• Kontakt
Saturday, June 7, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi SHOW BIZ

Kishin planifikuar dasmë private pas pandemisë, ç’ndodhi mes Stresit dhe Keisit

15:50 : 31/05/2020
në SHOW BIZ

Çifti i njohur dhe më i preferuar i publikut, Arkimed Lushaj (Stresi) dhe partnerja e tij Keisi janë vendosur sërish në qendër të vëmendjes, edhe pse u fol se ishin në ditët më të mira të lidhjes. Pasi e kaluan karantinën në distancë, duke qenë se Stresi jeton në Tiranë dhe Kejsi në Kanada ku ndjek studimet, disa deklarata të papritura kanë ardhur nga Keisi në rrjetet sociale, të cilat kanë lënë të kuptohet se është mërzitur me reperin dhe mund të jenë në një krizë.

“Nëse tradhton dikë që është i gatshëm të bëjë gjithçka për ju, ju në të vërtetë keni tradhtuar veten nga besnikëria e vërtetë”, shkroi ajo në një postim në “Instagram”. Menjëherë pas kësaj, Keisi zhvilloi një miniintervistë me ndjekësit në rrjetin social “Instagram”, duke i shtuar akoma më shumë dyshimet.

Ajo u shpreh se pasi të hapen kufijtë do të udhëtojë drejt Amerikës për të takuar një shoqe, ndërkohë që Keisi duhej të kthehej në Shqipëri ku ndodhet edhe Stresi, duke u shprehur se “s’ka ç’të bëjë në Shqipëri”.

Keisi gjithashtu hodhi disa kunja, që mediat ia adresuan atij në pyetjet që i drejtuan ndjekësit.

“A mendon se njerëzit përfitojnë nga mirësia e një njeriu?”, e pyeti një prej tyre. “Normalisht, por gjithsecili tregon veten e vet. Një person nuk duhet të heqë dorë nga virtytet e mira, sepse të tjerët nuk dinë t’i vlerësojnë”, u përgjigj ajo.

Lexo edhe:

Njihuni me hartën e divorceve ne 61 Bashki, jugu shumë para veriut

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

Ndërsa një tjetër i shkroi: “Çfarë të lëndon më tepër në jetë?”

“Njerëz që të zhgënjejnë pa fund dhe pa mëshirë”, shtoi Keisi.

Ndërkohë shihet se ata e kanë fshirë tashmë njëri-tjetrin nga lista e miqve në “Instagram”, vetëm disa ditë pasi Stresi deklaroi se ata ishin në ditët më të mira si çift dhe madje po i qëndronin idesë për ceremoni private dasme kur t’i vinte momenti pas pandemisë dhe madje një fëmijë, që Stresi shprehu dëshirën të ishte djalë dhe t’i ngjante atij.

Sa i përket jetës profesionale, Stresi është në kulmin e suksesit me klipin “Loco”, që u shndërrua në hit dhe kryeson toplistat muzikore, por edhe me klipin tjetër të kategorizuar si +18 dhe që u bllokua në “Youtube” nga Drejtoria e Policisë, për shkak të raportimeve që ishin bërë duke u ankuar për fjalor të papranueshëm dhe dhunë në skenat e tij. Gjithsesi, edhe kjo këngë u shndërrua në hit.

MARTESA NË DISTANCË E STRESIT ME KEISIN DHE RIBASHKIMET PAS ZËNKAVE DHE PAJTIMEVE

Duke pasur parasysh situatat dhe keqkuptimet e një lidhjeje në distancë si ajo e Stresit me Keisin, mund të themi se ata mund të kenë një rikthim tjetër. Kujtojmë që një situatë e ngjashme u krijua pak kohë më parë, kur skeçi mes Arkimed Lushajt (Stresit) dhe Roza Latit e bëri partneren e reperit, Keisin, jo vetëm të ndihej keq, por dhe të reagonte e të jepte një sinjal më shumë për lidhjen e tyre.

