dhe i vatrave te infektimit për të vazhduar të kemi nën kontroll epideminë në këtë fazë të dytë të zhvillimit të saj” thotë për DW , Dr. Pipero./DW/

Etiketa: COVID 19Piperorastet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Sëmundjet autoimune/ Covid-19 rriti numrin e rasteve e të prekurve nga Hashimoto

16:23 : 29/03/2025
BOTA

CIA, vlerësim të ri për origjinën e COVID-19: Ka dalë nga një laborator kinez

08:18 : 26/01/2025
AKTUALITET

Rikthehet gripi i shpendëve, identifikohet ferma e infektuar në Tiranë

20:27 : 28/12/2024
AKTUALITET

Rriten rastet e dhunës në familje, ambasada amerikane: Nevojë urgjente për veprim

19:58 : 07/12/2024
AKTUALITET

Shpërthen Covid-19, mjekët: 90% e rasteve, janë të prekur nga koronavirusi

16:10 : 10/08/2024
RAJONI

Kosovë, regjistrohen 19 raste me COVID-19

16:00 : 27/07/2024
Para

Trumpi: Ushtria amerikane s’e ka detyrë të ndalë luftërat e pafundme në vendet e largëta

TË GJITHA

Horoskopi, e shtunë, 24 Maj 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:16 : 23/05/2025

Certifikimi i rezultatit të 11 Majit, PD kërkesë KQZ-së: Na vini urgjentisht në dispozicion provat!

23:12 : 23/05/2025

Cagliari nuk e ndal dot, Napoli shpallet kampion i Seria A për këtë sezon

22:59 : 23/05/2025

Tregoni kujdes me këto ushqime, përkeqësojnë dhimbjet e kokës

22:55 : 23/05/2025

Mark Zuckerberg shpall fundin e celularëve, do të zëvendësohen nga një pajisje e re

22:49 : 23/05/2025

Filmoi të moshuarit në momente intime/ Vihet nën hetim e mitura në Korçë, e pësojnë edhe pleqtë

22:47 : 23/05/2025
Nje polic duke hapur deren per korrierin qe transporton me karroce dosjet e padive ne Strukturen e Posacme Kunder Korrupsionit dhe Krimit te Organizuar, SPAK. Nje sere ceshtjesh te rendesishme qe prekin edhe aktore te politikes jane kallezuar se fundmi ne SPAK.	/r/n/r/nA police officer opens the door to a courier transporting by cart the files of lawsuits in the Special Structure Against Corruption and Organized Crime, SPAK. A series of important issues that also affect political actors have recently been reported to SPAK.

Gëzim Thartori s’paguan drogën e blerë tek Ekil Nderjaku, ‘shitësi’ Orges Molla i kërkon llogari në SkyECC

22:42 : 23/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com