• Kontakt
Friday, August 8, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Përdhunimi i 15-vjeçares/ Kodheli: S’jam injorante, as mund të bëj moral, por Botën se ndryshoj dot

13:51 : 07/06/2020
në AKTUALITET, POLITIKE, SOCIALE

Mimi Kodheli, deputete e PS, ka reaguar ashpër pak ditë më parë, gjatë një mbledhjeje Komisioni Parlamentar, lidhur me skandalin e përdhunimit të një vajze 15-vjeçare nga roja i shkollës.

Reagimi i fortë i Kodhelit nuk ka i pëlqyer as Kryeparlamentarit Ruçi dhe as Kryeministrit Rama, dhe kjo u pa edhe me faktin se fjalimi i saj u fshi nga video zyrtare e Kuvendit. Më pas ishte Kryeministri Edi Rama që pavarësisht se nuk e përmendi me emër sulmoi Kodhelin në një seancë parlamentare, ndërsa mbrojti ministren Besa Shahini.

“Unë nuk besoj se jam në gjendje të ndryshoj botën, se askush s’mundet vetëm, aq më pak kam të drejtë të bëj moral pa kthyer gishtin nga vetja, por si nënë, pedagoge, grua, motër, bijë, politikane, apo qytetare e kam të drejtën të indinjohem, madje thellë.

Nga ana tjetër, nuk merakosem e as sekelldisem kur shpesh politikanet (qofshin këta burra apo gra) i etikojnë të gjithë pa dallim, me të njejtët emra apo i përfshijnë të tërë, në grupin e “injorantëve”, “të të korruptuarve”, “karagjozëve” po të doni. (Ndjesë për fjalorin, por po citoj disa prej epiteteve që dëgjojmë rëndom të na vihen).

A e dini pse? Se nuk e gjej veten në asnjerën prej këtyre etiketimeve, ndaj dhe vazhdoj e qetë punën time deri sa jam e bindur që këtë punë e bëj mirë, mbase shumë mirë, madje as kam kërkuar të mbrohem prej askujt, pavarësisht të gjitha gjërave të pamerituara e të pavërteta të thëna në adresën time apo të shumë kolegeve të mija”, shkruan Kodheli.

Lexo edhe:

“Ne nuk votuam për ChatGPT”/ Pranoi se ‘merr mendim’ nga IA, kritikohet kryeministri suedez

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

Postimi i plotë:

Hava Shehu, Andromaqi Noçka, Eleonora Pançe, Afërdita Shala dhe Varvara Mishaxhiu, Lejla Sevrani, Lirika Dedja, Kibe Shehu e Meropi Gjebrea, Adelina Meksi, Natasha Milkani, Zana Baroni, Nermin Vorpsi, Mimika Nishani, Elvira Kote, Lume Nallbani e Meriban Dajçi, Rabije Xhemnica dhe Lili Josa; të gjitha bashkë kanë bërë të jem qytetari i mirë që jam sot. Ato më kanë mësuar shkrim e këndim, algjebër dhe kimi, histori e anglisht, kontabilitet dhe statistikë.

Ato më kanë mësuar të dua atdheun dhe familjen, të dua shkollën dhe miqtë, të dua Migjenin, De Radën dhe Sami Frashërin, të di cili është mali më lartë dhe lumi më i gjatë, kush ishin Dardanët dhe si respektohen martirët, më mësuan të vrapoj apo të bëj punë-dore, të di kush ishte Volteri dhe Tolstoi, të di si mbyllet një bilanc dhe çfarë është teoria e korrelacionit.

Ato dinin edhe pa më pyetur, kur kisha mësuar e kur jo, kur kisha nevojë për to apo kur kisha temperaturë, kur isha zënë me shoqen e bankës apo kur isha e lumtur. Edhe pse të ndryshme, ato kishin të gjitha një pamje, atë të nënës time, ato ishin të buta edhe kur ishin të ashpra.

Ato ishin të duruara deri në vetmohim dhe të bukura në shpirt deri në adhurim. Pamja e tyre nuk ulërinte, vëmendja e tyre ndaj nesh, po.

Ato ishin të veshura me ngjyrat e mësuesit (ngjyra të ndryshme nga zanatet e tjera) dhe mbanin mbi supe petkun e seriozitetit edhe kur bënin shaka.

E po ashtu kishte e ka edhe zysh Natasha Xhahini e Hajrina Islami, ka zysh Brikena, Leticia, Ana, Antoneta e Shota, ka zysh Nora, Indrita, Alma, Daniela, e sa e sa emra të bukur “zyshas” me Z të madhe që kanë rritur e rrisin breza pas brezit tim.