Ndonëse në media u përfol për ndarje të mundshme mes çiftit pas reagimint që Keisi pati nëpërmjet një postimi në “Instagram”, ku akuzoi prezantuesen për mungesë idesh, ajo u shpreh ndër të tjera se videoja e fyente atë si bashkëshorte e Stresit. Atë ditë, Roza zgjodhi të mos reagonte, megjithatë një ditë më vonë bëri sqarimin e saj. Ajo tha se për skeçin në fjalë, Stresi kishte rënë dakord me të dhe se e respektonte Keisin vetëm prej tij. Fjalëve të Rozës iu përgjigj edhe Kejisi, e cila tha se nuk ka ndërmend ta zgjasë muhabetin, por do ta lërë me aq.

Skeçi i Roza Latit në emisionin e saj risolli arrestimin e bujshëm të Stresit, ku u tha se u kap në shtrat me një femër, gjë që e acaroi Keisin. Në skeçin e titulluar “Si ta bëjmë mizën balenë”, Roza i futej në shtrat reperit dhe bëri rolin e një fanseje që ky i fundit nuk e njihte. Më pas aty erdhi Policia dhe arrestoi Stresin, ndërsa moderatorja fillon e bërtet: “Më ka përdhunuar. Jam e bindur se më ka lënë shtatzënë”.

Por duket se kjo gjë nuk është pritur aspak mirë nga Keisi, e cila reagoi në një postim në “Instagram”, ku shprehej se prezantuesja kishte cenuar jetën e saj private dhe se po tallej me vuajtjen e saj.

“Nëse të janë tharë idetë dhe të duhet patjetër të tërheqësh vëmendje, ke shumë mënyra pa rënë në këtë nivel. Sepse të tallesh me eksperiencat, vuajtjet dhe hallet e të tjerëve nuk është për të qeshur”, shkruante Keisi duke theksuar faktin që ajo është “gruaja e Stresit” dhe jo “shoqja”, ndaj në këtë rast duhet pasur kujdes.

Keisi dhe Stresi u ndanë pak kohë më parë nga njëritjetri dhe e kishin lënë të hapur mundësinë për rikthim. Stresi pas kësaj i dërgoi një mesazh Keisit, duke e pyetur pse u mërzit kur nga ky emision ajo doli e nderuar? “Pse mërziteni? Ju keni dalë të nderuar nga ky emision. Dhe unë gjithashtu kam dalë shumë i pastër nga kjo ironi. Show është show”, shtoi reperi. /Marre me shkurtime nga PanoramaPlus/

Etiketa: KeisindarjeStresiwebhosting

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Njihuni me hartën e divorceve ne 61 Bashki, jugu shumë para veriut

08:16 : 23/05/2025
SHOW BIZ

Stresi i mërzitur nga humbja e PD: Kisha vënë bast me Noizyn

12:19 : 16/05/2025
AKTUALITET

“Veliaj po më sheh nga qelia”/ Stresi në mitingun e PD: I thashë Noizyt je në partinë e gabuar

20:35 : 09/05/2025
SHOW BIZ

Stresi futet në “Ferma VIP” të premten, përballet me Lim Hotin pas sherrit të bujshëm

14:40 : 08/05/2025
SHOW BIZ

Gjesti e çon Eglin në shtëpinë e tij në Kosovë? FOTO që po bën “namin” pas lajmeve për ndarje

19:45 : 04/05/2025
BOTA

Stresi në vendin e punës shkakton 10,000 vdekje në vit në Evropë

20:16 : 29/04/2025
Para

Video/ Monchegladbach kalon ne avantazh, Neuhaus "tallet" me mbrojtësit

TË GJITHA

Zyrtare/ Vllaznia prezanton afrimin e radhës në merkato

16:01 : 07/06/2025

Turizëm pa trashëgimi: Durrësi hap sezonin me muze të mbyllur

15:52 : 07/06/2025

Ndeshja Shqipëri-Serbi/ FSHF publikon rregullat: Ja çfarë duhet të dini për të hyrë në stadium

15:46 : 07/06/2025

Ardit Gjebrea shpreh dëshirën e datëlindjes: Dua të prezantoj “Kënga Magjike” me Anën

15:42 : 07/06/2025

TikTok u mbyll vetëm për fushatë? Aksesi në platformë u lehtësua pas zgjedhjeve

15:34 : 07/06/2025

Shqipëri-Serbi/ Pak orë para sfidës, kompanitë e basteve zbulojnë “favoritin”

15:26 : 07/06/2025

Berisha: Komandanti i Gardës u shkarkua sepse doli lajmi i shtrimit urgjent në spital të Ramës

15:21 : 07/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com