• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miratohet projektligji për “Policinë e Burgjeve”

15:52 : 11/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Komisioni Parlamentar për Sigurinë Kombëtare ka miratuar nen për nen projektligjin për “Policinë e Burgjeve”, si pjesë e paketës ligjore për reformimin e sistemit penitenciar.

Në drejtimin e kryetares Ermonela Felaj, Komisioni për Sigurinë Kombëtare, në mbledhjen e e zhvilluar online vijoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit “Për policinë e burgjeve”.

Komisioni kishte miratuar një pjesë të neneve të projektit në fjalë. Felaj bëri me dije, se diskutimet e sotme për nene të veçanta bëhen duke pasur parasysh dhe sugjerimet e institucioneve të interesuara, si Avokatit të Popullit, Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi, Komitetit Shqiptar të Helsinkit, Komisioni për Çështjet Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut, etj.

Të pranishëm gjatë diskutimit nen për nen në komision, ishin Etilda Gjonaj, ministre e Drejtësisë,zëvendës drejtori i përgjithshëm i Drejtorisë së Burgjeve, Fehmi Sufaj.

Anëtarët e pranishëm në mbledhjen virtuale diskutuan, bënë sugjerimet e tyre. Diskutimet patën edhe nenet ku flitej për mbajtjen e armës së zjarrit jashtë shërbimit, nga ana e punonjësit të policisë së burgjeve, ku pati disa sugjerime dhe mendime, por pas gjetjes së dakordësisë, për formën që duhet realizuar kjo, duke ia dhënë këtë mundësi vetëm asaj kategorie të punonjësve të burgjeve që ka rrezikshmëri më të lartë.

Lexo edhe:

Drafti në Kuvend/ Gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive, të përfitojnë 10% të financimit

Drafti PS-PD për Zgjedhoren/ Mbyllet 1/3 e listës, kryetarët sigurojnë “besnikët” në Kuvend

Më pas, Komisioni i Sigurisë miratuan projektligjin “Për policinë e burgjeve”.

Qëllimi kryesor i projektligjit “Për policinë e burgjeve” konsiston në: Krijimin e një stafi me kapacitete të mjaftueshme profesionale, të motivuar dhe me integritet, të aftë për të garantuar sigurinë në burgje dhe paraburgime; përmirësimin e gjendjes ekonomike financiare dhe të kushteve të punës të punonjësve të Policisë së Burgjeve, në raport të drejtë me punonjësit e agjencive të tjera të përafërta në status dhe ecuri në karrierë; përmirësimin e procedurave të rekrutimit, të trajnimit dhe të promovimit në detyrë të punonjësve të Policisë së Burgjeve; garantimin e rotacionit të vazhduar brenda sistemit, me qëllim motivimin dhe shmangien e konsumit profesional, të stresit dhe të frustrimit të punonjësve; respektimin e të drejtave të punonjësve duke siguruar mbështetje edhe pas ndërprerjes së marrëdhënieve të punës.

Projektligji ka në përmbajtje të tij dhjetë krerë, ku në kreun I përcaktohen dispozitat e përgjithshme, në kreun II përcaktohen parimet e organizimit dhe të funksionimit të Policisë së Burgjeve, në kreun III përcaktohen të drejtat dhe detyrimet e Policisë së Burgjeve, në kreun IV përcaktohet marrëdhënia e punës, pranimi dhe trajtimi i personelit të Policisë së Burgjeve, në kreun V përcaktohen 1 Miratuar nga Këshilli i Ministrave më 11 janar 2006, në takimin e 952-të të zëvendësministrave) 3 rregullat për transferimin dhe komandimin, në kreun VI përcaktohet klasifikimi i pozicioneve në Policinë e Burgjeve, në kreun VII përcaktohen procedurat disiplinore, në kreun VIII përcaktohet përfundimi i marrëdhënies së punës, në kreun IX përcaktohet bashkëpunimi me subjektet e tjera dhe në kreun IX përcaktohen dispozitat e fundit. Ndërkohë që në total, projektligji ka në tërësi 62 nene.

Institucionet që ngarkohen me zbatimin e këtij projektligji janë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve dhe Ministria e Drejtësisë, ministria përgjegjëse për shëndetësinë dhe mbrojtjen sociale dhe ministria përgjegjëse për punët e brendshme.

Efektet financiare shtesë të këtij projektligji llogariten në total rreth 305.6 milionë lekë të cilat konsistojnë në: pagën e gradës rreth 136.5 milionë lekë, shtesën për vjetërsi rreth 49.1 milionë lekë dhe shtesën për kushte pune rreth 119,9 milionë lekë. Këto efekte shtesë do të shtrihen në të tria vitet e PBA-së 2020-2022, sipas përcaktimeve të nenit 59, të projektligjit, sipas planifikimit vijues: a) Rritja e pagës për gradë do të fillojë me hyrjen në fuqi të ligjit; Shtesa për vjetërsi pune do të fillojë efektet më 1 janar 2021; Shtesa për natyrë të veçantë pune do të fillojë efektet më 1 janar 2022. /TVT/

Etiketa: draftipolicia e burgjevepr/ligj

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Drafti në Kuvend/ Gratë kandidate të kenë akses në fondet e partive, të përfitojnë 10% të financimit

16:22 : 07/10/2024
AKTUALITET

Drafti PS-PD për Zgjedhoren/ Mbyllet 1/3 e listës, kryetarët sigurojnë “besnikët” në Kuvend

17:19 : 24/07/2024
AKTUALITET

Sula kritika për draftin e Zgjedhores: E sollët në Komision gjysmë ore para, e keni vulosur!

16:44 : 24/07/2024
AKTUALITET

Drafti i PS për Kodin Zgjedhor, reagon Salianji: Propozimi i heq të drejtën e votës miliona qytetarëve që jetojnë jashtë

13:56 : 08/07/2024
AKTUALITET

Analiza/ Pr.ligji për shëndetin riprodhues në Shqipëri ka mangësi

19:06 : 28/04/2024
AKTUALITET

Pr.ligji për abortet dhe nënat surrogate/ Shehu: “Uterusi me qera” tentativë kriminale

11:37 : 24/04/2024
Para

Homosapiensi është ballkanas

TË GJITHA

Portugalia “gjunjëzon” Gjermaninë në Mynih, CR7 dërgon luzitanët në finalen e Nations League

23:08 : 04/06/2025

Horoskopi, e enjte, 5 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 04/06/2025

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025

Koloneli Dritan Demiraj: Shqetësimi më i madh për SHBA-në është Kina, jo Rusia

22:50 : 04/06/2025

Spektakël në Mynih, Portugalia përmbys Gjermaninë me Cristiano Ronaldon (Video)

22:40 : 04/06/2025

Lufta në Ukrainë, Gjermania kërkon më shumë sanksione ndaj Rusisë

22:39 : 04/06/2025
CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 82

Për çfarë marrin më shumë hua shqiptarët? Kredia konsumatore arrin në 92 mld lekë në 3-mujorin e parë

22:34 : 04/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com