• Kontakt
Monday, June 30, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

SHBA, përpjekje kundër varësisë së huaj për ilaçe

22:04 : 20/05/2020
në AKTUALITET, BOTA

Në fillim të majit, Presidenti amerikan Donald Trump u pyet gjatë një konference të organizuar nga televizioni Fox News, se edhe sa kohë do të duhej që vendi të mos jetë më i varur nga prodhuesit e huaj të ilaçeve që zënë 94 për qind të antibiotikëve të përdorur në këtë vend.

“Mendoj se do ta arrijmë brenda dy viteve”, u përgjigj Presidenti Trump. “Të gjithë prodhojnë ilaçet që përdorim ne, përveç nesh.”

Presidenti Trump mund të jetë treguar tepër optimist, por fjalët e tij pasqyronin një shqetësim në rritje midis amerikanëve se ata janë tepër të varur nga kompanitë e huaja për shumicën e nevojave të tyre farmaceutike.

Përhapja e COVID-19s dhe presioni i pashembullt që koronavirusi ka sjellë mbi sistemin e kujdesit shëndetësor amerikan nxjerr në pah varësinë strategjike të Amerikës nga prodhuesit e huaj farmaceutikë, veçanërisht në Kinë.

Kina mban një pozicion kryesor në industrinë globale të përbërësve farmaceutikë aktivë (API), ky hyjnë edhe veshjet mbrojtëse, termometrat apo maskat.

Lexo edhe:

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

Izraeli intesifikon bombardimet në Gaza

Përhapja e koronavirusit në Wuhan të Kinës në fillim të këtij viti krijoi ankth midis ekspertëve të industrisë të cilët shqetësoheshin se mungesa e përbërësve aktivë farmaceutikë do të prishte zinxhirët e furnizimit farmaceutik dhe do të krijonte mungesa të mëdha ilaçesh në SHBA.

Stimuj nga Japonia dhe Franca

Por Amerika nuk është e vetmja. Shumë vende perëndimore, përfshirë Japoninë, Francën dhe Gjermaninë, zbuluan se pandemia ka nxjerrë në pah varësinë e tyre nga furnizimet mjekësore të importuara. Ndërsa pandemia ka sjellë çrregullime në zinxhirin e furnizimit global, këto vende kanë humbur aftësinë për të prodhuar shumë ilaçe kryesore, pasi shumica janë me burim jashtë vendit. Ekziston gjithashtu një mungesë e pajisjeve mbrojtëse dhe maskave.

Japonia ka ndërmarrë veprime. Qeveria e kryeministrit Shinzo Abe njoftoi më 7 Prill se do të sigurojë 2 miliard dollarë subvencione për të ndihmuar kompanitë japoneze t’i rikthejnë zinxhirët e furnizimit përsëri në Japoni. Më 12 maj, qeveria njoftoi se ka filluar të punojë me më shumë se 400 firma vendase për të forcuar prodhimin e brendshëm.

Ndër më të rrezikuarat janë ilaçet e krijuara me formulat e firmave të njohura dhe që në thelb kanë të njëjtat veti kuruese. Gati gjysma e këtyre barnave në Japoni vijnë nga Kina dhe Koreja e Jugut. Përveç kësaj, 70 deri 80 për qind e maskave vijnë nga Kina.

Në Evropë, Presidenti francez Emmanuel Macron premtoi “pavarësi të plotë” deri në fund të vitit në prodhimin e maskave mbrojtëse të fytyrës për Francën. Ai gjithashtu theksoi nevojën e Francës për të arritur pavarësinë në furnizime të tjera strategjike mjekësore.

Disa firma franceze tashmë janë përgjigjur. Midis tyre është kompania farmaceutike shumëkombëshe Sanofi, e cila premtoi të hapë një sipërmarrje të re me qendër në Evropë, në mënyrë që të ulë varësinë në prodhimin aziatik të ilaçeve.

Më shumë se 10 projektligje në Kongres

Në Shtetet e Bashkuara, riorientimi i zinxhirëve të furnizimit drejt prodhimit të brendshëm ka qenë prej kohësh në fokus të politikës së administratës Trump. Kongresi është gjithashtu i motivuar për të vepruar.