Mbi të gjithë këta emra të dashur fort për mua e shumë e shumë të tjerë si unë, më duhet të përmend hallën time 95 vjeçare, Toninen, super zyshën “Nder i qytetit të Shkodrës”.

Në fakt, kjo nuk është hera e parë që flas për to, por i risjell sot në vëmendje, pikërisht në këto ditë të ngakuara me indinjatë e reflektim.

Unë nuk besoj se jam në gjendje të ndryshoj botën, se askush s’mundet vetëm, aq më pak kam të drejtë të bëj moral pa kthyer gishtin nga vetja, por si nënë, pedagoge, grua, motër, bijë, politikane, apo qytetare e kam të drejtën të indinjohem, madje thellë.

Nga ana tjetër, nuk merakosem e as sekelldisem kur shpesh politikanet (qofshin këta burra apo gra) i etikojnë të gjithë pa dallim, me të njejtët emra apo i përfshijnë të tërë, në grupin e “injorantëve”, “të të korruptuarve”, “karagjozëve” po të doni. (Ndjesë për fjalorin, por po citoj disa prej epiteteve që dëgjojmë rëndom të na vihen). A e dini pse? Se nuk e gjej veten në asnjerën prej këtyre etiketimeve, ndaj dhe vazhdoj e qetë punën time deri sa jam e bindur që këtë punë e bëj mirë, mbase shumë mirë, madje as kam kërkuar të mbrohem prej askujt, pavarësisht të gjitha gjërave të pamerituara e të pavërteta të thëna në adresën time apo të shumë kolegeve të mija.

Puna të mbron vetë. Kur nuk e gjen veten tek indiferentet, tek ato që nuk bëjnë detyrën, tek ato që abuzojnë me detyrën, vazhdo të bësh mësuesen e bëhu palë me Mimin dhe gjithë burrat e gratë puntorë e të ndershëm të këtij vendi, që brezat e ardhëm i do t’i shikojë më të ditur, më të edukuar, më të guximshëm, më mendje hapur e njerëz më të bukur, se ç’ishte brezi i saj.

Unë çoj lule ende sot në banesën e fundit të atyre zyshave që janë larguar tashmë nga jeta, pavarësisht se ka kaluar pak më shumë se gjysëm shekulli nga dita ime e parë e shkollës.

Uroj që këtë respekt ta ruajnë për ju mësuese të dashura edhe brezat që ju po edukoni sot.

Me krahë të lehta!

Etiketa: kodhelikritikamesues

Lajme të lidhura

BOTA

“Ne nuk votuam për ChatGPT”/ Pranoi se ‘merr mendim’ nga IA, kritikohet kryeministri suedez

20:20 : 05/08/2025
AKTUALITET

Dhoma amerikane kritika për klimën e biznesit: S’ka punonjës të kualifikuar, ka korrupsion dhe burokraci

17:55 : 31/07/2025
AKTUALITET

‘Arbitrar’/ Projekti i Kodit Penal kritikohet edhe për cënimin e lirisë së shprehjes

17:26 : 30/07/2025
AKTUALITET

“Dezinformimi”/ Zhupa: Qeveria po tenton të kontrollojë çdo media kritike

10:54 : 15/07/2025
AKTUALITET

“Bari i varrezave po bëhet kallam”/ Rama piketon Llatjan: Duhet të rrish pa gjumë, jo të flesh më shumë

11:04 : 11/07/2025
AKTUALITET

Heqja e tendave, Malaj kritika Ramës: Biznesi i vogël po pengohet për të favorizuar oligarkët

10:30 : 11/07/2025
Para

Bonnucci tregon diferencën mes Sarrit dhe ish-trajnerit Allegri

TË GJITHA

Dhunoi gruan dhe vajzën, arrestohet 56-vjeçari në Tiranë

13:32 : 08/08/2025

Çmimet USA të prangave, Maduro 50 milionë USD, po Ramaduro?!

13:29 : 08/08/2025

Gjendet pa shenja jete 47-vjeçari në Shkodër, dyshohet se e kanë pickuar…

13:23 : 08/08/2025

Temperaturat e larta rrezikojnë të rindezin zjarrin e madh në Francë, autoritetet në gatishmëri

13:15 : 08/08/2025

Kushtetuesja: Kuvendi i Kosovës duhet të zgjedhë kreun e ri përmes votimit të hapur

13:06 : 08/08/2025

Kushtetuesja pritet të dalë sot me vendim për konstituimin e Kuvendit, Kurti përsërit ofertat për kompromis

12:57 : 08/08/2025

SPAK operacion antidrogë në disa qytete, lëshohen 11 masa sigurie

12:39 : 08/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com