Ish-deputeti socialist rrëfen takimin me ish-zyrtarin e BE: Për sa kohë ka Knuta, të kam dhje*ë në Europë

Ish deputeti socialist, Andis Harasani, duke marrë shkas nga emërimi i ish-eurodeputetit Knut Fleckenstein si këshilltar nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, sjell një rrëfim në profilin e tij në FB.

Një histori e nisur me një takimi që sipas Hrasanit, ka ndodhur mes ish deputetit dhe kolëgëve të tij socialistë me Hannes Swoboda, dikur anëtar i Parlamentit Europian.

Ky i fundit, tregon ish deputetit, ndryshoi qëndrim lidhur me politikën e kryeministrit Edi Rama, për të futur në poste drejtuese në PS, familjarë të ish anëtarëve të Partisë Komuniste.

“Për sa kohë BE do ketë Gigilera, Hannesa, Knuta e Romina – të kam dhje*ë në Europë”, shprehet Harasani.

Historia

Në një status në FB, Harsani rrëfen:

Një gjigand tjetër po aq intelektual dhe parimor sa Knuti quhej Hannes Swoboda.

Para shume vitesh, në kohen e LMN, patëm disa takime në BE me përfaqësues të ndryshëm. Takimi me Hannesin e Swobodes ishte të enjten pasdite. Në takim me Hannesin, i shprehem shqetësimin për mos hyrjen ne parlament, për fëmijët e nipërit e ish anëtareve të KQ të PPSH që Rama kish futur në poste drejtuese në PS dhe për çështje të tjera. Pasi na dëgjoi me vëmendje, reagoi shumë i indinjuar se si mund të lejoheshin këto gjera në familjen e internacionales socialiste. Si mund të lejohej një parti që nuk merrte pjese në parlament, etj, etj.

LEXO EDHE  Rritja e rasteve me Covid 19/ A do të kemi rikthim në karantinë? Ja çfarë thotë Pipero

Mbaj mend si sot një fjali prej tij: Të fusësh sot në PS djem, vajza, nipër e mbesa të ish KQ të Enver Hoxhes është njësoj sikur e majta në Gjermani të përfaqësohet me fëmijët e nazistëve.

Pas takimit, së bashku me miqtë (s’po i përmend se ndoshta u prish punë sot) u nisëm për Tiranë. Arritëm në Tiranë të premten në mëngjes dhe e lamë që të takohemi po atë dite në orën 3 në një kafe diku pranë shtëpisë sime.

U takuam në orën e caktuar dhe e mbaj mend orën, sepse sa u ulëm, kishim një TV përballë dhe filluan lajmet e Topit. Lajmet u hapën me, z.Swoboda që nga dera e PS në Tirane u shpreh se kishte ardhur të mbështeste Ramën për reformimin e PS dhe marrëdhëniet me parlamentin.

Pame njeri-tjetrin në sy dhe shijuam kafetë. Ç’të bënim tjetër…..

Për sa kohë BE do ketë gigilera, Hannesa, Knuta e Romina – të kam dhjerë në Europë.

P.S. Nëse ndonjë është i interesuar se pse Hannes Swarovski Swoboda ndryshoi qëndrim, jam i gatshëm t’ia them….