• Kontakt
Monday, November 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

Si do udhëtohet drejt Gjermanisë? DW publikon rregullat e reja

11:17 : 26/05/2020
në BOTA

Nuk kishte ndodhur kurrë më parë, por Gjermania lëshoi një paralajmërim udhëtimi për të gjithë botën për shkak të pandemisë. Tani qeveria gjermane po përgatit heqjen e tij për 31 shtete europiane. Ballkani nuk përmendet.

Qeveria gjermane synon të heqë paralajmërimin për udhëtimin nga 15 qershori për turistët nga 31 vende europiane, nëse zhvillimi i pandemisë e lejon këtë, sipas informacioneve të mediave. Krahas 26 vendeve partnere në BE, kjo parashikohet të vlejë për Britaninë e Madhe dhe katër shtete të zonës Shengen, jo anëtare të BE, Islanda, Norvegjia, Zvicra, Lichtenshtajn. Të dhënat janë pjesë e një dokumenti që do të rregullojë kriteret për turizmin brenda europian e që mund të miratohet në mërkurën në mbledhjen e qeverisë gjermane, shkruan dpa.

Por ende ka pyetje të hapura, si për shembull si do të veprohet me vendet e treta, me të cilat ekziston kufizimi i udhëtimit deri në 15 qershor, e mes tyre ka vende që janë shumë më pak të prekura nga pandemia se Gjermania, ku përfshihet edhe Ballkani? Do të zgjatet kufizimi i udhëtimit me vendet e treta jo anëtare të BE në një kohë kur lëvizja brenda BE lejohet? Sipas agjencisë së lajmeve dpa ka gjasa që konsultimet të shtyhen. Si indikator për këtë shihet edhe shtyrja e një mbledhjeje të kabinetit qeveritar që njihet si kabineti Corona, ku sipas zëdhënësit të qeverisë, Steffen Seibert, do të flitej për udhëtimet brenda europiane.

Paralajmërimi në fuqi që nga marsi

Lexo edhe:

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

Ministri i Jashtëm gjerman, Heiko Maas, (SPD) e ka shpallur paralajmërimin e udhëtimit më 17 mars, një hap unikal. Deri më tani paralajmërimet për udhëtime lëshoheshin vetëm për vende me rrezik jete, sidomos në zonat e luftës, Siri apo Afganistan. Në javët e kaluara u morën me një aksion të pashembullt më shumë se 240.000 turistë nga vende të ndryshme të botës pas ndërprerjes së lidhjeve të fluturimit apo ato me anije.

Në kohën e duhur para periudhës së pushimeve

Heqja e paralajmërimit të udhëtimeve parashikohet të bëhet në kohën e duhur para periudhës së pushimeve të verës. Në dokumentin e Ministrisë së Jashtme thuhet, se qëndrimi orientues është “rigjallërimi i turizmit si për udhëtarët ashtu edhe ekonominë gjermane të turizmit dhe stabilitetin ekonomik të vendeve destinacion”.

Paralajmërimi për udhëtime do të specifikohet më pas sipas vendeve. Për të mbrojtur turistët nga infeksionet me virusin Corona, qeveria gjermane angazhohet për përpilimin e rregulloreve të përbashkëta brenda BE. Ajo parashikon të propozojë kufirin maksimal që ka vendosur Gjermania me 50 infeksione të reja ndër 100.000 banorë brenda 7 ditësh edhe për vende të tjera. Tejkalimi i një kufiri të tillë bën që në Gjermani të rikthehen masa më të forta kufizuese në luftë kundër Coronës. /DW/

Etiketa: avionGjermanirregulla

Lajme të lidhura

BOTA

Debati rreth prosti*ucionit/ Çfarë është “Modeli Nordik”?

08:33 : 16/11/2025
BOTA

Nga Gjermania në Turqi, vendet më të shtrenjta për energji dhe gaz në Europë

10:33 : 15/11/2025
BOTA

Gjermani/ Arrihet pajtueshmëri për shërbimin e ri ushtarak, çfarë pritet

11:01 : 14/11/2025
BOTA

U helmuan nga ushqimi 2 fëmijë gjermanë humbin jetën në Stamboll, prindërit në gjendje kritike

18:04 : 13/11/2025
BOTA

Qeveria gjermane arrin marrëveshje për shërbimin ushtarak, ja çfarë planifikohet

15:25 : 13/11/2025
Shkrime promocionale

SKY Express nis linjën e re që lidh Aeroportin Ndërkombëtar të Tiranës me Heraklionin

14:55 : 11/11/2025
Para

Mali i Zi pa COVID-19, kryekomunari i Tuzit: Jemi gati për turistët, çmimet do të jenë më të lira

TË GJITHA

U ndaluan nga policia gjermane për armëmbajtje pa leje, jepet dënimi për Loredanën dhe futbollistin

08:40 : 17/11/2025

“Parlamenti para Kryeministrisë”/ Çfarë pritet të ndodhë sot në protestën e PD-së

08:40 : 17/11/2025

Vetëm 15.8% e shqiptarëve përdorin AI: ndër nivelet më të ulëta në kontinent

08:30 : 17/11/2025

Studimi/ Njerëzit që flasin më shumë gjuhë, plaken më ngadalë

08:30 : 17/11/2025

Sot seanca paraprake për Metën, vendoset nese dosja do kalojë për gjykim ose jo

08:22 : 17/11/2025

‘Çmendet’ tregu i qirave në Tiranë, çmimet e apartamenteve në nivele rekord

08:16 : 17/11/2025

Këmbimi valutor 17 nëntor/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja

08:11 : 17/11/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com