• Kontakt
Monday, July 21, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Shembja e Teatrit/ Meta: Shkuan si hajdutë që vjedhin pulat në orën 4 të mëngjesit

21:58 : 20/05/2020
në AKTUALITET, LAJMI I FUNDIT, POLITIKE

Presidenti Ilir Meta i ftuar në emisionin “Aktualitet” në Fax News, foli në lidhje me aksionin për shembjen e Teatrit Kombëtar.

Meta e cilësoi skandaloze ndërhyrjen e policisë për të shembur Teatrin në orën 4 të mëngjesit, ndërkohë që shtoi se veprimi i tyre ishte si hajdutë, që shkojnë të vjedhin pula.

“Falë zotit nuk kemi pasur viktima, ishte një operacion skandaloz, në kuptimin e qartë të fjalës. Ajo ishte ora që zgjedhin hajdutët kur shkojnë të vjedhin pula, pasi në atë orë mendojnë se gjumi është më i thellë.”- tha Meta.

Ilir Meta i ftuar mbrëmjen e sotme në “Aktualitet” që transmetohet në Fax News, tha se me prishjen e godinës së Teatrit Kombëtar është një çështje që ka zgjuar reflektimin popullor dhe shoqëria është ngritur në mbrojtje të demokracisë.

Në këtë kontekst, Meta tha se qëndresa e artistëve nuk ishte tanimë vetëm për Teatrin por edhe për demokracinë, ndërsa paralajmëroi se kjo e fundit do ta rrethojë dhe do ta shemb diktatorën.

Lexo edhe:

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

“Ndjehem shumë i detyruar ndaj atyre në përgjithësi, por janë shumë të tronditur dhe të lënduar për këtë që ka ndodhur. Kam parë përmes mediave por edhe nga afër përmes takimeve, kam parë shumë lot. Sepse të gjithë artistët pavarësisht mendimeve të ndryshme, nuk e kanë besuar se marrëzia dhe vandalizmi për të arritur deri këtu, të shembet në paligjshmëri. Edhe në regjimet komuniste, shkatërrimet bazoheshin qoftë edhe në vendimet formale të gjykatave, në rastin konkret nuk është dhënë qoftë një vendim i tillë, që ka tronditur kudo njerëzit në botë.

Si President dhe si qytetar, ndjehem shumë i detyruar, sepse jemi rritur e edukuar nga vepra e tyre, edhe në atë Teatër. Kjo sjellje ka qenë ç’njerëzore në kuptimin më të plotë të fjalës. Detyrimi i gjithë shoqërisë është ndaj artistëve qëndrestarë, idealistëve më fisnik të vendit dhe të kombit. Për 27 muaj qëndruan në mënyrën më heroike, në sakrificat më sublime të rrethuar nga të gjitha anët nga qeveria dhe shteti i tyre me bindjen për të shpëtuar Teatrin dhe mbrojtur këtë vlerë të jashtëzakonshme, për ta rikonstrukturuar duke ruajtur origjinalitetin e tij. Siguruan mbështetje ndërkombëtare, nga Këshillli dhe Komisioni Euroian, madje edhe financiar për rikonstruksionin e tij.

Ka qenë qëndresë paqësore dhe në mes të errësirës, një qeveri e tillë merr një operacion fatkeqësisht në mënyrë kriminale, që Gjermania i gjen në historinë e Hitlerit. Nuk ka qenë rrethuar Teatri, por demokracia që simbolizonte ajo qëndresë. Nuk është synyar shembja e Teatrit fizikisht por e demokracisë në errësirën e 17 Majit, por mendoj se është një iluzion për këdo që mendon se shkatërron Teatrin dhe gjithashtu edhe demokracinë. Ky dëm i madh që ka ndodhur, ka zgjuar gjithë shoqerinë. E kanë kuptuar të gjithë se kjo marrëzi nuk njeh limite, nuk është një kërcënim për Teatrin dhe ata që qëndrojnë, por për çdo qytetar në këtë vend.

