A e përhapin fëmijët koronavirusin?

Shkollat ​​kanë filluar të rihapen por shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë se si ndikon koronavirusi tek fëmijët.

Roli i fëmijëve në përhapjen e koronavirusit ka qenë një ndër pyetjet kryesore që nga ditët e para të pandemisë. Tani, pasi disa vende po lejojnë shkollat ​​të fillojnë rihapjen pas disa javësh të mbyllura, shkencëtarët po përpiqen t’i japin përgjigje këtij problemi.

Fëmijët përfaqësojnë një pjesë të vogël të rasteve të konfirmuara me COVID-19 – më pak se 2% e infeksioneve të raportuara në Kinë, Itali dhe Shtetet e Bashkuara kanë qenë nën moshën 18 vjeç. Por studiuesit janë të ndarë nëse fëmijët kanë më pak të ngjarë se të rriturit të infektohen dhe të përhapin virusin.

Shkencëtarët e tjerë argumentojnë kundër një kthimi të nxituar në klasa. Ata thonë se mundësia e infeksionit tek fëmijët është më e ulët sesa tek të rriturit pjesërisht sepse nuk kanë qenë të ekspozuar ndaj virusit aq shumë – sidomos teksa shumë shkolla kanë qenë të mbyllura. Dhe fëmijët nuk po testohen aq shpesh sa të rriturit, sepse ata kanë tendencën të kenë simptoma të buta ose të mos shfaqin fare, thonë studiuesit.

“Unë nuk shoh ndonjë arsye të fortë biologjike ose epidemiologjike për të besuar se fëmijët nuk infektohen aq shumë”, thotë Gary Wong, studiues i mjekësisë pediatrike në Universitetin Kinez të Hong Kongut. “Për sa kohë që ka një transmetim të virusit në popullatën e rritur, rihapja e shkollave ka të ngjarë të lehtësojë transmetimin, pasi dihet që viruset e frymëmarrjes qarkullojnë nëpër shkolla”. Ai thotë se duhet të ekzistojnë sisteme të mbikëqyrjes dhe të bëhen testime përpara se shkollat ​​të hapen.

LEXO EDHE  Shokuese/ Paketon burrin e vdekur në valixhe, ndalohet gruaja në Aeroportin e Mynihut

Nëse fëmijët do bëjnë përhapjen e virusit, infeksionet me siguri do të rriten në javët e ardhshme në vendet ku fëmijët tashmë janë rikthyer në shkollë, thonë shkencëtarët.

Rreziku i transmetimit

Edhe më pak e kuptuar është nëse fëmijët e infektuar e përhapin virusin në të njëjtën mënyrë si të rriturit.

Një studim i zhvilluar në Alpet Franceze vëzhgoi një nëntë vjeçar, i cili ndoqi tre shkolla dhe një klasë të skijimit teksa kishte simptoma të COVID-19, por nuk infektoi asnjë person të vetëm. “Do të ishte pothuajse e padëgjuar që një i rritur të ekspozohet ndaj kaq shumë njerëzve dhe të mos infektojë askënd tjetër,” thotë Munro.

Kirsty Short, një virologe në Universitetin e Queensland në Brisbane, Australi, drejtoi një meta-analizë të disa studimeve shtëpiake, duke përfshirë disa nga vendet që nuk kishin mbyllur shkollat ​​në atë kohë, siç është Singapori. Ajo zbuloi se fëmijët janë shumë rrallë personi i parë që sjell infeksionin në një shtëpi; ata ishin të parët në vetëm afro 8% të familjeve.
“Studimet shtëpiake janë siguruese sepse edhe nëse ka shumë fëmijë të infektuar, kur ata shkojnë në shtëpi nuk infektojnë të tjerët,” thotë Munro.

Por Wong argumenton se një studim i tillë është i njëanshëm, sepse familjet nuk ishin zgjedhur rastësisht, por u zgjodhën sepse atje ishte tashmë një i rritur që dihej se ishte i infektuar. Pra, është gjithashtu shumë e vështirë të përcaktohet se kush e futi virusin, thotë ai.

Në bazë të provave, Munro thotë se fëmijëve duhet t’u lejohet të kthehen në shkollë. “Fëmijët fitojnë më pak nga pengesat, dhe kanë më shumë për të humbur,” siç është mungesa e arsimit. / bota.al