• Kontakt
Thursday, June 4, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi BOTA

A dështoi qasja e Suedisë ndaj pandemisë? Flasin ekspertët

23:17 : 25/05/2020
në BOTA

Ndërsa shumica e Evropës vazhdon të ketë në fuqi masa të ashpra kufizuese për shkak të pandemisë së koronavirusit, një vend evropian ka zgjedhur një rrugë tjetër. Suedia ka refuzuar të vendos masa të ashpra kufizuese dhe banorëve të saj u është lejuar të punojnë dhe të udhëtojnë gjatë pandemisë. Në ditët e para dukej sikur Suedia kishte zgjedhur qasjen e duhur, ndërsa pandemia goditi rëndë Italinë, Spanjën dhe Britaninë, por tani shkalla e infeksionit po rritet me shpejtësi në vendin skandinav. Korrespondenti i Zërit të Amerikës, Henry Ridgwell njofton nga Londra.

Duket pothuajse se çdo gjë është normale, një pasqyrim i botës para pandemisë. Kafenetë, restorantet dhe klubet e natës në Suedi kanë qenë të hapura gjatë pandemisë, së bashku me shkollat fillore dhe dyqanet.

Në vend të ligjeve të reja të rrepta, qeveria suedeze u ka kërkuar qytetarëve të marrin përgjegjësi individuale për zbatimin e distancimit fizik.

Njerëzve mbi 70 vjeç dhe të sëmurëve iu kërkua të qëndronin në shtëpi. Synimi i qasjes së Suedisë ishte qëndrueshmëria.

“Unë mendoj se strategjia suedeze ka treguar se është e qëndrueshme. Ne kemi shifra tani që tregojnë se po rritet respektimi i këshillave tona nga njerëzit. Është shumë e vështirë të heqësh masat e ashpra kufizuese pasi t’i vendosësh ato, ky është mesazhi që ne po marrim nga të gjitha vendet që e kanë bërë këtë“, thotë Anders Tegnell, ekspert suedez i shëndetësisë.

Lexo edhe:

Tromboza e rrallë pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

Suedia angazhon avionë luftarakë për patrullime mbi Islandë dhe Groenlandë

Por, a ka funksionuar kjo qasje?

“Në fund, numri i të vdekurve në raport me popullsinë në Suedi tani është më i larti në Evropë që nga kjo javë. Dhe përvoja e fqinjëve të tyre nuk ka qenë aq e rëndë. Për shembull, Danimarka, e cila ka ndjekur një rrugë shumë të ndryshme, duke vendosur masa të forta kufizuese që në fillim, vërtetë pati sukses në kontrollimin e pandemisë. Ata kanë bërë më shumë testime për Covid-19 se sa Suedia. Ata kanë qenë në gjendje të lehtësojnë më shpejt masat e tyre kufizuese“, thotë eksperti Scott Rosenstein.

Pothuajse gjysma e vdekjeve në Suedi kanë ndodhur në shtëpitë e të moshuarve. Jashtë parlamentit të Suedisë, të afërmit e viktimave kanë ngritur një memorial për të dashurit e tyre, që ata thonë se vdiqën “pa ndihmë”.

“Pse ata nuk i mbrojtën qytetarët duke mbyllur kufijtë, duke mbrojtur njerëzit nga pandemia?”-pyeti Mirrey Gourie, familjar i një viktime.

Ekspertët thonë se është shumë herët të thuhet se kush kishte të drejtë.

“Ne jemi duke u mbështetur në një përvojë historike, disa modele parashikimi, por në një farë mase të gjitha vendet janë në një lloj eksperimentimi me metoda të ndryshme për rihapjen e sigurt. Dhe unë mendoj se duhet të jemi shumë të kujdesshëm në përpjekjen për të mësuar nga njëri-tjetri“, tha Dr. Peter Drobac nga Universiteti i Oksfordit.

Dëmi ekonomik nga pandemia në Suedi mund të jetë më i vogël, por numri i viktimave në raport me popullsinë mund të tejkalojë ato të vendeve fqinje. Debati mbi këtë çështje ka të ngjarë të intensifikohet ndërsa pandemia vazhdon të marrë jetë./VOA/

Etiketa: COVID 19ddeshtimflasin eskpertetqasjeSuedia

Lajme të lidhura

BOTA

Tromboza e rrallë pas vaksinës anti-Covid, studimi i ri shpjegon shkakun

21:34 : 15/02/2026
BOTA

Suedia angazhon avionë luftarakë për patrullime mbi Islandë dhe Groenlandë

18:15 : 12/02/2026
BOTA

Suedia ndryshon ligjin e shtetësisë, rrit kërkesat për emigrantët

19:32 : 09/02/2026
BOTA

NATO zbarkon në Groenlandë: Evropa forcon prezencën në Arktik

18:55 : 15/01/2026
BOTA

Suedia do të investojë 1.6 miliardë dollarë në sisteme të mbrojtjes ajrore

20:35 : 11/01/2026
BOTA

Shqetësime në Baltik, suedezët ndeshen ‘gati çdo javë’ me nëndetëse ruse

21:25 : 07/12/2025
Para

Shtyrja e zgjedhjeve, Meta: Basha nuk u tregua korrekt

TË GJITHA

Horoskopi ditor për nesër, e enjte 4 qershor 2026

22:59 : 03/06/2026

Zvërneci/ Protestuesit te dera e selisë së Berishës: Opozitë e shitur!

22:51 : 03/06/2026

Sazani dhe Zvërneci/ Si po e shfrytëzon familja Trump influencën politike për tu pasuruar

22:49 : 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

22:40 : 03/06/2026

6 në 10 persona përdorin AI për shëndetin mendor

22:30 : 03/06/2026

Ushtria izraelite: Nuk e pranojmë armëpushimin në Liban!

22:18 : 03/06/2026

Jo vetëm drejtësia, ja lista e profesioneve që nuk e japin provimin e gjuhës shqipe

22:10 : 03/06/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

Grandpashabet FenerbahçeGrandpashabet ekşimatbetjojobetjojobetbetpark girişJojobetJojobet girişMarsbahis GirişJojobetbetparkbetparkCasibom