Aktore në serialin ‘Sulejmani i Madhërishëm’/ Almeda Abazi rrëfen eksperiencën e veçantë

Ish-Miss Shqipëria 2008, bukuroshja Almeda Abazi, e vendosur tashmë prej shumë vitesh në Turqi, rrëfeu mbrëmjen e djeshme eksperiencën e saj si aktore në serialin e famshëm historik, “Sulejmani i Madhërishëm”.

Në një lidhje me “Skype” me emisionin “Rudina” nga shtëpia e saj në Stamboll, Abazi tha se ky serial i dha mundësinë të punonte me aktorë shumë të mëdhenj. Megjithëse i pëlqen shumë, Abazi tha se nuk do të jetë e mundur të aktrojë në të ardhmen e afërt për shkak të angazhimit me djalin e saj 1-vjeçar.

LEXO EDHE  Zbulohet gjinia e bebit që po presin Ledri Vula dhe Sara Hoxha

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur, sepse ishte koha kur unë sapo kisha filluar karrierën e aktrimit, d.m.th. sapo isha futur në sektorin e aktrimit. Prandaj dhe pata mundësinë të punoja me shumë aktorë të mëdhenj. Ishte një fillim shumë i madh për mua. Ishte një peshë shumë e madhe mbi supe, por mendoj se ia dola” – ka treguar Almeda.