• Kontakt
Sunday, August 17, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Miliona euro humbje shtesë në rrjetin e energjisë elektrike në tremujorin e parë

09:29 : 23/05/2020
në AKTUALITET, EKONOMI

Sistemi elektroenergjetik shqiptar pësoi një rritje të konsiderueshme të humbjeve në rrjet gjatë tremujorit të parë të këtij viti, duke përmbysur një tendencë pozitive disavjeçare dhe duke ngritur pikëpyetje nëse reforma e shumëreklamuar dhe e dhunshme e qeverisë katër vjet më parë ka dalë me sukses apo po dështon.

Të dhënat e reja të publikuara nga Instituti i Statistikave tregojnë se humbjet në rrjetin e transmetimit dhe shpërndarjes ishin në tremujorin e parë 2020 sa 27% e energjisë së furnizuar ose 573 mijë megavatorë. Humbjet ishin 530 mijë megavatorë ose 22% e energjisë së hedhur në rrjet në të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Pjesa më e madhe e humbjeve janë klasifikuar si humbje në rrjetin e shpërndarjes për shkaqe teknike ndërkohë që humbjet joteknike (e.g. energjia e vjedhur nga rrjeti) kanë pësuar rënie të konsiderueshme.

Shtesa prej 42 mijë megavatësh humbje në tremujorin e parë ka vlerë tregtare me cmim pakice prej afro 4.2 milionë eurosh.

Shqipëria ndërmorri një reformë në vitin 2015, në të cilën rriti çmimet e furnizimit për pjesën dërrmuese të konsumatorëve ndërsa hodhi policinë e shtetit për të arrestuar mijëra persona të dyshuar për vjedhje të energjisë, në një fushatë që mbipopulloi burgjet dhe la në errësirë mijëra familje që nuk kanë mundësi ekonomike të paguajnë faturën e energjisë ose janë zënë në ngërçin e borxheve të mëdha shumëvjeçare që kanë akumuluar ndaj OSHEE-së. Humbjet u reduktuan nga 30% e energjisë së hedhur në rrjet në vitin 2015 në 21.7% në vitin 2019. Por plani i investimeve parashikonte që përgjatë kësaj periudhe, humbjet të reduktoheshin deri në 14% gjë që nuk ka ndodhur. Çdo 1% humbje në rrjet është e barabartë me afro 8 milionë euro energji me çmim pakice ndërsa të 22% të humbjeve të vitit 2019 kanë vlerë tregtare prej 170 milionë eurosh në vit.

Lexo edhe:

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

Aktualisht reduktimi i humbjeve është më i mundshëm sa i përket humbjeve teknike të cilat përbëjnë 71% të të gjitha humbjeve.

Tremujori i parë i këtij viti përfshin pjesërisht edhe muajin Mars, kur një pjesë e kapaciteteve ekonomike të vendit nuk punoi për shkak të pandemisë së koronavirusit. Kjo nuk duket të ketë shkaktuar ndonjë rënie të konsiderueshme në konsumin e energjisë elektrike. Sipas të dhënave të publikuara nga INSTAT, konsumi i familjeve u rrit me 3.3% ndërsa konsumi i bizneseve dhe institucioneve të tjera ra me 6.7%. Konsumi total i matur me fatura ra me 1.5%. /birn/

Etiketa: energjiahumbjesistemi

Lajme të lidhura

RAJONI

Greqi, kushtet e motit “fundosin” çmimet e energjisë

21:51 : 14/08/2025
AKTUALITET

Bie sistemi online i QKB-së në e-Albania, bizneset ankohen se nuk po dorëzojnë dot bilancet

09:18 : 25/07/2025
AKTUALITET

KESH, humbje 21 mln euro në tremujorin e parë 2025! A ka përgjegjësi Erald Elezi?

15:01 : 21/07/2025
AKTUALITET

Pikëpyetjet e Bankers/ Nga rryshfeti për TVSH-në, tek ulja e çmimit të energjisë nga ERE dhe PCG e drejtorëshës së AIDA-s

13:11 : 21/07/2025
AKTUALITET

Humbje dhe borxhe të papaguara/ Kompania private sekuestron Inceneratorin e Elbasanit

17:07 : 15/07/2025
AKTUALITET

Maliqi: Të analizojmë humbjen, opozita të largojë të paaftët dhe servilët!

12:41 : 15/07/2025
Para

Ujku i Shijakut: Kam mbijetuar gjashtë muaj në pyll

TË GJITHA

Horoskopi, 17 Gusht 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

23:03 : 16/08/2025

Kryebashkiakja e New Orleans dhe truproja i saj akuzohen për mashtrim

23:01 : 16/08/2025

VIDEO/ Makinat ‘copë-copë’, pamje nga aksidenti i rëndë në Qafë Thanë

22:54 : 16/08/2025

Izraeli paralajmëron ofensivë në Gaza, nis përgatitjet për zhvendosjen e civilëve palestinezë

22:38 : 16/08/2025

Bayern Munich fiton Superkupën e Gjermanisë, mund në finale Stuttgartin

22:29 : 16/08/2025

VIDEO/ Motori i avionit merr flakë pas ngritjes nga aeroporti i Korfuzit

22:22 : 16/08/2025

Masakër në Napoli: 69-vjeçari vret dy persona dhe kryen vetëvrasje

22:07 : 16/08/2025



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com