Mendoj se është zgjuar qytetaria, të gjithë e kanë kuptuar se simpatia e tyre duhej shprehur ndaj Teatrit në mënyrë më aktive, të gjithë ndihen në borxh dhe të cënuar në integritetin e tyre. Tani është e qartë se demokracia do ta rrethojë diktaturën dhe do ta shemb atë në mënyrën më të vendosur e qytetare. Populli reflektoi dhe reagimi vjen pas Teatrit me atë që ndodhi me xhamitë, ku për të rrëzuar besimin e njerëzve tek Zoti dhe për të instaluar besimin e tyre tek partia, bënë atë çmenduri. Rrëzuan mure e ndërtesa por nuk u thye shpirti dhe besimi i popullit shqiptar.

Mendoj se situata është më e thjeshtë se atëherë, por shkundi dhe mobilizoi shoqërinë në drejtimin e duhur. Jam shprehur për ruajtjen e forcimin e gjithë atyre vlerave që kanë të bëjnë me trashëgiminë kulturore, është e caktuar edhe me Kushtetutë. Është hera e parë që një President shkon dhe e dorëzon një çështje të tillë në Gjykatën Kushteutese, dhe ka ndodhur atë ditë kur policia hyri me forcë, dhunoi artitët si Edmond Budinën.

Për të qetësuar këtë situatë, unë kam kërkuar që kjo çështje duhet të zgjidhet në mënyrë shteruese në Gjykatën Kushtetuese sepse është një çështje kombëtre që ka të bëjë me disa konventa që Shqipëria i ka nënshkruar. Kjo është edhe çështje europiane sepse ka pasur një shqetësim të madh në Europë e sidomos në itali sepse vlerat kulturore, historike të atij kompleksi ishin mjaft të njohura për shkak të emrit të arkitektit të njohur italian të asaj periudhe. Ishte pjesë e kompleksit të madhe në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.”, tha Meta.

Etiketa: MetashembjaTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Meta: Duhet një opozitë e pakompromis, që të shkërmoqë këtë kala rëre të ngritur mbi vjedhje

17:03 : 18/07/2025
AKTUALITET

Ilir Metës i ndalohet të bëjë ushtrime për dy javë: Më dënuan me rregullin e ri

17:55 : 10/07/2025
AKTUALITET

Kryemadhi i kundërpërgjigjet Metës, e quan fans i Zeqinesë: S’kam nevojë t’i marr leje askujt!

14:52 : 07/07/2025
AKTUALITET

“S’kam përdorur kurrë kartë”/ Meta: SPAK-u të tregojë personin që mori faturat për lobimin (VIDEO)

18:20 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta e Kryemadhi shpenzuan 240 mijë dollarë nga karta e biznesmenit, ja ku u kryen pagesat

10:35 : 01/07/2025
AKTUALITET

Meta: Zbulimi i kartës së Monikës, ngjarja më shokuese e jetës! Çfarë më tha Braimllari në Jalë

18:01 : 30/06/2025
Para

SHBA, përpjekje kundër varësisë së huaj për ilaçe

TË GJITHA

Horoskopi, e hënë, 21 Korrik 2025/ Lexoni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

22:58 : 20/07/2025

“Telenovela” Lapaj-Shabani/ Flet edhe Soko: E turpshme! “Lista e mbyllur” të japë dorëheqjen

22:50 : 20/07/2025

“Gabim i mesit të natës, njësoj si me Dash Sulën”/ Shabani: Dajë Zeqirin nuk e futa unë në listë

22:34 : 20/07/2025

Arma e prishur e një vrasësi/ Skerdi Tase, rrëfimet e të penduarit të tretë

22:15 : 20/07/2025

831 ha tokë për park fotovoltaik në Kaninë/ Këshilli Bashkiak: Nuk e zotërojmë truallin, s’marrim vendim

22:06 : 20/07/2025

PAMJET/ Zjarr në malin e Moravës në Korçë, dyshohet i qëllimshëm

21:43 : 20/07/2025

“Far West” në Sarandë/ Persona të armatosur e në kërkim lëvizin lirshëm, plagosen njerëz, policia fle

21:33 : 20/07/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com