• Kontakt
Sunday, October 5, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Për kë bien kambanat e Ilir Metës?

14:23 : 26/05/2020
në AKTUALITET, BOLD BLOG, POLITIKE

Nga Andi Bejtja

Nga sot, opozita shqiptare nuk është më e njëjta dhe sa më shpejtë ta kuptojë, aq më mirë për të vetë dhe për ata që përfaqëson. Ajo ndodhet përpara disa rreziqeve serioze, të vjetra por edhe të reja. Madje, rrezikon edhe të përçahet.

Rreziku mund të kalojë, vetëm nëqoftëse bashkëshortja e Presidentit, njëkohësisht dhe kryetarja e LSI-së, është imune ndaj stërkalave të bashkëshortit të saj, si dhe do të dilte në konferencë për shtyp duke thënë se Presidenti dhe burri i saj, nuk ka të drejtë me skandalet që po i bën publike në lidhje me reformën në drejtësi.

Madje dhe kjo nuk do mjaftonte. Do të duhej, çdo mesnatë të shkonte dhe të mallkonte bashkëshortin e saj te Yuri Kim dhe të Luigi Soreca.

Boh…

Lexo edhe:

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

Presidenti i Republikës mbrëmë në një denoncim të pazakontë në emisionin ‘Opinion’, duke bërë publike disa mesazhe të diplomatëve në lidhje me reformën në drejtësi, vërtetoi atë që disa nga ne e kanë paralajmëruar me kohë, se Kryeministri Edi Rama, në bashkëpunim me një pjesë të diplomatëve dhe hartuesve të së ashtuquajturës ‘Reformë në Drejtësi’, nuk është thjesht arkitekti, por dhe zaptuesi i saj, e për rrjedhojë do të jetë dhe përdoruesi i saj si kobure, për të shantazhuar hapur dhe jo hapur, kundërshtarët e tij politikë, që naivisht mund të mendojnë të konkurrojnë në procese të ndershme demokratike me të.

Personalisht për mua, kjo reformë ka qenë e dështuar që në nisje, që nga mënyra unike se si u bë vetingu nga lart poshtë, dhe jo nga poshtë lart si në vendet e tjera të Europës Juglindore, apo edhe më tej.

Nuk kam ndërmend të citoj këtu për të njëmijtën herë raportin interim të Komisionit të Venecias, kur e përkufizonte këtë veting të paprecedentë, që do të krijonte probleme të mëdha, boshllëqe të mëdha në sistem, tronditje të tij dhe kapje të sistemit nga forca politike që ishte në pushtet.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj as Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, i cili tha se nuk do të ndërmerrte kurrë një reformë me një proces vetingu të tillë, sepse dhe po të donte ai vetë, nuk kishte për ta lënë ta bënte as Bashkimi Europian.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj edhe njëherë pengesat false të hartuesve të saj, ndaj ‘Gjakut të Ri’, të atyre dhjetëra qindra profesionistëve të ndershëm që kishin mbaruar shkollat në Perëndim. Nuk kam ndërmend t’ju rikujtoj sot se si Rama thoshte, se ‘nuk e dinte fare çfarë bëhej me reformën, se ishin të huajt që merreshin me të Amerikanët kryesisht dhe Europianët’.

Nuk kam ndërmend të rikujtoj këtu as faktin se LSI i votoi shtatë ligjet e famshme të reformës dhe PD jo. Nuk ka rëndësi sot se kush i qëndroi më fort kësaj kapjeje dhe kush më pak.

Nuk kam ndërmend të kujtoj as ish Ambasadoren Vllahutin kur thoshte se reforma mund të bëhej në mënyrë të njëanshme dhe as euforinë e Ilir Metës për konsensusin e gjerë të arritur për votimin e kësaj reforme, sepse kam qenë i bindur, që me konsensus a pa konsensus, kjo reformë ‘sui gjeneris’, ka qenë e dështuar që në nisje.