“Po shohim të paktën 10 projektligje që përqendrohen në sigurimin e zinxhirëve të furnizimit farmaceutik,” thotë Anna Ashton, drejtore për çështjet qeveritare në Këshillin e Biznesit SHBA-Kinë. “Në të gjitha bisedat që kemi pasur në Kongres, kemi dëgjuar se kjo është përparësi.”

Ekzistojnë një numër propozimesh që do të mandatonin Administratën e Ushqimit dhe Barnave (FDA), Departamentin e Mbrojtjes dhe agjenci të tjera për të gjurmuar më saktë se nga vijnë ilaçet.

FDA aktualisht nuk ka të dhëna të qarta. Sipas të dhënave të saj, 72 për qind e prodhuesve që furnizojnë tregun e SHBA ndodhen jashtë shtetit. Trembëdhjetë përqind e tyre operojnë brenda Kinës.

Zonja Ashton i tha Zërit të Amerikës se ky është një hap i matur dhe logjik për të gjurmuar burimet farmaceutike, dhe ndoshta do të çojë në një listë të vendeve të origjinës për barna të ndryshme që tregtohen në SHBA.

Kompanitë e mëdha farmaceutike amerikane kanë shprehur shqetësim për një ndryshim të papritur që mund të ndodhte në zinxhirin e furnizimit në SHBA, sepse kërkesat rregullatore janë potencialisht të kushtueshme dhe kërkojnë kohë.

“Këto gjëra kanë prirjen të zgjasin disa vjet për t’u ngritur në këmbë, jo një vit ose dy, as muaj ose javë,” tha zonja Ashton.

Departamenti amerikan i Tregtisë dhe Departamenti i Shtetit po kërkojnë mënyra për t’i nxitur kompanitë t’i largojnë nga Kina operacionet e prodhimit. Stimujt e taksave dhe subvencionet e mundshme janë ndër masat që po shqyrtohen për të sjellë ndryshime të tilla./VOA/

Etiketa: për ilaçepërpjekje kundër varësisëSHBA

Lajme të lidhura

BOTA

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

16:23 : 30/06/2025
BOTA

Izraeli intesifikon bombardimet në Gaza

13:25 : 30/06/2025
BOTA

Kanadaja heq dorë nga taksa për kompanitë amerikane të teknologjisë, rinisin bisedimet tregtare me SHBA

09:30 : 30/06/2025
BOTA

Zbulohet komploti ndaj Mike Pompeos, Irani planifikoi vrasjen e ish-sekretarit amerikan të Shtetit

15:04 : 29/06/2025
AKTUALITET

Drejtonte trafikun e kokainës në 3 kontinente, shqiptari dënohet me burgim të përjetshëm (Emri)

14:36 : 29/06/2025
BOTA

SHBA/ Shpenzimet ushtarake arrijnë majat, një trilion dollarë në vit për Pentagonin

12:42 : 29/06/2025
Para

Kryemadhi: Protestat s´kanë filluar, këto janë manifestime nga dëshpërimi shpirtëror

TË GJITHA

Projekti për sezonin e ri, klubi i Superiores i rinovon kontratën kapitenit

17:04 : 30/06/2025

NATO: Rusia po humb 1300 ushtarë në ditë, asnjë përparim i rëndësishëm në Ukrainë

17:04 : 30/06/2025

FOTO/ Pallati i vëllezërve Xhebrahimi ndërtohet ngjitur me banesën e Igli Allmuçës, i bllokon dritaret

16:53 : 30/06/2025

Ardian Ismajli arrin akordin me klubin e ri për 1.1 milionë euro në sezon

16:50 : 30/06/2025

Basti i Rames me Nigel Farage si gafa me Trumpin

16:42 : 30/06/2025

Zyrtare/ Arriti me Kombëtaren në çerekfinalet e “Euro 2024”, Montela rinovon me Turqinë

16:25 : 30/06/2025

Goditja ndaj drogërave të forta, SHBA kufizon vizat për trafikantët e fentanilit dhe familjarët e tyre

16:23 : 30/06/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com