• Kontakt
Thursday, May 15, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Zgjedhorja/ Nga Kolegjet te teknologjia, Manjani jep propozimet për kompromis

08:57 : 31/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Këshilli Politik për Reformën Zgjedhore sot ka afatin e fundit, të përcaktuar nga liderët politikë, lidhur me gjetjen e kompromiseve për reformën zgjedhore.

E ndërsa janë ende pezull çështje që kanë të bëjnë me sistemin zgjedhore, teknologjinë në zgjedhje, Kolegjin Zgjedhor, palët duken larg arritjes së një konsensusi apo kompromisi.

PS kundërshton aplikimin e teknologjisë në të gjithë vendin, që përfshin identifikimin biometrik të zgjedhësve dhe votimin elektronik, sikundër palët ndahen nëse anëtarët e Kolegjit Zgjedhor duhet ose jo të kenë kaluar procesin e vetting.

Për sistemmin zgjedhor ka pretendime Rudina Hajdari, e cila akuzon PS, PD dhe LSI se nuk kanë propozime lidhur me sistemin që duhet të aplikohet.

Ish-ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, shkruan në një postim në rrjetet sociale se përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë, ndër të tjera edhe për ç’tensionimin politik të komisioneve.

Lexo edhe:

Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën

Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani: S’ka hakerim, i ka nxjerrë vetë SPAK-u

“Ndoshta si rrugë kompromisi mund të ishte që të paktën të bëhej identifikimi biometrik i zgjedhësve, dhe komisionet të ishin miks me punonjës shteti dhe përfaqësues partish.

Kartat tona të identitetit e përmbajnë këtë informacion. Duhet thjesht një lexues elektronik i kartës dhe zgjedhësi të vendosë gishtin në të. Kështu ajo kartë nuk përdoret më atë ditë për një votim tjetër. As dikush tjetër nuk mund të votojë në emrin tënd”, shkruan Manjani.

Ndërsa sa i takon kolegjit zgjedhor, Manjani sugjeron që të mos ketë trupë gjyqsore të parazgjedhur si deri më sot, por të gjithë gjykatësit që sot gjykojnë në gjykatat e apeleve të kondiderohen automatikisht edhe anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Ata përzgjidhen me short kur ka çështje zgjedhore konkrete.

“Debati me vetting, pa veting në këtë rast shmanget. Siç gjykojnë çështje normale do gjykojnë edhe për zgjedhjet.
Ngritja e një kolegji paraprakisht me gjyqtarë të vetuar, në thelb është kontroll mbi proçesin zgjedhor. Ndaj duhet rritur numri i gjykatësve që mund t’u bjerë shorti për çdo padi të ngritur”, shkruan Manjani.

Postimi nga Ylli Manjani

Një propozim për kompromis.
========
Në një tryezë dialogu, nëse je vullnetmirë duhet të tolerosh.

Tek reforma zgjedhore toleranca duhet të kërkohet më shumë nga partia e vetme që zotëron shumicën. Ajo është kapur në flagrancë duke vjedhur vota. Ndaj, nëse e ka seriozisht reformën zgjedhore sipas kërkesave të Europës, duhet të tolerojë.

Po të kishte dy pare mend në kokë do ti duhej ti linte opozitës një letër të bardhë në tryezë me ftesën “shkruaje ti reformën e dashur opozitë”. Por kjo është e tepërt për pushtetin e degjeneruar tashmë.

Sidoqoftë dy konsiderata teknike mbi çështjet që i ndajnë palët ja vlen ti shqyrtojmë.

Përdorimi i teknikës elektronike për identifikim e votim do ishte një gjë e mirë, ndër të tjera edhe për ç’tensionimin politik të komisioneve.

Në një vend ku proceset ndodhin elektronikisht merr kuptim edhe ideja e depolitilizim të komisioneve.
Pra këto dy procese janë llogjikisht të lidhura ngushtë. Që do të thotë se nëse votimi e identifikimi bëhen prap manualisht, llogjikisht duhen më shumë njerëz që të administrojnë zgjedhjet. Duke qenë se nuk kemi kaq njerëz jo politikë, do të duhet të ruajmë të njëjtën përbërje komisionesh, pra me propozime partish.