Nuk kam ndërmend as t’i bëj të ndërgjegjshëm shqiptarët, se tani që dështimi po duket qartë, lufta do bëhët më e egër dhe përçudnimi do jetë më i madh, se diplomatëve kryesorë do t’u duhet me hir a me pahir, të justifikojnë lekët e taksapaguesve të tyre për këtë pseudoreformë.

E vetmja gjë që nuk do të ndryshojë në këtë telenovelë të një ‘Puci të butë shteti’, është finalizimi i kapjes përfundimtare dhe totale të drejtësisë nga Edi Rama.

Të gjitha këto sot, bashkë me denoncimet e Presidentit dje, kanë shumë pak rëndësi se thjesht dhe vetëm shtojnë disa njolla në qivurin e reformës në Drejtësi, të cilën ata që e nisën e bitisën vetë, pa ndihmën e atyre që i kanë paracaktuar me laps për t’i vënë prapa hekurave. Denoncimet e Presidentit të Republikës tashmë kanë kuptim vetëm nëqoftëse pranohen si një ftesë për mënyrën dhe modelin e të bërit opozitë.

Teksa, Presidenti siç tha dje, e ka luksin për të qenë ‘President Danez’, opozita nuk mund të vazhdojë të jetë një ‘Opozitë Suedeze’, pa neutralizuar koburen e të ashtëqujturës ‘Reformë në Drejtësi’, që Rama mund ta përdori sa herë që opozita, del nga skemat dhe hullitë e tij.

Në një vend si Shqipëria, është utopike të pretendosh të mbash zgjedhje të lira e të ndershme pa gjykata e pa drejtësi, por do ishte fatale, të shkosh me këmbët e tua dhe i buzëqeshur në një palë zgjedhje me gjykata dhe drejtësi totalisht të kapura, për më tepër me bekimin dhe të disa ndërkombëtarëve, që për të justifikuar dështimin dhe paratë e taksapaguesve të tyre, tani në situatën ku ndodhen, nuk kanë rrugë tjetër, veçse ta zhveshin me dorën e tyre e ta fusin sa më shpejt Drejtësinë në krevatin e Ramës.

Etiketa: bejtjaMetareforma

Lajme të lidhura

AKTUALITET

“Nuk më lenë më të luaj ping-pong, bidonat i sollën të shpuar”/ Meta rrëfen “vuajtjet” në qeli

21:54 : 24/09/2025
AKTUALITET

“Reforma” e tretë e ujit brenda 10 vitesh/ Financat kanë ecur keq, Qeveria me koncepte të paqarta

14:16 : 05/09/2025
AKTUALITET

“160 milionë euro borxhe pa përgjegjës” gazetari: Reforma e ujësjellësave dështim i pastër

20:27 : 03/09/2025
AKTUALITET

Rama pranon dështimin me ujin, por fajin ia lë pushtetit vendor: Niveli i papërgjegjshmërisë i frikshëm

11:37 : 03/09/2025
AKTUALITET

Inteligjenca Artificiale po përmbys industrinë e reklamave

08:18 : 17/08/2025
AKTUALITET

SPAK mbyll hetimet për Ilir Metën, më 4 gusht i komunikon akuzat ish-presidentit

12:10 : 01/08/2025
Para

Sinan Hoxha dhe Andrra Destani i organizojnë festën përrallore të birit (Foto)

TË GJITHA

Shpërthim i fuqishëm në Sarandë, gjendet një person i pajetë brenda një makine/EMRI

23:50 : 04/10/2025

Florjan Binaj shpall kandidaturën për Kryetar Bashkie të Tiranës

23:18 : 04/10/2025

Horoskopi, 5 tetor/ Zbulo çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

23:09 : 04/10/2025

Florian Haçkaj: Jam gati për sfidën e kryeqytetit

23:00 : 04/10/2025

Ermal Hasimja njofton publikisht Berishën: Jam kandidat për Tiranën, më mbështesni

22:56 : 04/10/2025

KLSH: Gjysma e ilaçeve antitumor nuk u importuan kurrë në Shqipëri, disa të tjera të skaduara

22:47 : 04/10/2025

Këto shenja horoskopi do të përballen me ngjarje të papritura gjatë muajit Tetor

22:34 : 04/10/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com