• Kontakt
Thursday, June 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

“O shkë****, 40 vjeç e bën palaçollëqe, do të q* rob e fis”/ Profesori denoncon vajzën

14:52 : 06/06/2020
në AKTUALITET, KRONIKE

Dhuna nuk njeh dallim gjinor. Jo vetëm gratë, por edhe burrat kërkojnë ndihmë për t’u mbrojtur nga partneret apo ish partneret.

Një 35 vjeçar me profesion teknik, kallëzoi në komisariatin numër katër ish bashkëshorten e tij për dhunë në familje. “Ai kërkoi mbrojtje”, deklaron një burim i gazetës “Si”, sepse gruaja pasi e kishte braktisur ishte kthyer dhe e kishte rrahur.

Denoncimi i shtetasit R.R u morr nga oficeri Sabah Fetahu që shkruan se denoncuesi me profesion teknik ndihej i kërcënuar nga ish partnerja.

“Kam qenë i martuar me A.M dhe bashkë kemi dy fëmijë, njërin të moshës 12 vjeç dhe tjetri 6 vjeç. U divorcuam në nëntor 2019 dhe ajo braktisi dhe fëmijët,” tregon burri që ka një servis makinash. Tekniku tregon ditën kur ai u kërcënua dhe u rrah, ndonëse insiston se që prej divorcit mes të dyve nuk kishte pasur herë tjerë konflikt.

Gruaja ka shkuar në vendin ku ai punon.

Lexo edhe:

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

“Më tha eja pak këtu, jashtë servisi” tregon në kallëzim 35 vjeçari nga Tirana.

Ai ka kundërshtuar dhe i ka thënë “nuk dal”. Atëherë gruaja është nervozuar dhe i ka kërkuar llogari” “përse ma ke thyer xhamin e makinës?”. Ndonëse siç tregojnë edhe dëshmitarët që ishin prezent në servis, burri i është përgjigjur se nuk kishte punë as me të dhe as me makinën e saj, gjakrat janë nxehur. Gruaja e ka sulmuar.

“Më kapi për fyti, më shau, më gjuajti me shkelma”.

Në dosjen që gazeta “Si” po zbardh thuhet se precipitimi dhe rrahja e mëtejshme e burrit është ndërprerë nga një efektiv policie që po kalonte aty krejt rastësisht. Por pavarësisht se fati e ka shpëtuar burrin, ajo pasi është qetësuar pak sekonda, ka marrë më tej një shishe qelqi në tokë dhe ka tentuar ta godasë ish-bashkëshortin, ndërkohë burri pretendon se gruaja e braktisi dhe nuk pyeti as për fëmijët e mitur dhe në atë kohë ai e kishte sharë e pështyrë për këtë veprim.

“Kam bërë kallëzim edhe një herë pasi A. goditi edhe nënën time, nuk dua të kem për probleme të mëtejshme” është lutur 35 vjeçari, i cili u përshkrua nga një burim pranë komisariatit numër katër si i frikësuar dhe i tensionuar nga dhuna, ashtu sikurse çdo viktimë tjetër e dhunës në familje. Policia thirri sipas burimeve të gazetës “Si” edhe një dëshmitar që punonte së bashku me të dhunuarin.

Ai tregon se si pa një grua që u afrua e kërkonte llogari për makinën.

“Ajo vrapoi dhe e goditi në brinjë e fytyrë” tregoi dëshmitari.

Por gruaja e arsyeton rrahjen e ish-partnerit të shkaktuar thjesht dhe vetëm nga një keqkuptim. A. R. këmbëngul se dikush i kishte dëmtuar makinën dhe për këtë shkak ajo kishte dorëzuar edhe një kallzim në polici. Gruaja i tha policisë se kishte shkuar t’i kërkonte llogari ish partnerit që e dyshonte si dëmtuesin e mjetit, por ai e kishte kapur për krahu.

“Kujtova se do mbyllte derën e servisit dhe do më mbyllte brenda. Më shau me fjalë të pista” tregon ish-gruaja e teknikut.

Policia thotë jo zyrtarisht se edhe pas këtij denoncimi burri është rrahur e goditur sërish nga nëna e dy fëmijëve, në një rast sërish në vendin e punës dhe në rastin e dytë në pallatin ku ai banon.

