• Kontakt
Sunday, May 11, 2025
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

Dokumenti/ Bashkia pagoi në nëntor oponencën teknike për projektin e Teatrit të ri, si u tejkaluan procedurat

18:20 : 19/05/2020
në AKTUALITET, KULTURE

Me shembjen e godinës historike të Teatrit Kombëtar mëngjesin e së dielës, tashmë qeveria dhe Bashkia e Tiranës kanë premtuar nisjen e punës për ndërtimin e një Teatri të ri modern dhe me të gjitha kushtet, që sipas tyre kërkon koha, por edhe aktorët që të japin më të mirën e tyre për publikun.

Por sa më shumë kërkon për Teatrin, aq më shpesh do të habitesh nga kaosi i dokumenteve, nxitimi, fshehja apo edhe shkeljet e mundshme të procedurave ligjore. Kryebashkiaku Erion Veliaj prezantoi dje projektin që do të ndërtohet me taksat e qytetarëve i realizuar nga arkitekti Bjarke Ingels.

Ky projekt nuk është i panjohur për publikun shqiptar, pasi është prezantuar për herë të parë për qytetarët që në marsin e vitit 2018-të. Kryeministri Rama deklaroi në një intervistë për televizionin “T7” në Kosovë se ajo që është paraqitur në mars 2018 dhe që riprezantoi dje kryebashkiaku Veliaj, është thjesht një projekt-ide dhe se në vijim do të punohet me arkitektin për detajimet që pritet të konkludohen në shtator.

Faksimile e pagesave të Thesarit më 26 nëntor 2019

“Për Teatrin e kemi projekt-idenë, do disponohet nga bashkia, është bashkia që do punojë me arkitektin e në këto muaj do detajohet gjithë projekti në shtator a tetor. Është ideja të jemi në kantier, pra besoj se në vjeshtë”, deklaroi Rama.

Por për projektin në fjalë, që nga Kryeministri cilësohet si ide, Bashkia Tiranë ka paguar oponencën teknike që në nëntor 2019, sipas të dhënave të publikuara nga siti “Open Spending Data”. Pra, edhe pse nuk e ka pasur në pronësi territorin e Teatrit dhe pa ndonjë tender a garë publike për përzgjedhjen e projektit fitues, nga Bashkia Tiranë janë paguar 1.5 milionë lekë në adresë të Institutit Kombëtar të Ndërtimit që ka bërë oponencën teknike të projektit.

Lexo edhe:

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

Pas hapjes së fushatës, koalicioni i PD prezanton sot programin elektoral

PREZANTIMI SI PROJEKT

ME PPP Në 2018-ën, projekti u propozua nga qeveria dhe formula e ndërtimit të Teatrit do të ishte me Partneritet Publik-Privat (PPP). Ishte firma “Fusha Sh.p.k” që kishte paraqitur një propozim të pa kërkuar për të ndërtuar Teatrin Kombëtar dhe në hapësirën tjetër pas tij të vazhdonte me ndërtimin e disa kullave, duke qenë se pronari i kësaj firme zotëronte një sipërfaqe toke në atë zonë dhe kishte shprehur vullnetin për ta zhvilluar. Në prezantimin e projektit në 12 mars të 2018- ës, bashkë me Kryeministrin Rama ishte i pranishëm edhe arkitekti danez, Bjarke Ingels, i cili shpalosi idenë e tij për mënyrën e ndërtimit të godinës dhe zhvillimit të të gjithë hapësirës.

“Këtu ku është Teatri, kemi një hapësirë këmbësorësh mes ministrive dhe Teatrit, por qëllimi është që të zhvillojmë më tej vizionin për pjesën urbane të qytetit. Në fakt është qendër shumë e këndshme për këmbësorët. Do përpiqemi që Teatrin ta ndërtojmë për të rritur lidhjen mes ambienteve, që janë tejet të gjelbra”, deklaronte mes të tjerash Bjarke Ingels në mars 2018. Në funksion të këtij projekti, u hartua dhe miratua në Kuvend edhe një ligj special për të ndërtuar Teatrin e ri. Ligji u kontestua nga opozita, por edhe nga Presidenti Meta, me pretendimin se favorizonte firmën “Fusha” në procedurat e tenderimit. Meta e çoi këtë ligj në Gjykatën Kushtetuese dhe në korrik të vitit 2019, Gjykata është përgjigjur se e ka marrë në shqyrtim çështjen, por vendimmarrja vijon të mbetet pezull, për shkak të mungesës së kuorumit të kësaj gjykate.