Kjo është llogjika dhe opozita në këtë rast ka të drejtë që insiston tek teknologjia. Vetëm kështu merr kuptim depolitizimi një nje mjedis tërësisjt politik dhe me nënpunës shteti militantë të partisë së vetme që qeveris.
Nuk ka kuptim që në emër të depolitizimit të bëhen komisionet e zgjedhjeve monopartiake!!! Kjo do ishte pastaj katastrofë elektorale jo reformë.

Fshehja tek thënia “nuk na lë ODIHR të vendosim 100% teknologji” më duket justifikim. Por nëse do ti qëndrojnë këtij justifikimi, atëhere nuk ka kuptim të flitet për depolitizim komisionesh. Sepse ODIHR nuk ka thënë që depolitizimi është kur komisionet i merr vetëm partia që qeveris.

Ndoshta si rrugë kompromisi mund të ishte që të paktën të bëhej identifikimi biometrik i zgjedhësve, dhe komisionet të ishin miks me punonjës shteti dhe përfaqësues partish.

Kartat tona të identitetit e përmbajnë këtë informacion. Duhet thjesht një lexues elektronik i kartës dhe zgjedhësi të vendosë gishtin në të. Kështu ajo kartë nuk përdoret më atë ditë për një votim tjetër. As dikush tjetër nuk mund të votojë në emrin tënd.

Shumë e mirë si zgjidhje.

Ndërsa sa i takon kolegjit zgjedhor, sugjerimi im është që të mos ketë trupë gjyqsore të parazgjedhur si deri më sot, por të gjithë gjykatësit që sot gjykojnë në gjykatat e apeleve të kondiderohen automatikisht edhe anëtarë të Kolegjit Zgjedhor. Ata përzgjidhen me short kur ka çështje zgjedhore konkrete.

Debati me vetting, pa veting në këtë rast shmanget. Siç gjykojnë çështje normale do gjykojnë edhe për zgjedhjet.
Ngritja e një kolegji paraprakisht me gjyqtarë të vetuar, në thelb është kontroll mbi proçesin zgjedhor. Ndaj duhet rritur numri i gjykatësve që mund t’u bjerë shorti për çdo padi të ngritur.

Ja kaq.

Ndoshta me këto dy propozime mund të arrihet një kompromis për çështjet që i ndajnë palët.

Etiketa: free web hostingManjaniZgjedhorja

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Vendimi për Berishën 5 ditë para zgjedhjeve, Manjani: Duhet ta linin të bënte punën

22:06 : 24/04/2025
AKTUALITET

Hakerim i e-maileve të Prokurorëve? Manjani: S’ka hakerim, i ka nxjerrë vetë SPAK-u

21:20 : 03/04/2025
AKTUALITET

Manjani: Ervin Salianji është dënuar pa ligj

20:44 : 11/03/2025
AKTUALITET

Manjani: Arrestimi i Veliajt ka sjellë kaos në PS

22:40 : 11/02/2025
AKTUALITET

“Nuk është SHBA”, Manjani zbulon shtetin që jep më shumë para për Drejtësinë

22:14 : 30/01/2025
AKTUALITET

Zgjedhjet, Manjani-votuesve: Kontrolloni kartat e identitetit

22:11 : 07/01/2025
Para

I kërkuar nga Italia për trafik droge, arrestohet në Shijak 49-vjeçari

Kush mendoni se duhet të drejtoj Partinë Demokratike pas humbjes së 11 Majit?
VotoRezultati

TË GJITHA

Bologna fiton Kupën e Italisë, Milani dështon në finale dhe e mbyll sezonin pa trofe

23:03 : 14/05/2025

Horoskopi ditor, e Enjte 15 Maj 2025

22:59 : 14/05/2025

Mashtron 91-vjeçarin, i merr paratë e hipotekës dhe zhduket pa bërë aplikimin

22:48 : 14/05/2025

Elon Musk do ta zvogëlojë rolin e tij në qeverinë e Trump pas rënies së madhe të fitimeve të Tesla-s

22:39 : 14/05/2025

Bisedimet për paqe Rusi-Ukrainë, Kremlini: Putin nuk do të jetë pjesë e delegacionit rus

22:35 : 14/05/2025

Aksident tragjik në Prizren, humb jetën 32-vjeçarja nga Shqipëria, 2 të plagosur

22:27 : 14/05/2025

Finalja e Kupës degradon në dhunë, sherr masiv mes të rinjve të Tiranës dhe Teutës (Video)

22:27 : 14/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com