• Kontakt
Tuesday, July 22, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SPORT

NBA përgatitet për rikthimin në parket, prezantohet plani për përfundimin e sezonit

18:57 : 04/06/2020
në SPORT

Drejtuesit e NBA iu kanë përcjellë krerëve të Shoqatës së Lojtarëve në National Basketball Association projektin për të ristartuar kampionatin. Bëhet fjalë për një plan paraprak që do t’i paraqitet pikërisht bordit të posaçëm të ligës spektakolare të basketbollit në Amerikën e Veriut, që përbëhet nga drejtuesit e skuadrave pjesëmarrëse.

Gjërat duket se janë qartësuar akoma më shumë, teksa është hartuar edhe një plan i detajuar, që ka kufizuar ndjeshëm edhe numrin e skuadrave që do të vijojnë kampionatin. Pasi studioi për një periudhë të gjatë kohe mundësitë dhe rrethanat për vazhdimin e kampionatit, pas ndërprerjes së gjatë pothuajse 3-mujore për shkak të pandemisë së koronavirusit, më datë 29 maj komisioneri Adam Silver bashkë me krerët e tjerë informoi bordin e posaçëm të drejtuesve të skuadrave se objektivi për t’u rikthyer në parket është data 31 korrik.

Fillimisht në projektin fillestar synohej vazhdimi i këtij sezoni, me një numër ekipesh që llogaritej nga 24 deri në 30 skuadra, ndërsa tani bordi drejtues ka hartuar një plan paraprak me vetëm 22 franchise, nga 30 që filluan gjithsej sezonin e rregullt, përsa i përket edicionit të 74 në NBA. Skuadrat e interesuara për vazhdimin e këtij sezoni do të grumbullohen në Qendrën “ESPN Ëide Ëorld of Sports” në Kompleksin Gjigant të Disney-t, pranë Qytetit të Orlando-s, një hapësirë e jashtëzakonshme në Shtetin e Floridas, e shtrirë në një zonë prej plot 89 hektarësh.

Ideja është për të luajtur vetëm nga tetë ndeshje, për të fiksuar klasifikimin përfundimtar dhe radhitjen e skuadrave, në mënyrë që të bëhet edhe përcaktimi i ndarjes së skuadrave dhe shortimi i ekipeve në bazë të numrave rendorë që do të kenë në përfundim të “regular season”, për të nxjerrë në këtë mënyrë edhe çiftet për fazën përmbyllëse të Play Off-it. Që të plotësohet kuadri i plotë i ndeshjeve për sezonin e rregullt nevojiten 82 takime, megjithatë numri i ndeshjeve të zhvilluara ndryshon në varësi të skuadrave.

Kështu ka ekipe si San Antonio Spurs që kanë luajtur vetëm 63 ndeshje gjithsej, por gjithashtu edhe skuadra si Dallas Mavericks e Atlanta Hawks, që e ndërprenë kampionatin me 77 ndeshje të zhvilluara. Është menduar që të seleksionohen pikërisht skuadrat me rendimentin më të lartë, sepse për hir të së vërtetës në Konferencën e Lindjes, vendi i tetë që mbahet për momentin nga Orlando Magic gjendet i shkëputur me plot 6 fitore nga Washington Wizards, që pozicionohet menjëherë poshtë vijës ndarëse që bën diferencën për sa i përket edhe kualifikimit për në postseason.

Lexo edhe:

Oklahoma triumfon në NBA, fiton për herë të parë në histori titullin kampion

NBA/ Indiana barazon serinë e finaleve ndaj Oklahomës, titulli vendoset në sfidën e shtatë

Nga Lindja janë përzgjedhur 9 ekipe, pra deri te Washington Wizards, ndërsa në Konferencën e Perëndimit janë përfshirë në këtë skemë 13 skuadra, pra deri në pozicionin e 13, që mbahet aktualisht nga franchise nga Arizona Phoenix Suns, ekip që gjithsesi është i distancuar 6 fitore larg nga kufiri ndarës i Play Off-it, që për momentin mbyllet nga Memphis Grizzlies me 32 fitore dhe 33 humbje. Pas përfundimit të sezonit të rregullt faza e Play Off-it pritet të startojë brenda muajit gusht, ndërsa finalet e edicionit të 74 në NBA pritet të zhvillohen në muajin tetor./ Supersport

Etiketa: NBAplani për rifillimin e sezonit

Lajme të lidhura

SPORT

Oklahoma triumfon në NBA, fiton për herë të parë në histori titullin kampion

15:44 : 23/06/2025
SPORT

NBA/ Indiana barazon serinë e finaleve ndaj Oklahomës, titulli vendoset në sfidën e shtatë

17:18 : 20/06/2025
SPORT

NBA/ Los Angeles Lakers shiten për 10 miliardë dollarë

17:23 : 19/06/2025
SPORT

NBA/ Oklahoma, vetëm 1 fitore larg titullit kampion

19:34 : 17/06/2025
SPORT

Finalja e NBA/ Oklahoma triumfon në fushën e Indianas dhe rikthen ekuilibrin e serisë

11:22 : 14/06/2025
SPORT

Indiana shpallet kampione në Konferencën e Lindjes, sfidon Oklahomën për titullin e NBA

09:53 : 01/06/2025
Para

Prokurori Ludovik Dodaj përballet me Vetting, ja çfarë konkludoi KPK

TË GJITHA

Rikthimi zgjati pak, SHBA largohet përsëri nga UNESCO

16:06 : 22/07/2025

Rezultatet e dobëta në Europë, Shqipëria mund të humbasë dy ekipe në kompeticionet e UEFA-s

16:05 : 22/07/2025

I dënuar për trafik droge, Apeli i Posaçëm ul dënimin për Pashk Sylën

15:53 : 22/07/2025

Zyrtare/ Teuta bën merkato te Dinamo, afron mesfushorin 28-vjeçar

15:51 : 22/07/2025

Vrasja e Gentian Bejtjas në Larushkë/ Gjykata liron nga qelia Edison Haxhiun

15:50 : 22/07/2025

Përfshihen nga flakët varrezat në Devoll

15:44 : 22/07/2025

CSKA e Sofjes prezanton Kevin Dodaj: Morëm një nga talentët më premtues të futbollit shqiptar

15:37 : 22/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com