TENDERI I PRETENDUAR PËR TEATRIN

Në shtator të vitit 2019 ishte vetë drejtori i Teatrit Kombëtar, Hervin Çuli, që në një intervistë për Report Tv deklaronte se deri në atë moment nuk kishte asnjë projekt final për godinën e re të Teatrit Kombëtar. Projekti që ishte prezantuar në 2018-ën nga Rama dhe arkitekti Ingels, për Çulin nuk ishte projekti definitiv dhe se do të kishte edhe të tjerë konkurrentë.

“U arrit një marrëveshje me Veliajn dhe një pjesë të komunitetit që ishin në lëvizje, me sindikatën ku u bë një marrëveshje me Altin Bashën, Arben Derhemin, që nuk do preket, madje u bë një ligj i veçantë. Është ngritur një komision, i cili negocion me firmat që do të futen në konkurrim. Ai nuk është projekti definitiv, është një nga konkurruesit”, theksonte Çuli. Këtë pretendim për garë e kishte theksuar edhe kompania arkitekturore, BIG, dhe Bjarke Ingels, i cili aso kohe dekolaronte se ishte ftuar nga kryeministri Rama dhe kryebashkiaku Erion Veliaj për të punuar për një projekt për Teatrin që në vitin 2016.

PROJEKTI I NJË JTË ME PARA PUBLIKE

Pas këtyre deklaratave për një projekt, që kishte rezultuar fitues në një garë, ku kishin qenë edhe rivalë të tjerë, në shkurt 2020, qeveria dhe Bashkia e Tiranës vendosën që të tërhiqen nga plani për të ndërtuar Teatrin me formulën PPP. Kryebashkiaku Erion Veliaj në deklarimet e tij publike pati deklaruar se vendimi ishte marrë pas kërkesave shtesë të aktorëve në lidhje me teknologjinë dhe aspekte teknike që do duhej të kishte Teatri i ri dhe që firma private nuk mund t’i plotësonte.

Në një intervistë për “Top Channel”, kryetari i bashkisë, Erion Veliaj, pati deklaruar se Teatri i ri me paratë publike do të jetë ai që ishte prezantuar në vitin 2018 dhe që ishte si pjesë e planit që kishte firma “Fusha” për zhvillimin e gjithë zonës në tërësi. “Ne do realizojmë të njëjtin projekt të Teatrit, thjesht në vend që të jetë operatori privat, do jemi ne operatori që e realizon, pra, do bëjmë Teatrin e propozuar të Bjarke Ingels”. Ajo që mbetet e paqartë në këtë histori, është se si një projekt i paguar nga firma “Fusha” i është dhënë bashkisë. /Panorama/

Etiketa: oponencaprojektiTeatri

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Ndërtimi i HEC-it në Kaçinar, banorët protestë para zyrës së Ballukut: Po na vjedhin ujin!

11:41 : 02/05/2025
AKTUALITET

Pas hapjes së fushatës, koalicioni i PD prezanton sot programin elektoral

13:54 : 12/04/2025
AKTUALITET

“Çadër rezistence” në Shushicë/ Banorët bllokojnë projektin e ujësjellësit të Himarës

13:56 : 05/04/2025
AKTUALITET

Një dekadë në pritje/ Burokracia bllokon shpronësimet e projektit Veliera

16:17 : 02/03/2025
AKTUALITET

Kauza morale për të cilën nuk po hetohet Veliaj: Përçarja e skenës artistike

19:25 : 25/02/2025
AKTUALITET

Pas projektit në Sazan të Jared Kushner qëndron një kompani offshore

21:32 : 29/01/2025
Para

“Mund të dal edhe topless"/ U zhvesh para Kryeministrisë, reporterja tregon si u sollën policët me të

TË GJITHA

KQZ publikon shifrat, ja sa ishte pjesëmarrja deri në orën 15:00

15:41 : 11/05/2025

Humbin 500 fletë në qendrën e votimit në Fier, gjenden vetëm 47

15:35 : 11/05/2025

I besuari i Belinda Ballukut në tavolinë me familjarin e Bledi Klosit, fsheh fletët kur kupton që po filmohej

15:29 : 11/05/2025

Goditi anëtarin e qendrës së votimit, arrestohet 63-vjeçari në Pogradec

15:22 : 11/05/2025

Humbje që rëndon shumë për Chelsean, Newcastle merr fitore të madhe në rrugën drejt Champions

15:21 : 11/05/2025

Aksident në Kamëz, makina përplas dy këmbësorë

15:12 : 11/05/2025

Zgjedhjet 2025/ Ja çfarë po ndodh, incidentet, problematikat dhe pjesëmarrja

15:05 : 11/05/2025


RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Euro 2024
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2025 Boldnews Dev By Techzero1.com