Ramës nuk ja blejnë librat dhe pikturat as me 60 përqind ulje (Foto)

Kreu i qeverisë Edi Rama njihet për kurimin e imazhit të tij me detaje dhe kryesisht kujdeset që jashtë vendit, të cilësohet si kryeministri “artist”.

Kjo pasi shpreh herë, kreu i qeverisë, ka hapur gjatë periudhës së tij si kryeministër i vendit, shumë ekspozita me pikturat e tij, kryesisht në Gjermani, apo vende të ndryshme të Europës.

Po ashtu Rama ka publikuar edhe një libër me pikturat e tij dhe siç duket është kujdesur që tregun e shitjes ta ketë në shtete të Evropës.

LEXO EDHE  Lajmi i Fundit/ Aksident në Tiranë, humb jetën 24-vjeçari, plagoset një tjetër

Në një foto të mbërritur së fundmi ne redaksinë e Faxweb.al, duket se libri me piktura i kryeministrit Rama, nuk është fort i shitur, pasi ka përfunduar me 60% ulje.

Fotoja është shkrepur në Zyrih, dhe shihet se libri me piktura ofrohet me 60% skonto.

Kujtojmë se Rama këtë libër me piktura Rama pak muaj më parë ia bëri dhuratë edhe kancelares gjermane Angela Merkel.