Edhe pse shifrat më të larta janë të grave që dhunohen nga bashkëshortët, raste si ky i mësipërmi apo edhe si ky që do ju sjellim më poshtë, tregojnë se edhe meshkujt janë në rrezik. Ka gra që nuk lëshojnë pe dhe as tolerojnë fare.

Një profesor me inicialet J.B ka denoncuar një vajzë që po e ndjek këmba këmbës dhe që po e kërcënon përmes rrjeteve sociale.

“Ka ardhur momenti kur dua të krijoj jetën time, jam me një femër tjetër, por S.XH më shan. Mesezhet që më dërgon janë kërcënuese ose fyese” tregon ai.

Profesori tregon se nuk e ka parë asnjëherë të renë që ta përndjekë. Irritimi i të dyshuarës sipas profesorit nuk ka shkak. Por, mesazhet e këqyrura tregojnë se gruaja duhet të ketë një shkak dhe arsye pasi në një nga mesazhet ajo i shkruan ” o shkër….. boll u more me familjen time se je dhe profesor se do të q. rob e fis”. Në mesazhin tjetër gruaja shkruan dhe paralajmëron “mos u merr me mua.. plehrë mos i shkruaj më motrës sime, mos më shqetëso më dhe mos të të shoh më në lagje”.

Vajza e shan profesorin me etiketime të tilla si “palaço burrë”, “je një njeri i sëmurë” .. apo “o shurrë e vogël”. Në një moment e reja i ka shkruar edhe një familjari të profesorit ku i tregon ” ai djalë palaço që ke rritur, që po shkon 40 vjeç dhe që bën palaçollëqe dhe nuk më lë të qetë. Është hera e fundit që po ju shkruaj për këtë çështje qesharake dhe të shëmtuar që s’po më lë të qetë”.

Policia tregoj për gazetën “Si” se kur S. T u pyet se çfarë ka ndodhur dhe përse ajo shkruan pambarimisht ajo tha vetëm një fjali “e di vetë kingu”.(si)

Etiketa: dhuneprofesoriVajza

Lajme të lidhura

BOTA

Trazira në burgun Marassi të Xhenovas, përfshihen rreth 200 të burgosur/ Video

22:54 : 04/06/2025
AKTUALITET

“Ec, vazhdo…”/ Vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme, si u bë pronare e shkollës

21:12 : 04/06/2025
AKTUALITET

Mbante në banesë granatë e karikatorë dhe dhunoi djalin e tij, arrestohet 70-vjeçari në Divjakë

11:45 : 04/06/2025
AKTUALITET

Sherr i dhunshëm mes 8 vajzave në Tiranë, ndërhyn policia

12:32 : 03/06/2025
AKTUALITET

VIDEO/ Konflikti për kufirin e pronës, fqinji dhunon të moshuarën në prani të kameras

20:47 : 02/06/2025
BOTA

Tenton vetëvrasjen profesori italian që kërcënoi me jetë vajzën e Melonit

20:32 : 02/06/2025
Para

Leverkusen-Bayern Munich, publikohen formacionet zyrtare

TË GJITHA

Kundër kolesterolit dhe pro zemrës, zbuloni funksionet e dobishme të lëngut të luleshtrydheve

17:29 : 05/06/2025

Tronditëse në SHBA/ Babai akuzohet për vrasj*n e tre vajzave të tij të mitura

17:23 : 05/06/2025

Përfshihet nga flakët një shtëpi dykatëshe në Berat

17:21 : 05/06/2025

Nagelsmann kritikohet për humbjen e Gjermanisë: Na mungoi agresiviteti ndaj një rivali të fortë!

17:10 : 05/06/2025

Dështon për herë të tretë radhazi seanca për dosjen “Metamorfoza”, shkak mungesa e avokatëve

17:05 : 05/06/2025

Bie pista Fabregas te Interi, Marotta telefonon Parmën për Cristian Chivu

16:59 : 05/06/2025

Fluturimi i avionit nga Berlini në Milano nuk shkon siç duhet, plagosen disa pasagjerë

16:51 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com