• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Sa raciste është policia gjermane?

18:42 : 07/06/2020
në BOTA

Pas vdekjes së Georg Floyd, akuza për racizëm nuk ngrihen vetëm në SHBA. Aktivistë në Gjermani kërkojnë që të shikohet dhuna raciste edhe mes radhëve të policisë gjermane.

Akuza për dhunë raciste nuk është e re. Gjatë 20 viteve të fundit një numër personash me ngjyrë kanë humbur jetën nga policë apo duke qenë nën arrest policor. Rasti më i njohur është ai i vdekjes së Oury Jalloh. Kufoma e djegur e azilkërkuesit nga Sierra Leone u gjet në vitin 2005 në një qeli të rajonit të policisë në Desau. Ka edhe raste të tjera, si ai i azilkërkuesit nga Kameruni, Achidi John, deri tek refugjati irakian, Husam Huesin që në vitin 2016 u qëllua në një strehimore azili.

Përvoja e përditshme

Këto raste mund të shihen edhe si skandale te veçuara që kanë shkakuar dallgë të forta reagimi në opinionin publik. Por për njerëzit me ngjyrë ato janë vetëm shembuj të fortë të përvojës së tyre të përditshme, që i bën ata të dyshuar, thjesht për shkak të pamjes. “Komuniteti afrikan nuk e ka përjetuar ende që policia është aty për t’i mbrojtur ata, por ka më shumë përshtypjen, se policia është aty për t’i parë ata si të dyshuar”, thotë Sylvie Nantcha, iniciatore dhe drejtuese e Organizatës TANG (The African Network of Germany).

Nantcha është politikane e CDU-së dhe në Freiburg në Bresgau është anëtarja e parë afrogjermane e këshillit të qytetit. Nga anëtarët e organizatës së saj ajo ka dëgjuar pa fund raportime për të ashtuquajturin “racial profiling”, që njerëzit për shkak të dukjes shpallen të dyshuar. “Ne e dimë, që njerëzit tanë kontrollohen më shpesh nga policia, se të tjerët. Mund të tregoj për një rast të një kolegu në tren, në një vagon me më shumë se 100 vetë. Policia kalon, dhe ndal pikërisht tek ai dhe e pyet për pasaportën. Këto janë gjëra që ndodhin përditë.”

Lexo edhe:

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

Merz kundër Donald Trump: Mos ndërhyni në politikën e brendshme të Gjermanisë

Këto raste policia nuk i regjistron. E kjo do të thotë, sipas Nantchas që ato as nuk shtrohen për debat. Sebastian Bickerich, zëdhënësi i Qendrës së Antidiskriminimit të Federatës e konfirmon këtë në një E-mail: “Për fat të keq në Gjermani nuk ka as regjistrim sistematik të rasteve të “racial profiling” dhe as përgjegjësi të ndara qartë dhe struktura ankimi.”

Raste të veçanta apo pjesë e sistemit?

Për policinë në Gjermani janë përgjegjëse landet, që kanë ligjet e tyre dhe një praktikë të vetën të punësimit dhe shkollimit të policëve. Në disa lande, veçanërisht në perëndim, ka ndërkohë përpjekje për të punësuar policë me sfond migrimi. Dhoma e deputetëve të Berlinit këtë javë miratoi edhe një ligj antidiskriminimi. Ligji do duhet të mbrojë qytetarët në Berlin nga diskriminimi prej autoriteteve dhe policia dhe do të mundësojë dëmshpërblime kundër landit Berlin. Politikanët konservatorë dhe Sindikata e Policisë, GdP kanë reaguar fort. GdP në landin Renani Veriore-Vestfali e interpreton ligjin në atë formë, që në ndërhyrjet e policisë, ku pjesëmarrës janë njerëzit me sfond migracioni, policët duhet të provojnë, se ndërhyrja e tyre nuk kishte asnjë lidhje me prejardhjen e të prekurve. Politikani i CDU-së, Thomas Blenke, thotë se ligji i ri në Berlin i vendos nën “dyshim të përgjithshëm policët për diskriminim strukturor”. “Gjermania nuk është SHBA”, thotë Blenke. „Ne nuk kemi problem racizmi në polici.”

