• Kontakt
Monday, May 12, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Konflikti i interesave/ Etilda Gjonaj mbron gruan e Ben Blushit, duke “kapërcyer” ligjin

20:41 : 12/06/2020
në AKTUALITET, INVESTIGIME, KRONIKE, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, është vendosur në mbrojtje të noteres Eva Blushi, bashkëshorte e ish-politikanit të majtë dhe aktualisht drejtor i Top Channel, Ben Blushi, e dyshuar publikisht se ushtron licensën në kundërshtim me parimet e konfliktit të interesave.

Në bazë të të dhënave zyrtare, Eva Blushi rezulton të jetë aksionere në dy kompani private, krahas aktivitetit si notere e licensuar.

Ligji “Për Noterinë”, i cili ka hyrë në fuqi në fillim të vitit 2019, parashikon ndalime të rrepta për noterët.

Në nenin 19 të ligjit shkruhet shprehimisht: “Ushtrimi i funksionit të noterit nuk pajtohet me asnjë veprimtari tjetër private apo publike, me përjashtim të mësimdhënies”.

Lexo edhe:

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

PD depoziton padi në Kushtetuese për mandatin e Vullnet Sinajt

Për këtë nen ka pasur diskutime të shumta në Komisionin Parlamentar të Ligjeve. Në përfundim, ligjvënësit ranë dakord që noterët të mos lejohen të kenë angazhime të tjera publike apo private, duke i barazuar me zyrtarët e sistemit të drejtësisë.

Por, Ministria e Drejtësisë duket se e lexon ndryshe pozicionin e ligjvënësve.

Në një përgjigje zyrtare, tejet të vonuar, për “Boldnews.al”, Ministria e Drejtësisë ka paraqitur argumentat e saj, në bazë të të cilave vlerësohet se nuk ka vend për nisjen e hetimit disiplinor ndaj noteres Eva Blushi.

Konflikt interesi?

Referuar të dhënave të Qendrës Kombëtare të Regjistrimit (QKR), Eva Blushi rezulton të jetë drejtuese e një zyre noteriale.

Zonja Blushi rezulton gjithashtu ortake, me vlerë kapitali 20% në shoqërinë “Luxury Communicazione e Pubblicita”, si edhe ortake me vlerë kapitali 50% në shoqërinë “Publialb”, në bashkëpronësi me Vjollca Hoxha, administratore e televizionit “Top Channel”.

Diçitura: Ekstrakti i kompanisë “Publialb”, marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)
Në Foto: Ekstrakti i kompanisë “Publialb”, marrë nga Qendra Kombëtare e Regjistrimit (QKR)

“Boldnews.al”, në një kërkesë të Shkurtit 2020, pyeti Ministrinë e Drejtësisë nëse angazhimi në aktivitete private të zonjës Blushi ishte në kundërshtim me nenin 19 të ligjit “Për Noterinë”.

Në përgjigjen e nënshkruar nga Sekretari i Përgjithshëm, Gentian Deva, Ministria e Drejtësisë deklaron se zonja Blushi nuk është në shkelje të detyrimeve ligjore.

Për Ministrinë e Drejtësisë, noterët janë në kushtet e konfliktit të interesave vetëm nëse nënshkruajnë akte për institucione publike apo private, në të cilët ata janë pjesë.

“Në gërmë d të nenit 98 të këtij ligji (Për Noterinë), parashikohet se ‘noteri nuk mund të kryejë akt noterial…kur është punëdhënës, administrator ose ka një detyrë tjetër në një ent, shoqatë, shoqëri ose institucion tjetër të interesuar…’”, argumenton Ministria e Drejtësisë.

Pra, për Ministrinë e Drejtësisë, ndalimi i zgjeruar në nenin 19, që parashikon ndalime për përfshirjen e noterëve në çdo aktivitet tjetër publik apo privat, kufizohet në një nen më poshtë (98) vetëm për rastet kur noteri nuk duhet të nënshkruajë akte për struktura të tjera, ku ai bën pjesë.

Në Foto: Përgjigja e Ministrisë së Drejtësisë për “Boldnews.al”

Këndvështrimi i Ministrisë së Drejtësisë e thjeshton shumë situatën dhe, mbi të gjithë, nuk përputhet me vullnetin e ligjvënësve.

Komisioni i Ligjeve

“Boldnews.al” ka siguruar Raportin e Komisionit të Ligjeve, i cili u dërgua në Parlament para votimit të ligjit të ri “Për Noterinë”.

Dokumenti parlamentar, i cili mban datën 18 Dhjetor 2018, ka dhënë një shpjegim shterues, si për nevojën e ndalimeve të rrepta në aktivitetin e noterëve, ashtu edhe fushat se ku ata mund të angazhohen.

