• Kontakt
Friday, June 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Koronavirusi/ 5 të infektuar në 24 orët e fundit në Kosovë

20:00 : 04/06/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, RAJONI, SHENDETI

Kosova ka regjistruar pesë raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit, duke e çuar në 1,147 numrin total të personave të infektuar.

Dy prej rasteve të reja janë shënuar në Fushë Kosovë, kurse Prishtina, Prizreni dhe Vushtria kanë regjistruar nga një rast. Numri i rasteve të reja sot është mjaft i ulët në krahasim me numrin e rasteve të regjistruara dje (19).

Deri më tani janë shëruar 874 persona në Kosovë, ndërsa më shumë se 200 raste janë ende aktive.

Njoftimi i IKSHPK:

PESË RASTE ME COVID-19 DHE TRE TË SHËRUAR!

Lexo edhe:

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

Sot më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 294 mostra të marra nga Klinika Infektive dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren.

Me SARS-CoV-2, janë konfirmuar 5 raste.

Rastet pozitive janë raste kontakti nga: komuna e Fushë Kosovës 2 raste (sipas vendbanimit: 2 raste Fushë Kosovë), komuna e Vushtrrisë 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Oshlan), komuna e Prizrenit 1 rast (sipas vendbanimit:1 rast Tupec) dhe 1 rast me vendbanim në Prishtinë.

Sot më 04 qershor 2020, janë shëruar 3 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 874 raste.

Nga data 08 shkurt deri më 04 qershor 2020, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKSHPK me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 15.880 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe prej tyre pozitive rezultojnë gjithsej 1.147 raste, me gjithsej 30 raste të vdekjes të cilët kanë pasur sëmundje të tjera shoqëruese.

Në IKSHPK në vazhdimësi përgjatë 24 orëve janë duke u kontaktuar dhe mbikëqyrë të gjitha kontaktet e rasteve, si dhe kontaktet e kontakteve duke i obliguar për vetëizolim dhe të kërkojnë ndihmë mjekësore nëse kanë simptome.

Në nivel global, nga data 31 dhjetor 2019 deri më 04 qershor 2020 sipas Ëorldometers, janë raportuar gjithsej 6.625.777 raste të COVID-19 dhe 389.102 raste të vdekjes.

TË NDERUAR QYTETARË!

DUKE QENË SE SITUATA EPIDEMIOLOGJIKE DITËT E FUNDIT PARAQET RRITJE TË RASTEVE POZITIVE DHE NUK ËSHTË STABILE NË DISA KOMUNA TË KOSOVËS, DUHET ZBATUAR REKOMANDIMET PËR KUJDES TË SHTUAR NË KËTË FAZË, DUKE VËNË NË KONTROLLË MJEKËSORE ÇDO PERSON QË HY NË TERRITORIN E KOSOVËS.

Pakujdesia e disa qytetarëve në moszbatimin e masave mund të shtojnë rrezikun e përhapjes së infeksionit përderisa virusi SARS-COV-2 është prezent dhe kështu mund të mbingarkohet sistemi shëndetësor me pasoja të pa parashikuara deri në shpërthim e që mund të paraqes rrezik për jetën e qytetarëve.

Bazuar në këtë, IKSHPK rekomandon që në mënyrë rigoroze të respektohen masat mbrojtëse duke u respektuar në mënyrë strikte distancimi fizik, përdorimi i maskave, dezinfektimi dhe ajrosja duke pamundësuar përhapjen eventuale të infeksionit dhe shmangien e përhapjes në hapësirat e mbyllura.

Të përcillet zbatimi i rekomandimeve të MSH dhe IKSHPK nga inspektoratet dhe organet e rendit dhe të merren masa përgjegjësie për të gjithë në rast të mos zbatimit eventual të këtyre rekomandimeve.

Çdo hap përpara që bëjmë, bartë edhe rrezikun me vete derisa virusi është ende në mesin tonë.

Andaj vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave!

Lani duart me kujdes disa herë në ditë nga 20-30 sekonda!

Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike dhe Ministrisë së Shëndetësisë!

Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm!

Ju lutem të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve!

Ju faleminderit për mirëkuptim!

Etiketa: #koronavirusi#boldnews

Lajme të lidhura

SHENDETI

Simptomat e Covid kanë ndryshuar/ Këto janë tani më të zakonshmet

17:59 : 14/06/2021
SHOW BIZ

Koronavirusi i merr jetën babait të Viola Spiros: Babai ynë po luftonte me virusin e mallkuar po zemra e tij nuk duroi

10:08 : 03/11/2020
SHOW BIZ

Alketa Vejsiu gënjeu se është infektuar me Covid-19? Moderatorja e revoltuar i kthehet keq ndjekëses: S’mendova për ty

09:14 : 23/10/2020
SHOW BIZ

Orinda Huta udhëton jashtë vendit në mes të pandemisë dhe ndan pamjen e trishtë (Foto)

15:40 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Këngëtarja i afrohet ta takojë, Rudina Magjistari e qorton: Të lutem largohu (Video)

10:00 : 21/10/2020
SHOW BIZ

Covid-19/ Shtyhet premiera e “The Batman”

15:52 : 16/10/2020
Para

Rregullorja e re/ Hiqen tarifat për transferta deri në 20 mijë lekë, s´ka më komisione bankare

TË GJITHA

Horoskopi, e premte, 6 Qershor 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:59 : 05/06/2025

Spanja eliminon Francën mes 9 golash, derbi iberik në finalen e Ligës së Kombeve (Video)

22:59 : 05/06/2025

Panik në ajër, avioni drejt Milanos goditet nga turbulencat, plagosen 8 pasagjerë

22:57 : 05/06/2025

4 hapat për një mendje të gjallëruar

22:52 : 05/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Gazetari zbulon detaje: Lojtarët serbë do të vijnë me ‘bukë me vete’!

22:50 : 05/06/2025

Rriten rreziqet nga substancat narkotike të reja, paralajmëron agjencia e BE-së për barnat

22:45 : 05/06/2025

Musk hedh akuzën e rëndë: Trump është në dosjet e Epstein, ndaj nuk janë bërë publike

22:37 : 05/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com