Edhe qeveria gjermane nuk sheh probleme sistematike. Zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Steve Alter, tha se ka se raste, por “racial profiling” nuk është problem i policisë në tërësi.” Por Rafael Behr, më parë polic, tani profesor në Akademinë e Policisë në Hamburg thotë, se argumenti i rasteve të veçuara humbet fuqinë tek vetë policia. “Sepse rastet e veçuara vërtet shumohen aq, sa tani më shumë shikohet, se ku ka premissa strukturore apo institucionale që e nxisin këtë? Nuk do të flisja për një racizëm institucional në polici, por ka struktura dhe premisa institucionale që nuk e pengojnë atë. Mostematizimi i kësaj teme ka qenë një deficit i madh i drejtuesve të policisë.”

Ankesat kundër policisë – tek policia

Ministria e Punëve të Brendshme megjithatë i referohet strukturave zyrtare të ankimit. Por ato nuk janë neutrale, thotë Tahir Della, zëdhënës i njerëzve me ngjyrë në Gjermani. „Prokuroria nga tendenca e saj i beson më shumë policisë se personave privatë. Ne kemi nevojë për mekanizma ligjore, struktura të pavarura ankimi, ku edhe mund të veprohet, ku njerëzit vihen para përgjegjësisë. Kemi nevojë për mbrojtje nga shkelja raciste e të drejtave tgë njeriut. Tani mua më duhet që për policinë të ankohem tek policia.”

Ligji antidiskriminim i Berlinit kërkon të mbyllë këtë boshllëk. Për Tahir Dellan ky është hapi i parë i një problemi më të madh, atij të përgatitjes së policëve. Detyrë e Rafael Behr në Akademinë e Policisë në Hamburg. Vërtet ai nuk beson, se policia tërheq më shumë një numër të caktuar njerëzish me qëndrime raciste. Por ai mendon, se në shkollimin tre vjeçar të policisë duhet të tregohet më shumë vëmendje edhe për trajnimin kundër diskriminimit. Jo vetëm gjatë shkollimit, por edhe më pas. Kjo është dobësia e madhe për momentin, mendon Behr./DW

Etiketa: gjermaniaracizem

Lajme të lidhura

BOTA

Merz premton: Gjermania do të ketë ushtrinë konvencionale më të fortë në Evropë

18:50 : 14/05/2025
BOTA

Merz kundër Donald Trump: Mos ndërhyni në politikën e brendshme të Gjermanisë

15:43 : 07/05/2025
BOTA

Qeveria gjermane kundërshton akuzën e Rubios për “tirani”

10:02 : 04/05/2025
BOTA

Gjermania shpall partinë AFD grup ekstremist

12:49 : 02/05/2025
AKTUALITET

Burimi: Qeveria e re gjermane në Bruksel nuk do të mbështesë regjimin e Ramës

20:02 : 28/04/2025
BOTA

Bota po armatoset! Rekord i ri i shpenzimeve ushtarake

09:47 : 28/04/2025
Para

Emina Cunmulaj krijon platformën që do t’u vijë në ndihmë vajzave dhe grave të abuzuara seksualisht

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Foto ilustruese

Operacion antidrogë në Itali, shkatërrohet grupi italo-shqiptar

20:49 : 15/05/2025

Presidenti i Emirateve të Bashkuara: Do të investojmë 1.4 trilionë dollarë në SHBA

20:47 : 15/05/2025

Tragjedia e Hasit/ Si dështoi drejtësia t’i japë zgjidhje konfliktit 20-vjeçar për pronat mes fisit Jaku dhe Sallahu

20:44 : 15/05/2025

Zgjedhjet, SPAK dhe kandidatët e bandave

20:33 : 15/05/2025

Bisedimet për paqe në Ukrainë, Rubio: Nuk kam pritshmëri të larta

20:32 : 15/05/2025

Ndoqi Milanin në tribunë, Igli Tare: Këtu, vetëm për të ndjekur ndeshjen

20:22 : 15/05/2025

Operacion antidrogë në Korçë/ Dy në pranga, shoqërohen disa të tjerë

20:16 : 15/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com