• Kontakt
Sunday, September 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Atentati ndaj Ardjan Çapjas, zbulohet makina e dytë e atentatorëve/ Snajperi ishte i kalibrit 8.65

15:35 : 11/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Prokuroria e Elbasanit ka regjistruar çështjen për atentatin e bërë mëngjesin e së hënës ndaj Ardjan Çapjas.

Organi i akuzës po kryen hetimet për “Vrasje me paramendim” e mbetur në tentativë dhe “Mbajtje pa leje të armëve luftarake”. “Është regjistruar çështja penale për veprat penale ‘Vrasja me paramendim’ e kryer në bashkëpunim, e mbetur në tentativë, e parashikuar nga nenet 78, 25 e 22 të Kodit Penal dhe ‘Mbajtja pa leje e armeve luftarake’, e parashikuar nga neni 278/1 i Kodit Penal. Vijon kryerja e veprimeve hetimore në bashkëpunim me Drejtorinë Vendore të Policisë Elbasan”, njoftoi Prokuroria lidhur me ngjarjen e ndodhur. Ndërkohë, për hetuesit shpresa më e fortë për zbardhjen e atentatit të dështuar mbeten kamerat e sigurisë.

LARGIMI I AUTORËVE

Sipas burimeve, mësohet se nga këqyrja e kamerave të sigurisë ka rezultuar se autorët janë larguar nga vendi i ngjarjes me një makinë tjetër tip “Volkswagen”. Automjeti është në ngjyrë blu të errët, ndërsa grupi hetimor ka dyshime se ka bërë transportin e autorëve të atentatit me snajper ndaj Ardjan Çapjas. Burimet thonë se itinerari i lëvizjes së autorëve pas krimit, sipas kamerave të sigurisë shkëputet në afërsi të zonës të njohur si Fushë-Mbret, ndaj ekspertët janë të pasigurt, por edhe mjaft të rezervuar për të shtuar të dhëna shtesë mbi këtë mjet, i cili mund ta çojë Policinë tek autorët e dyshuar.

Arma snajper e përdorur nga vrasësit për të eliminuar Ardjan Çapjan, burimet thonë se është e kalibrit 8.65 dhe përdoret vetëm nga profesionistë dhe jo qitës amatorë. Mes shumë pistave ku Policia po heton, dyshon se personi që hapi zjarr nga Krasta dhe kishte në shënjestër Ardjan Çapjan, mund të ketë qenë ish-ushtarak. Hetimet për zbardhjen e kësaj ngjarjeje janë fokusuar nga ana e Policisë te përplasjet e vjetra.

Lexo edhe:

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

NGJARJA

Ka qenë ora 09:10 e së hënës, kur Ardjan Çapja ka dalë nga banesa e tij, në lagjen “Emin Matraxhiu”, por brenda perimetrit të oborrit është qëlluar me armë zjarri, duke mbetur i plagosur. Burime nga Policia thanë se për atentatin e radhës ndaj tij dyshohet se është përdorur një snajper dhe autori që ka kryer qitjen mund të ketë qenë në distancë të konsiderueshme nga objektivi. Çapja ka marrë një plagë të rëndë poshtë supit dhe është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Elbasanit, por më pas është transportuar për në Spitalin e Traumës, ku i është nënshtruar një ndërhyrjeje kirurgjikale dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Burime pranë vendit ku ndodhi ngjarja, shumë pranë banesës së 55- vjeçarit, thanë se në momentin që ai është plagosur janë dëgjuar të shtëna armësh që vinin nga një rreze e largët, por që nuk mund të përcaktohen dot. Të shtënat mund të kenë ardhur pas ngjarjes për të shpërqendruar Policinë, në mënyrë që të mos zbulohet vendi se nga ku është qëlluar. Autorët kanë pasur mjaft kohë që të largohen me një mjet të tipit “Volkswagen”, pasi kanë qëlluar nga largësia 55-vjeçarin Ardjan Çapja.

Dyshohet se atentati është kryer nga më shumë se tre persona, dy vëzhgonin dhe tjetri ka qëlluar dhe pasi kanë parë 55- vjeçarin, i cili është rrëzuar si pasojë e goditjes së plumbit, ata janë larguar nga vendi i ngjarjes. Por vetëm pak minuta pasi Policia mësoi për plagosjen, u lajmëruan se në një zonë të pyllëzuar në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit po digjej një mjet. Menjëherë në vendin e ngjarjes ka shkuar Policia, efektivë të zjarrfikëseve, si dhe grupi hetimor që drejtohej nga prokurori./ PANORAMA

Etiketa: Ardian Çapjaatentatidetajet

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Dëshmon shoferi i “Rrumit”: Si ndodhi sulmi ndaj Ndojës dhe Lahos/ Pyetet dhe për vrasjen e gjyqtarit Konomi

15:56 : 19/09/2025
AKTUALITET

Atentati në sy të turistëve, publikohet VIDEO e vrasjes së Kristian Kolës në mes të Shkodrës

21:41 : 18/09/2025
AKTUALITET

Erion Alibej: Kërkova ndihmë… nga vrasësi i vëllait, nuk e dija se ma ekzekutuan miqtë tanë

21:32 : 17/09/2025
AKTUALITET

“Ndodhi në oborrin e pallatit tim”/ Aktorja Rita Gjeka flet për atentatin në Shkodër: Jam dridhur 2 ditë

21:56 : 14/09/2025
AKTUALITET

“Nuk dal nga kulla jeme”/ Mustafa Lici u mor në pyetje në shtëpi, e motra përmes “Whats App-it”

19:10 : 14/09/2025
AKTUALITET

Masakra e Shkodrës u urdhërua nga një grup kriminal? Merret në pyetje Mustafa Lici, ja dëshmia e tij

13:24 : 12/09/2025
Para

Përballet nesër me Vetting, ja si ka ndryshuar pasuria e prokurorit Blerim Tominaj

TË GJITHA

“The Sun”: Shqipëria po boshatiset, Hasi, “Londra e Vogël” ku të rinjtë ikin ilegalisht drejt Anglisë

16:23 : 21/09/2025

Vatër zjarri në Sarandë, era favorizon përhapjen e flakëve

16:07 : 21/09/2025

Zyrtari i Bashkisë Peqin, Julian Manahasa i jep tendera kompanisë që themeloi vetë (Dokumentet)

15:57 : 21/09/2025

I lidhur me mafian shqiptare dhe kartelet e kokainës në Ekuador, arrestohet shefi i njohur i kuzhinës italiane

15:51 : 21/09/2025

Gjendet i pajetë 25-vjeçari në Korçë, dyshohet për vetëvrasje

15:43 : 21/09/2025

Bardhi: Balluku zyrtarja më e korruptuar në 35 vite, SPAK nuk guxon ta hetojë

15:36 : 21/09/2025

Starmer shpall zyrtarisht njohjen e shtetit të Palestinës nga Britania e Madhe

15:27 : 21/09/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com