• Kontakt
Monday, October 6, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Pastori i bashkisë që për “Bibël” ka urdhrat e Ramës dhe Veliajt

17:05 : 27/05/2020
në AKTUALITET, KRYESORE, POLITIKE

Nga Boldnews.al

Në rini quhej Gentian, vjen nga Përmeti. Më vonë e ndryshoi emrin, u bë edhe pastor protestant. Fati i erdhi jo nga përhapja e besimit, nga fryma që përçon ajo, por kapja e njerëzve të duhur, qepja pas tyre dhe “falja” tek ta, në të mirë e në të keq. Nuk është e vështirë të kuptohet se për kë bëhët fjalë.

Është Toni Gogu, Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës, mik me Erion Veliajn, aq sa Lali Eri e përzgjodhi atë që të bënte ceremoninë e martesës! Kushedi ç’fjalë të bukura dhe me plot dashuri do ketë thënë, kur Veliaj dhe bashkëshortja Xoxa u betuan para (Gentianit-Tonit), deri sa vdekja do ti ndajë…

Pastori ka hyrë në histori. Sot nuk e kupton për aq kohë sa ia kanë zënë sytë benefitet e një posti dhe mosfunksionimi i gjykimit, për të qartësuar faktin se është kthyer si të “parët e tij” komunistë, që rrënuam objektet e kultit, duke ngritur si “kult-mit” figurën e diktatorit Hoxha. Edhe Gogu nuk ka bërë asgjë më pak se ata trularë që thonin se nuk ka Zot. Sot ai le të kuptohet se “Zota” janë Edi Rama dhe Erion Veliaj.

Me vendimin e tij u gatua prishja e Teatrit Kombëtar, në shkelje të plotë të ligjit. Pasi e bëri fakt të kryer po në kundërshtim me ligjin ia dërgoi për një “firmë virtuale” 60 këshilltarëve bashkiakë. Në profesion “thonë” se është jurist dhe mjaftojnë vetëm pak njohuri elemntare për të kuptuar se pastori i ktheu statuset në rrjetet sociale dhe urdhrat gojore të Ramës dhe Veliajt në vendime.

Lexo edhe:

Fitore diplomatike/ Lobi shqiptar në Gjermani shmangu emërimin e ish-agjentit rus si Raportues për Kosovë-Serbi

Që ligji është shkelur është njëra anë, por ka edhe një shkelje të madhe morale nga një njeri që e konsideron veten njohës i besimit. Cilido besim të sugjeron që nuk duhet të mashtrosh dhe dhunosh. Gogu i Bashkisë Tiranë bëri të kundërtën. U fut në një proces për prishjen e Teatrit Kombëtar duke u bërë kamikaz i shkatërrimit të një objekti 81-vjeçar që mbartte vlera kulturore, arkitekturore dhe emocionale.

Gogu i bashkisë u kthye në “gogolin” e vlerave kulturore, duke trazuar shpirtrat e shumë qytetarëve, që panë të rrëzohej nga fadromat e pushtetit jo vetëm një godinë, por dinjiteti i tyre, i cili u mbulua nën rrënoja, mes paligjshmërisë së pushtetarëve dhe arrogancës së zyrtarëve të llojit “Pastor Genti-Toni”!

Drejtësia e vjetër apo e reja, mund ta falë Kryetarin e Këshillit Bashkiak të Tiranës, sepse është kapur që në gjenezë nga “Zoti i së keqes”, kryeministri Edi Rama, po moral dhe breje ndërgjegje a ka ky bir…i Perëndisë? Është e kotë ti kujtohet morali një individi që për “Bibël” ka urdhresat e atyre që e katapultuan në poste të rëndësishme drejtuese!

Etiketa: Nga Boldnews.alPastori i bashkisëpër “Bibël” ka urdhrat e Ramës dhe Veliajt

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Fitore diplomatike/ Lobi shqiptar në Gjermani shmangu emërimin e ish-agjentit rus si Raportues për Kosovë-Serbi

20:31 : 14/11/2019
Para

Meta: Platforma që propozova mbron Reformën në Drejtësi

TË GJITHA

Vrasja me armë në Apelin e Tiranës,  të plagosur edhe dy persona të tjerë

16:26 : 06/10/2025

Vdes gjyqtari që u qëllua me armë zjarri brenda Gjykatës së Apelit

16:15 : 06/10/2025

I shtrirë përtokë përpara gjykatës së Apelit, pamjet pas plagosjes së gjyqtarit Astrit Kalaja

16:12 : 06/10/2025

Të shtëna me armë në Gjykatën e Apelit, plagoset gjyqtari Astrit Kalaja

15:58 : 06/10/2025

Ekzekutimi i Isuf Jaçaj, dy pista për atentatin me eksploziv në Sarandë

15:48 : 06/10/2025

Shpresa e vonuar për drejtësi për shtëpitë e ‘5 Majit’

15:29 : 06/10/2025

Dosja “Aruba”/ PD kërkon interpelancë urgjente me Edi Ramën. Bardhi: 5 pyetje për kryeministrin

15:09 : 06/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com