• Kontakt
Sunday, November 16, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja/ Përbërja e Komisioneve, ja çfarë kërkon opozita që nuk pranohet nga PS

19:37 : 04/06/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Administrata zgjedhore vijon të mbetet çështja që mban larg konsensusn mes mazhorancës dhe opozitës së bashkuar në Këshillin Politik.

Pas negociatave të zhvilluara në dy ditë mes 4 anëtarëve të Këshillit Politik, nën monitorimin e 3 ambasadorëve, Yuri Kim (SHBA), Duncan Norman (Britania e Madhe) dhe Luigi Soreca (BE), është dakordësuar një draft, përveç një pike, formulës së komisioneve zgjedhore.

Sikundër mësohet, që në fillimin e diskutimeve mbi reformën zgjedhore, opozita e bashkuar ka lidhur çështjen e identifikimit biometrik të zgjedhësve me atë të depolitizimit të administratës zgjedhore. Kjo e fundit është një nga kërkesat e OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të fundit.

Referuar sugjerimit të ODIHR, ekspertët e Komisionit Parlamentar të Reformës Zgjedhore propozuan që të gjithë komisionerët/ numëruesit e votave të ishin të depolitizuar dhe të zgjidheshin nga radhët e mësuesve, infermierëve apo edhe qytetarë të tjerë të Shqipërisë, të cilët do plotësonin disa kriteret për të qenë pjesë e administratës publike.

Përzgjedhja e tyre do të bëhej me short në mënyrë rastësore nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve. Opozita e bashkuar e kundërshtoi këtë propozim të maxhorancës, me arsyetimin se punonjësit e administratës janë të politizuar ose lehtësisht të shantazhueshëm nga Qeveria.

Lexo edhe:

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

Në këto kushte, Oerd Bylykbashi e Petrit Vasili depozituan propozimin e tyre. Opozita kërkonte që nga 7 anëtarë që ka Komisioni Zgjedhor, 1 të ishte i depolitizuar e të zgjidhej nga KQZ-ja dhe 6 të tjerë të propozoheshin nga partitë politike, tre nga maxhoranca dhe tre nga opozita me të drejtë vote. Propozimi i opozitës së bashkuar nuk u pranua nga maxhoranca, me arsyetimin se në rekomandimin e fundit të OSBE/ODIHR sugjerohet depolitizimi i administratës zgjedhore.

Ndërkohë, pas ndërhyrjes së ambasadorëve, u paraqit një propozim, sipas të cilit tre komisionerë të zgjidhen nga KQZ-ja me short dhe të jenë të depolitizuar.

Ndërsa 4 të tjerë të propozohen nga partitë politike, përkatësisht dy nga maxhoranca dhe dy nga opozita, por me kushtin që komisionerët politikë të mos kenë rol vendimmarrës, por vetëm si vëzhgues.

Kjo pikë nuk pranohet nga opozita, e cila kërkon që komisionerët politikë, ose vëzhguesit, të kenë të drejtën që në rast të parregullsive të ndërhyjnë dhe të bllokojnë procesin.

Etiketa: komisioneopozitaZgjedhorja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Jo vetëm ecje në bulevard”/ Këlliçi tregon si pritet të jetë protesta e opozitës

21:26 : 12/11/2025
AKTUALITET

Efekti ‘Zegjine’ edhe në Komisione, gafa e Olta Xhaçkës! Ish-ministrja bëhet “lëmsh” me shifrat për buxhetin

12:41 : 12/11/2025
AKTUALITET

Kaso: Opozitës i është ngushtuar hapësira parlamentare, arena e debatit sa për formalitet

09:30 : 11/11/2025
AKTUALITET

Projektbuxheti 2026 prezantohet në Komisionin e Ekonomisë, opozita bojkoton mbledhjen

11:03 : 10/11/2025
AKTUALITET

Kuvendi miraton projektligjin për barazinë gjinore

22:18 : 06/11/2025
AKTUALITET

“Është në hetim”: Kuvendi refuzon interpelancën me ministren Balluku

19:12 : 05/11/2025
Para

Pankartat që nuk duhen humbur nga protesta kundër abuzimit ndaj vajzave

TË GJITHA

“Kronika e një Shqipërie të nënshtruar”

09:09 : 16/11/2025

Këmbimi valutor 16 nëntor, me sa shiten e blihen sot monedhat e huaja

08:50 : 16/11/2025

SHBA dhe Koreja e Jugut finalizojnë marrëveshjen për ndërtimin e nëndetëseve

08:45 : 16/11/2025

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025

Europa Juglindore dhe narrativa anti-Soros! DW: Rama ‘fanar ndriçues’ i Sorosizmit

08:17 : 16/11/2025

Buxheti 2026/ Shteti del i fituar, barra shtesë mbi konsumatorët

08:07 : 16/11/2025

Parashikimi i motit për ditën e sotme, si do të luhaten temperaturat

07:56 : 16/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com