Abuzimi seksual ndaj një vajze 15-vjeçare në Babrru, e cila u përdhunua nga roja i shkollës për një kohë të gjatë, ngriti në këmbë sot Shqipërinë, ku mijëra qytetarë marshuan në Tiranë e Durrës, ku shprehën revoltën e tyre në një tubim paqësor përmes pankartave, thirrjeve e parullave kuptimplota.
Pedofili 65-vjeçar, Abaz Dogu, filmoi skenën e turpshme teksa abuzonte me të miturën dhe ua shpërndau videon tre djemve të tjerë, të cilët gjithashtu abuzuan me 15-vjeçaren, duke e kërcënuar me publikimin e videos në rrjet.
Ndërkohë, që ky akt u dënua, ka edhe nga ata njerëz, të cilët jo vetëm që nuk e quajnë abuzim veprimin e të moshuarit pedofil, por i kanë dalë edhe në mbrojtje.
Bëhet fjalë për fotografin Donald Plozha, i cili ka bashkëpunuar me fotograf si “Baboon”.
Përmes një videoje të postuar në llogarinë e tij në Instagram, Plozha i ka tronditur të gjithë me fjalët e tij, të cilat janë vërtetë shokuese.
Sipas fotografit, 65-vjeçari nuk meriton të quhet “pedofil””, pasi në momentin që vajzave iu vijnë periodat është e lejueshme që të kryesh marrëdhënie me to.
Ai sulmoi edhe protestueset që dolën sot në shesh, duke i quajtur “imorale”, dhe që sipas tij janë këto femra që i provokojnë meshkujt.
Madje, Plozha shkon edhe më tej duke dhënë “shpjegime shkencore”, teksa thotë se se në momentin që një femre i vijnë periodat, kjo është shenjë nga natyra që e shtyn atë të ketë një fëmijë.
Ndër të tjera, ai thotë:
Ai nuk është pedofil. Femrave të cilave iu kanë ardhur periodat nuk është e jashtëligjshme të kryesh marrëdhënie seksuale me to. Nuk mund t’i shkatërrohet jeta tjetrit se ti ke supozime. Ajo e ka pas qejf vetë. Vajzat të cilat kanë figura të dobëta atërore, ose nuk kanë një figurë atërore në jetën e tyre, i vijnë periodat më shpejt. Në momentin që të vijnë periodat ka një arsye pse të erdhën në atë moshë dhe domethenë që natyra po të shtyn që të kesh një fëmijë. Duan të na mbushin mendjen ne që këtu në Shqipëri gjendja e femrës është kaq keq. Unë dal përditë në Tiranë, jetoj përditë në Tiranë, komunikoj me njerëz nga më të ndryshmit. Shumica e femrave me të cilën unë komunikoj janë të respektuara. E kam të vështirë të kuptoj që feministet një pjesë e të cilave janë nga ana seksuale shumë ekstravagante dhe agresive, që janë pro vajzave në rrugë me kanatiere, pa sutjena që ju duken thithkat, e daljes me të shkurtra që tregojnë bythët e me daljen me veshje transparente që tregojnë tangat. Këto vajza që janë pro atyre gjërave. Këto vazja tani dalin bëjnë moral. Si është e mundur që ti je vetë pro këtyre gjërave dhe bën vetë dhe thua ‘forca femra ne kemi të drejtë me dal me tregu asetet meshkujve, po ata nuk kanë të drejtë me bo gjo’. Meshkujt duhen me u përmbajt. Nëse del kundër kësaj çështje dhe pro moralit duhet të jesh një person i moralshëm. Këto vajza thonë që çfarë domethënë që dal unë e me sheh gjoksin e shalët ti mua e do të thotë që s’jam e moralshme? Varet tek perceptimi i personit, po mua e moralshme smë dukesh. Askush se sheh veten ashtu siç është. Protesta e marshimi m’u duk krejt palidhje. Nuk e shoh të nevojshme me u bo një protest”, është shprehur ai.
View this post on Instagram