“Për shkak të funksionit të noterisë dhe nevojës për të pasur besimin e publikut në veprimtarinë noteriale, projektligji parashikon një kushtëzim të fortë në lidhje me veprimtari të tjera që noteri mund të bëjë gjatë ushtrimit të profesionit si noter”, argumentohet në Relacionin e Komisionit të Ligjeve, përsa i përket parashikimeve të nenit 19.

Në Foto: Pjesë nga relacioni i Komisionit të Ligjeve mbi projekt-ligjin “Për Noterinë”, dt. 18.12.2018

Krahas ndalimit të zgjeruar për noterët, pra mos-angazhimi në veprimtari publike dhe private, ligji i ri parashikoi, në mënyrë specifike, rastet e konfliktit të interesave.

Disa nga këto raste kanë qenë edhe në legjislacionet e mëparshme, si ndalimi që noterët të kryejnë akte noteriale për vete, familjarët e tyre dhe persona të lidhur.

Por, ligji i ri shtoi edhe një “institut” tjetër në rastet e konfliktit të interesave. Noterëve u ndalohet të nënshkruajnë akte noteriale për entitetet, ku ata ushtrojnë “veprimtarinë noteriale”.

Duke qenë një “institut” i ri, Komisioni i Ligjeve është ndalur për të shpjeguar në mënyrë specifike se cilat konsiderohen “veprimtari noteriale”.

Sipas ligjit, “veprimtari noteriale” përfshihen: ekspert i pavarur, anëtar Bordi Disiplinor, anëtar i Komisionit të Kualifikimit, anëtar ose drejtues i Dhomës Kombëtare dhe degëve vendore ose pjesëmarrja në organizma kolektivë të lidhur me noterinë, apo dhënia e ekspertizës mbi legjislacionin noterial dhe jo vetëm.

Pra, noterit i lejohet angazhimi në “veprimtari noteriale”, por i ndalohet të kryejë akte noteriale, në rastet kur është i përfshirë si pjesë e atyre entiteteve.

Të gjithë angazhimet e tjera të noterit, publike apo private, janë të ndaluara, siç parashikohet në nenin 19.

Në rastin e noteres Eva Blushi, përfshirja e saj si aksionere në dy shoqëri private, të cilat kanë për objekt organizimin e fushatave mediatike e publicitare, nuk përbën “veprimtari noteriale”.

E, për këtë arsye, referuar ligjit “Për Noterinë”, zonja Blushi duket se është në kushtet e ndalimit.

Por, për Ministrinë e Drejtësisë, kufizimet e nenit 19 janë tërësisht të padukshme në rastin e noteres Eva Blushi.

Sipas këtij institucioni, zonja Blushi do të jetë në konflikt interesi vetëm nëse nënshkruan akte noteriale që lidhen me bizneset private, në të cilat ajo është aksionere.

 

Etiketa: Blushigjonajkonflikt interesi

Lajme të lidhura

AKTUALITET

5 familje jetojnë mes përmbytjeve në ujëmbledhësin e Bovillës, ende nuk janë shpronësuar

21:03 : 05/05/2025
AKTUALITET

PD depoziton padi në Kushtetuese për mandatin e Vullnet Sinajt

15:29 : 05/03/2025
AKTUALITET

Afati i fundit për dorëzimin e koalicioneve në KQZ, Blushi paraqitet në selinë e PD

15:46 : 03/03/2025
AKTUALITET

“11 maji”/ Blushi dhe Haxhinasto takim në selinë e PD-së

13:24 : 24/02/2025
AKTUALITET

“Metamorfoza 2”/ GJKKO pranon kërkesën e SPAK, kalon për gjykim dosjen ndaj Breçanit dhe 7 të akuzuarve

16:38 : 27/12/2024
AKTUALITET

“Beteja pa kthim”/ Blushi: Ta harrojnë se ne ikim nga sheshet e Shqipërisë

18:01 : 26/11/2024
Para

Koronavirusi/ Shkencëtarët: Politikanët e dinin për rrezikun e madh, por preferuan të heshtin

TË GJITHA

Tensione në qendrën e numërimit në “Vasil Shanto” në Tiranë, shkak një fletë e pavlefshme

20:59 : 12/05/2025

Zelensky konfirmon praninë në Turqi: Do të ishte mirë nëse do të ishte edhe Trump

20:58 : 12/05/2025

Rama largohet nga selia, nuk prononcohet për gazetarët

20:54 : 12/05/2025

Raport i ri, refren i vjetër

20:52 : 12/05/2025

Fatos Lubonja: Partitë e vogla duhej të merrnin më shumë vota! Fitues del ai që ka më shumë para

20:51 : 12/05/2025

PD kryeson me diferencë të thellë në Kavajë ndaj PS

20:51 : 12/05/2025

Vllaznia-Egnatia/ Kontakt Mala-Xhemajli brenda zonës, Marciniak vijon lojën

20:43 : 12/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com